Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së/ Qeveria kërkon heqjen e nenit për shtetësinë, edhe të huajt  kandidatë

0
102

bsh 2Qeveria ka kërkuar dje heqjen e nenit për shtetësinë shqiptare të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Me nismën e një grup prej 30 deputetësh të Parlamentit, qeveria kërkon shfuqizimin e nenit 44, pika 3, ku një ndër kriteret përzgjedhës që duhet të kenë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së BSH është pikërisht kërkesa për shtetësinë shqiptare. Kërkesa e 30 deputetëve është dorëzuar në Kuvend. Në këtë mënyrë qeveria u hap rrugë edhe të huajve të kandidojnë për postin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së.

 

Ligji

Kandidatët për të qenë anëtar duhet të përmbushin kriterin e shtetësisë shqiptare. Kështu në nenin 44, pika 3 të ligjit për Drejtimin dhe Organizimin e Bankës së Shqipërisë parashikon se anëtari I KM-së duhet të jetë shtetas shqiptar. “Kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë, persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale”, parashikon neni 44, pika 3.

 

Përplasja Presidencë-Kryeministri

Ndërkohë që prej shkarkimit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Kryeministri Edi Rama foli për një kandidaturë të huaj për kreun e institucionit financiar. Shefi i qeverisë çeli aplikimet dhe u bëri thirrje personave me kualifikim e duhur për financa të garonin për të marrë postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Madje u zhvillua një “luftë” me Presidentin Nishani që përveçse thoshte kishte të drejtën e propozimit të emrit të guvernatorit, ai duhet të ishte me shtetësi shqiptare. Presidenti Nishani shprehej se në Shqipëri ka shumë njerëz të kualifikuar dhe dinjitoz për kreun e Bankës Qendrore të Shqipërisë.

 

Kërkesa

Kërkohet shfuqizimi i fjalëve “shtetas të Republikës së Shqipërisë”, në pikën 3, të nenit 44, të ligjit për Bankën e Shqipërisë. Neni 44, pika 3, e ligjit për Bankën e Shqipërisë përcakton: “Kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë, persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe kanë: “Në kushtet kur, Kushtetuta nuk përcakton si kriter për zgjedhjen e Guvernatorit apo anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, shtetësinë shqiptare, atëherë nuk ka pse ky kufizim të jetë në ligj. Referuar Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i vetmi organ
që ka si tagër të vetën plotësimin e kuadrit ligjor sipas formës dhe përmbajtjes që
i takon çdo organi ose institucioni që do të ushtrojë veprimtarinë e vetë në një shtet
të së drejtës. Qëllimi i këtij propozimi është pikërisht harmonizimi i dispozitës
përkatëse ligjore, nenit 44 të ligjit, me dispozitën konkrete kushtetuese, nenin
161 të Kushtetutës. Ky projektligj nuk ka efekt financiar që ndikon në buxhetin e shtetit.

 

Vendimi

Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 2, 83 pika 1 dhe 161 të Kushtetutës, me
propozim të një grupi deputetesh, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: Në ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhet ndryshimi si më poshtë:

Neni l. Në nenin 44, pika 3, fjalët “shtetas i Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohen.

Neni 2. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency