Kodi Rrugor/ PD: Rrita e gjobave nuk shton sigurinë, rrit abuzimet dhe korrupsionin ndaj qytetarëve

0
129

 

“Kemi një rritje drastike të penaliteteve që shpeshherë shkojnë në 10-fishin e gjobave ekzistuese”

 

Gjate mbledhjes se komisioneve paralele te partise demokratike pdDeputetët e Partisë Demokratike kanë arritur në përfundimin se projektligji i qeverisë për Kodin Rrugor, ku parashikohet rritje e gjobave, nuk rrit sigurinë në rrugë dhe nga ana tjetër rrit mundësinë për abuzime dhe korrupsion nga punonjësit e policisë tek qytetarët. Deputetët e Partisë Demokratike të Komisionit të Ligjeve, Sigurisë dhe Veprimtarive Prodhuese (komision paralel me të atë të mazhorancës) u mblodhën dje ku diskutuan projektligjin ende në shqyrtim nga mazhoranca për Kodin Rrugor, që parashikon rritje të gjobave si masë për rritjen e sigurisë në rrugë. Deputetët demokratë e dënuan 10-fishimin e gjobës dhe e quajtën këtë projektligj si një instrument represiv ndaj qytetarëve. Gjithashtu, denoncuan atë që konsiderohet si “biznes” pranë qeverisë, detyrimi i qytetarëve për të blerë disa objekte që kërkohen gjatë qarkullimit.

 

 

Garancia

Deputeti demokrat Oert Bylykbashi në fjalën e tij u shpreh se mazhoranca parashikon penalitetet që rriten deri në 10-fish nga gjobat ekzistuese, por nuk shpjegojnë arsyet e rritjes së gjobave për drejtuesit dhe kalimtarët në rrugë. “Kemi një rritje drastike të këtyre penaliteteve që shpeshherë shkojnë në 10-fishin e gjobave ekzistuese, megjithëse propozuesit e këtij projektligji dështojnë për të paraqitur arsyet dhe motivet që kanë shtyrë ata në këtë rritje drastike penalitetesh”, – u shpreh Bylykbashi, duke vijuar se kjo vjen pikërisht për shkak të paaftësisë së Policisë Rrugore, që është zbatuese e këtyre ligjeve. Gjithashtu, deputeti demokrat nënvizoi edhe faktin se procedurat e reja nuk garantojnë zbatimin e saktë të ligjit por “lë hapësirë për rritjen e abuzivizmit nga organet ligjzbatuese dhe mundësitë për rritje të korrupsionit”.

 

 

Gjobat si taksë e maskuar

Ndërkaq, deputeti demokrat i këtij Komisioni, Sherefedin Shehu, e shikon projektligjin si një “skenarë”të rritjes së taksave në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por të maskuar. Nga përmasat e gjobave, përkthehet: sa më e madhe barra ndaj qytetarëve, aq më urtë rrinë qytetarët. “Në këtë mënyrë, ministri bën presion mbi policë dhe më tej policët mbi qytetarët. Natyrisht që kjo është politikë e vazhdimësisë së dështimit sepse në të vërtetë ne kemi parë politikë të rritjes së taksave por në formë të maskuar, sepse janë rritur taksat mbi konsumin dhe po të shikosh bllokun e taksave, 80% e tyre i përkasin taksave mbi konsumin që i paguajnë të varfrit”, – tha Shehu.

Ndërsa deputeti Florion Mima tha se masat e reja që janë në diskutim nga deputetët e mazhorancës nuk përputhen me të ardhurat mesatare të shqiptarëve. “Një shqiptar që bën një shkelje kur futet me të kuqe, shkel shpejtësinë, s’ka rripin etj. duhet të rrijë 100 ditë në vit pa ngrënë dhe të hajë vetëm 260 ditët e tjera”, – është shprehur Mima. Ndërkohë ish-ministri i Brendshëm, deputeti Flamur Noka, nënvizoi në mbledhjen e deputetit të komisionit të ligjeve nënvizoi se projektligji i ri i Kodit Rrugor ka në thelb ndëshkimin e qytetarëve. “Ne po shohim në këtë periudhë se ka një garë mes të gjitha institucioneve të kësaj qeverie, kush e kush të ndëshkojë më shumë qytetarë të këtij vendi, kush e kush të rrjepë më shumë qytetarët”, – tha ai, ndërsa u shpreh se diskutimet duhet të përqendrohen në përmirësimin e trafikut, sigurimin e zbatimit të ligjit dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency