10 gjërat e nevojshme për gardërobën e çdo femre

0
120

womans_wardrobe

Elementet e stilit

Është nga skenat e njohura: Një femër që qëndron para garderobierit, duke inspektuar rrobat, duke pyetur veten “ ¬si do të vishem sonte?”. Edhepse ky qëndrim do të jetë ekstrem nëse jeni duke u përgatitur për shëtitje të zakonshme, në ftesën e dasmave me veshje formale nuk do keni problem nëse posedoni këto imtësira.

Pantallona të zeza

Një çift i pantallonave të zeza që përshtaten mirë me trupin tuaj dhe janë në trend, është mjeshtëria e multi-taskingut. Pa asnjë dyshim, pantallonat e zeza janë një aset që mund ta kombinoni pothuaj me gjithçka që keni tjetër në gardërobierë.

Këmishë me nyje franceze

Asgjë nuk ju ngrit më tepër se një këmishë e tillë, ndërsa prangat franceze ju shtojnë elegancën që nuk ua ofrojnë këmishat tjera të zakonshme.

Këpucë të zeza

Na falni zotëri Princi Sharmues, por e përhitura e sotme sigurisht që do të ketë mbathur këpucë të zeza. Këto këpucë e kanë kaluar testin e kohës sepse mund të integrohen lehtë me xhinse apo funde, natën apo ditën, gjatë festave formale apo joformale.

Fustan për ditën

Pasi pantallonat janë të pranuar si formë e pranuar e veshjes gjatë manifestimeve ditore, fustanet e ditës nuk e kanë hapësirën që e kishin dikur. Mirëpo një ndryshimi nga njëra në tjetrën gjatë manifestimeve gjysmë-formale, shpesh është edhe më i lehti dhe më i pranueshëm për të gjithë. Posaçërisht ju vjen lehtë mënyra e thjeshtë e veshjes dhe zhveshjes së këtij fustani.

Kostum i zi

Në botën e biznesit, një kostum i zi është standardi më i lehtë dhe më i bukur. Kudo që paraqiteni me këtë kostum, dukeni mirë dhe modern andaj është mirë të investoni në një kostum që mund ta lejoni me lekë edhe pse do të thotë se duhet të harxhoni më tepër se zakonisht.

Fustan për mbrëmje

Një fustan balloje apo një numër i vogël për kokteje, një fustan i zi është sinonim për elegancë dhe stil të sofistikuar. Një dizajn me elemente të thjeshta por të lezetshme, e hapur në gjoks me një V, e ngushtë në bel dhe që valëzohet në këmbët tuaja, është një aset që del shpesh nga gardërobieri juaj. Me aksesorë të duhur mund të përshtatet për festa formale dhe më pak formale.

Xhaketë

Xhaketat e lezetshme janë një mënyrë e mirë që të hijeshoni gjithçka që posedoni në gardërobierin tuaj. Mund t`i ndërroni me xhaketën tuaj të kostumit gjatë koktej ahengjeve, motra juaj student mund që t`a kombinojë me xhinse ndërsa mamaja juaj mund ta kombinojë me fund të thjeshtë, pra është një aset që i shërben të gjitha gjeneratave në familje.

Çantë e vogël

Edhe pse gjatë orëve të mbrëmjes së hershme nuk duket aq mirë në ju, posa të bie nata ajo fiton kuptimin në veshjen tuaj. Kjo gjë përmban hapësirë që të mbajë çelësat, celularin, paratë si dhe kozmetikën esenciale dhe është e pajisur me mundësinë që t`a varni në kyçe të dorës në vend se t`a mbani në dorë.

Pelerinë

Nuk ka asgjë tjetër që mund të komplimentojë një fustan mbrëmjesh si një pelerinë e sofistikuar. Shall kashmiri dhe mëndafshi nuk mund të zëvendësojë kapuçin e gëzofit mirëpo gjatë mbrëmjeve ju mban ngrohtë dhe mund të kombinohet me veshje të ndryshme.

Sandale me rripa metali

Mendoni për të argjendta apo të arta si neutrale gjatë mbrëmjeve, të këndshme që të kombinohen me gjithçka – nga e zeza në të kuqe si dhe në një bollëk të ngjyrave. Një platformë e rrafshët në take prej 10 cm është ideale që të vallëzoni gjatë tërë mbrëmjes. femra.net.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency