Kamioni me pllaka guri bie në humnerë, vdes punëtori, plagosen 3 të tjerë

0
161

kamioni skraparNjë aksident me pasoje vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është regjistruar pasditen e djeshme në segmentin Bogovë – Nishovë në rrethin e Skraparit. Një kamion i ngarkuar me pllaka guri ka dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Për pasojë ka gjetur vdekjen një punonjës, Gëzim Cuku, 57 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i kamionit dhe dy vëllezërit Mehmet dhe Dyli Laze, 30 dhe 35 vjeç, nga Poliçani, edhe këta punonjës në gurore. Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit ku ndodhen në gjendje kritike për jetën. Drejt vendit të ngjarjes mbërritën më pas ekspertë të policisë rrugore, të cilët nisën hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti. Burime paraprake nga blutë e Skraparit bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë në defekt në sistemin e frenimit të mjetit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency