Porta e Kinës në tregjet globale financiare

0
144

Ekspertët janë të një mendjeje: një zgjidhje e dhunshme e konfliktit në Hong Kong do të kishte pasoja të rënda ekonomike, edhe për Kinën. Kjo qendër financiare luan për Pekinin një rol kyç në politikën financiare.

para kineze Ekonomikisht Hong Kongu është numri një dhe madje në gjithë botën. Ky është rregullisht rezultati i “Indeksit të Lirisë Ekonomike” të publikuar nga instituti amerikan “Heritage Foundation” dhe “Well Street Journal”. Për të 20 herë radhazi ish kolonia britanike zuri vendin e parë në rang botëror si destinacioni ekonomik me klimën më miqësore të biznesit. Qyteti përfiton ende nga pozicioni i tij i veçantë si fillimi i urës për biznesin me Kinën. Vërtet pesha ekonomike e Hong Kongut ka rënë qëkurse ai iu rikthye Kinës dhe për shkak të bumit ekonomik në Republikën Popullore: në vitin e rikthimit 1997 Hong Kongu kontribuonte me 16 për qind në Produktin e Brendshëm Bruto të Kinës, ndërsa sot janë vetëm 3 për qind. Por si një “ngrohës uji” financiar Hong Kongu vazhdon të jetë “i pazëvendësueshëm” për ekonominë e Republikës Popullore, konstatonte “The Economist” në fund të shtatorit.

Bursa e Hong Kongut është e gjashta nga madhësia në botë dhe e dyta më e madhja në Azi. Veç kësaj zona me administrim të veçantë ekonomik është qendra e dytë më madhe e Private Equity në Azi. Më shumë se 70 nga 100 bankat më të mëdha aktive në botë punojnë në Hong Kong dhe rreth dy të tretat e investimeve direkte të huaja në Kinë rrjedhin përmes qendrës nervore financiare të Hong Kongut. Edhe vite pas ndërtimit të bursave në Shangai dhe Shenzen, në të cilat merr pjesë edhe bursa e Hong Kongut, ai vazhdon të mbetet sheshi më i rëndësishëm ndërkombëtar i tregtisë për aksionet e sipërmarrjeve kineze. Në dhjetor 2013 në bursën e Hong Kongut ishin të listuara gjithsej 1643 sipërmarrje, prej të cilave 797 nga pjesa Kina jo ishull. Në llogari të saj shkojnë 60 për qind e kapitalizimit të të gjitha sipërmarrjeve të listuara në bursën Hong Kong Stock Exchange.

 

 Shteti ligjor si faktor

Sipërmarrjet ndërkombëtare e vlerësojnë Hong Kongun si qendër të rëndësishme për biznesin me Kinën, jo vetëm për sheshin e tij financiar, por edhe për kornizën e shtetit ligjor dhe pavarësisë së gjykatave në ish koloninë britanike të kurorës. Një ndërhyrje e dhunshme kundër demonstruesve do të kishte pasoja fatale për vendin, mendon Sebastian Heilamnn, shef i institutit të studimeve për Kinën MERICS nga Berlini: “Përfaqësues të elitës ekonomike dhe financiare të Hong Kongut nuk dëshirojnë demonstrime të vazhdueshme, pasi ato që tani kanë paralizuar pjesë të jetës ekonomike të Hong Kongut. Sipas këndvështrimit të tyre një ndërhyrje ushtarake do të kishte pasoja shkatërrimtare ndaj Hong Kongut si shesh ndërkombëtar financiare dhe ekonomik”.

Korniza e shtetit ligjor dhe besueshmëria e administratave të ardhshme në Hong Kong do të dëmtoheshin në mënyrë të pakthyeshme, nënvizon Heilmann. “Hong Kongu atëherë në praktikën e ardhshme administrative do të vazhdonte të ishte një metropol i rëndësishëm ekonomik, por politikisht “i vënë në linjë” pranë qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, edhe pse do të përshkruhej edhe më tej si “zonë me administrim të veçantë”.

 

Treg për “monedhën e popullit”

Hong Kongu luan ende një rol kyç në strategjinë e Pekinit, për ta bërë renminbin, kuptimi i të cilit është “kartëmonedhat e popullit” një valutë lidere në mbarë botën. Në shumë hapa renminbi duhet të bëhet një nga monedhat më të rëndësishme të tregtisë, investimeve dhe rezervave. Hong Kongu është në këtë kuadër sheshi më i rëndësishëm dhe më i madh i tregtisë për monedhën. 90 për qind e tregtisë së jashtme të zhvilluar në renminbi është kryer në 2013 në Hong Kong. Që prej korrikut 2010 bankat atje mund të kryejnë transaksione financiare me renminbin mes tyre, në bursë tregtohen gjithnjë e më shumë obligacionenë monedhën popullore dhe dega e financës zhvillon vazhdimisht produkte të reja financiare, që tregtohen në renminbi.

 

Shangai apo Singapori si përfitues nga kriza?

Megjithëse Hong Kongu është shumë i rëndësishëm për aksesin e Kinës në tregjet ndërkombëtare financiare dhe të valutave, ai nuk ka më një pozicion kyç, të pazëvendësueshëm dhe ekskluziv si para dhjetë vjetësh, mendon eksperti për Kinën, Heilmann. “Nëse tregu financiar Hong Kong do të dëmtohej në kontekstin e konflikteve aktuale politike, kjo do ta përshpejtonte në mënyrë të konsiderueshme ngjitjen e Shangait në sheshin më të rëndësishëm ndërkombëtar financiar të Kinës, jo vetëm sepse qeveria kineze do ta synojë këtë por edhe sepse kërkesa kineze dhe ndërkombëtare do të lëviznin në drejtim të Shangait”.

Në shtypin financiar spekulohet vazhdimisht se çfarë alternative do të zgjidhnin koncernet ndërkombëtare nëse Pekini zgjedh rrugën e shkallëzimit. Mesa duket ekzistojnë tashmë plane të gatshme të bankave të mëdha ndërkombëtare në Hong Kong, për të transferuar një pjesë të biznesit në Singapor. Sebastian Heilmann është skeptik: “Singapori është që tani një treg financiar i rëndësishëm për firmat dhe investitorët kinezë. Në rast të një goditjeje politike të Hong Kongut, Singapori do të përfitonte vërtet. Por përfituesi më i rëndësishëm si treg financiar alternativ do të ishte megjithatë në radhë të parë Shangai”.

Për ekonominë reale kineze një zgjidhje e dhunshme e konfliktit në Hong Kong do të ishte e përballueshme, beson eksperti për Kinën Heilmann: “Nga pikëpamja ekonomike një ndërhyrje ushtarake në Hong Kong me disavantazhet e pritshme ekonomike për Kinën në periudhë afatshkurtër do të ishte e përballueshme”. Revista “The Economist” ka tjetër opinion: “Do të ishte një gabim i rëndë të mendohej se Hong Kongu nuk është më i rëndësishëm për Kinën. Nëse Kina do të bënte diçka që do të rrezikonte raportin e veçantë, vërtet më shumë do të vuante Hong Kongu, por edhe Kinës do t’i duhej të paguante një çmim të lartë”.

 

Inflacioni,1.5 për qind në shtator

Në muajin shtator 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5%, njoftoi INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7%. Kështu, niveli i inflacionit vijon të mbetet nën kuotën minimale të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 për qindësh. Kjo flet për një konsum gjithnjë të dobët të brendshëm.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,43 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shtator 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,7%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,8%. Brenda këtij grupi krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,7%.

Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1%. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” janë rritur me 20,1%, kurse çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u ulën me 7,0%, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 3,8%, “kafe, çaj e kakao” me 3,3%, etj.

 

Greqia nuk bind kreditorët për dalje “të pastër” nga kriza

Kreditorët e Greqisë këmbëngulin se vendi duhet të mbajë qasje në fondet e shpëtimit të vitit të ardhshëm teksa qeveria synon një buxhet pothuajse të balancuar për herë të parë në dekada, referuan dy zyrtarë me njohuri rreth çështjes.

Deficiti buxhetor i vendit do të tkurret në 338 milion euro (424 milion dollarë) në vitin e ardhshëm, ose 0.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, nga 1.41 miliard euro, ose 0.8 për qind të PBB-së, këtë vit, në bazë të projekt-buxhetit për 2015, i cili u dorëzua dje në parlament. Suficiti primar, i cili është buxheti përpara pagesave të interesit, do të rritet në 5.42 miliard euro në vitin 2015, ose 2.9 për qind e PBB-së, nga 3.6 milion euro këtë vit, tregon plani.

Përmirësimi i financave publike të Greqisë nuk i ka bindur partnerët e saj të euro-zonës për të pranuar planin e kryeministrit Antonis Samaras për një dalje të pastër nga paketa e shpëtimit në fund të vitit 2014, thanë zyrtarët, të cilët nuk kanë kërkuar që të identifikohen për shkak se bisedimet janë private.

Kombi mesdhetar iu kthye tregjeve të obligacioneve në prill, kur shiti borxh për herë të parë në katër vjet, dhe Samaras ka thënë vazhdimisht se Greqia do të jetë në gjendje të mbulojë nevojat e saj të financimit në tregje pas përfundimit të programit të euro-zonës në dhjetor. Samaras ka deklaruar se vendi do të heqë dorë nga disa këstet e mbetura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar nëse do të jetë e nevojshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency