Panairi i Frankfurtit/ Ben Blushi fitues i Çmimit të BE-së për Letërsinë. Privilegj politik nga Shqipëria?!

0
163

ben blushiBen Blushi është shpallur, dje, fitues i Çmimit të Bashkimit Evropian 2014 për Letërsinë, ndarë në Panairin e Librit në Frankfurt. KE njofton se Blushi është shpallur fitues me veprën “Otello, Arapi i Vlores”. Emri i Blushit ka qenë i paralajmëruar nga shoqata e botuesve se mund të ishte një alternativë e mundshme, edhe pse u shoqërua nga zëra se mund të ishte një klasifikim politik megjithëse mekanizmat e përzgjedhjes privilegjonin fituesin tashmë. Fituesit e këtij viti janë: Ben Blushi (Albania), Milen Ruskov (Bullgari), Jan Nemec (Republika Çeke), Makis Tsitas (Greqi), Oddný NEI (Islanda), Janis Jonevs (Letoni), Armin Ohri (Lihtenshtajni), Pierre J . Mejlak (Malta), Ognjen Spahiç (Mali i Zi), Marente de Moor (Holandë), Ugljesha Šajtinac (Serbi), Birgül Oğuz (Turqi) dhe Evie Wyld (Mbretëria e Bashkuar). Secili fitues merr 5000 €. Por ajo që konsiderohet më e rëndësishme lidhet me faktin se përfitojnë nga promovimi i veçantë dhe prezantimi në nivel ndërkombëtar.

Çmimi i Bashkimit Evropian për letërsinë (EUPL) është hapur për vendet që marrin pjesë në Creative Europe, programin e financimit të BE-së për sektorët kulturore dhe kreative. Çdo vit, juritë kombëtare zgjedhin autorët fitues. Që prej fillesave të Çmimit në vitin 2009, BE-ja ka siguruar financime për përkthimin e librave të 56 fituesve (nga 59 të tillë) të EUPL, në 20 gjuhë të ndryshme evropiane, duke mbuluar një total prej 203 përkthimesh, mesatarisht 3-4 përkthime për libër. Fituesit përfitojnë gjithashtu nga prezantimi i veçantë në panairet kryesore të librit në Evropë, përfshirë atë të Frankfurtit, Londrës, Goteborgut dhe Passaporta Festival në Bruksel.

“Qëllimi i këtij çmimi është që të shfaqë literaturën më të mirë të Evropës bashkëkohore, të nxite shitjet ndër-kufitare dhe për të nxitur botimin, përkthimin dhe leximin e letërsisë nga vende të tjera. Ky program i BE për Evropë ofron grante për përkthim, duke ndihmuar autorët për të tërhequr lexuesit përtej kufijve kombëtare dhe gjuhësore”.

Çmimet e këtij viti do t’u prezantohen fituesve gjatë një ceremonie gala në Concert Noble në Bruksel më 18 nëntor, në praninë e Komisioneres Evropiane për Arsimin dhe Kulturën, anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesve të Presidencës Italiane të BE-së.

EUPL organizohet nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me Federatën Evropiane të

Librashitësve, Këshillin Evropian të Shkrimtarëve dhe Federatën e Botuesve Evropianë. Historiku EUPL financohet nga programi i ri Creative Europe, i cili synon të forcojë aftësinë konkurruese të sektorëve kulturorë dhe krijues, si dhe të promovojë diversitetin kulturor.

Programi i ri do të ketë një buxhet total prej 1,46 miliardë eurosh për vitet 2014-2020, që

përbën një rritje prej 9% krahasuar me nivelet e mëparshme. Programi do të sigurojë

financim për përkthimin e 4500 librave. Gjithashtu, ai do t’u japë mundësinë më shumë

se 250 000 artistëve, profesionistëve të fushës së kulturës dhe veprave të tyre që të

fitojnë prezantim në nivel ndërkombëtar, si edhe do të mbështesë qindra projekte,

platforma dhe rrjete të bashkëpunimit kulturor evropian.

Gjatë Programit Kulturor të mëparshëm në vitet 2009-2013, Komisioni Evropian dha 2,5

milionë euro në vit mesatarisht për përkthime letrare dhe më shumë se 2,4 milionë euro

për projekte bashkëpunimi që përfshinin sektorin e librit. Në vitin e tij të parë 2014,

programi i ri Creative Europe ka caktuar 3,6 milionë euro për përkthimet letrare.

Industria e librit dhe e botimeve kontribuon me 23 miliardë euro në PBB-në e BE-së dhe

punëson 135 000 persona me kohë të plotë. Botimi i librit është një pjesë e rëndësishme e sektorëve kulturorë dhe krijues, që përbën deri në 4,5% të PBB-së së BE-së dhe më shumë se 8 milionë vende pune. Megjithëse këta sektorë kanë rezultuar relativisht elastikë gjatë periudhës së krizës, ata përballen gjithashtu edhe me sfida të

konsiderueshme si rrjedhojë e zhvendosjes në platformën dixhitale, globalizimit dhe një

tregu të fragmentuar përgjatë linjave kulturore dhe gjuhësore.

Vendet aktualisht pjesëmarrëse në Creative Europe janë: 28 shtetet anëtare të BE-së,

Norvegjia, Islanda, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e

Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia. Pritet që më shumë vende të bashkohen prej vitit 2015.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency