Deklarata/ Ndërtimi i Xhamisë së Madhe, pronarët kërkojnë shpronësim

0
140

xhamia-e-madhePronarët e truallit ku do të ndërtohet xhamia e madhe në kryeqytet, i kanë kërkuar qeverisë që ta blejë pronën e tyre me çmim tregu. Përfaqësuesi ligjor i familjes Kruja që zotëron tokën ku do të ndërtohet xhamia, i kërkon Kryeministrit që të mbajë premtimin e tij për shpronësimin. “Mësuam nga media se qeveria ka arritur një marrëveshje me ne për të lejuar ndërtimin e xhamisë. Kryeministri Rama deklaroi shpronësim, por me ne nga korriku 2014 s’ka komunikuar askush. Zyra e Kryeministrit ka negociuar për blerjen e truallit me çmim tregu dhe do bëjmë publike detajet. Ne dhe Komuniteti Mysliman kemi leje të përbashkët ndërtimi për dy objekte, shteti na pengon. Deklaratat e Ramës për shpronësim janë presion ndaj drejtësisë. Toka është e Jusuf Krujës që nga viti 1938”, – shprehen pjesëtarët e familjes Kruja. Lajmi për nisjen e punimeve brenda nëntorit u dha pak ditë më parë nga Kryeministri Rama, por sipas pretendentëve të familjes Kruja, më parë duhet që të arrihet marrëveshja me ta, paçka se palët ndodhen në një proces gjyqësor tashmë prej afro 1 viti me Avokaturën e Shtetit. “Ne si pronarë të ligjshëm kemi bërë të qartë se rrëmbimi i pronës nuk i hap rrugën ndërtimit të xhamisë. Ne kemi deklaruar se feja nuk është një biznes që mund të bëhet mbi një tokë të grabitur – qoftë edhe me ndihmën e shtetit. Rastet e shëmtuara dhe të dhimbshme të realitetit shqiptar nuk mund të shërbejnë si precedent për KMSH-në dhe për donatorët e tij bujarë. Qeveria “Rama” mund të ketë të gjithë ndjeshmërinë për t’i dhënë bashkësisë islame të vendit një objekt të merituar e të mohuar prej shumë vitesh. Kjo e drejtë nuk mund të realizohet përmes një padrejtësie të re”, – tha gjatë një deklarate për media përfaqësuesi ligjor i familjes Kruja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency