Sislej Xhafa vjen në Tiranë me “harrova që fillova”

0
124

sislej xhafaXhafa do të ketë dy paraqitje artistike, një do të jetë art performancë në Piramidë dhe art instalacion te Kopshti i Vilës së Enver Hoxhës në Bllok.

Artisti shqiptar Sislej Xhafa, që ka depërtuar suksesshëm në nivel ndërkombëtar me punën e tij artistike, më 10 tetor do të prezantohet me eventin e parë personal në Tiranë. Me titullin “harrova që fillova”, kuruar nga Klod Dedja, Xhafa do të ketë dy paraqitje artistike, një do të jetë art performancë dhe art instalacion te Kopshti i Vilës së ish Diktatorit në Bllok.

Artisti përdor instalacionin në shfaqjet artistike publike për të demonstruar rebelimin e tij. Ai gjen humorin dhe surprizën për të zvogëluar rëndësinë e stereotipeve me të cilat ne jemi mësuar. Kjo është një rrugë e zgjuar për t’u shprehur për çështjet ndërkombëtare. Ai vetë i përkufizon shprehjet e tij artistike në veprime sociale. Xhafa është i njohur për kwrkimet artistike në realitetet sociale, ekonomike apo politike, duke i parë ato në kontekstin e shoqërisë moderne. Sipas tij, kjo është një mënyrë për të treguar përmes artit “Shqipërinë moderne”.

“Realiteti është më i fortë se arti. Si artist unë nuk dua të pasqyroj realitetin, por ta vë në pikëpyetje atë”-është shprehur një vit më parë në media.

Sislej Xhafa është artisti, i cili me punën e tij artistike ka zgjuar debate të shumta, duke nisur me artin dhe rolin e tij në shoqëri dhe mënyrën sesi duhet jetuar dhe kuptuar, sepse arti duhet të vendosë me publikun marrëdhënie surprize, magjie dhe reflektimi.

10 tetor artisti Xhafa do të prezantohet me art performancë te Piramida, prej orës 18:00 deri 21:00 ndërsa po tënjëjtën mbrëmje edhe tek kopshti i Vilës së ish- diktatorit në Bllok.

(kultplus)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency