Muze i mikrobeve në Holandë

0
146

micropiaNë këto momente kur bota është mbërthyer nga paniku prej virusit të ebolës, në Holandë shkencëtarët po ndihmojnë publikun të njihet nga afër mikrobe të ndryshme dhe me vlerën e tyre për jetën në tokë.

Kopshti Zoologjik i Amsterdamit, një ndër institucionet më të vjetra në botë për koleksionimin dhe prezantimin e larmisë së botës së gjallë, ka hapur këto ditë ekspozitën Micropia. Në stendat e ekspozitës mund të shohësh epruveta me substanca të ndryshme, të gjitha të populluara me mikroorganizma që shoqërojnë ekzistencën tonë të përditshme. Marrëdhënia mes njeriut dhe mikrobeve është fokusi qendror i ekspozitës. Një nga elementët më interesantë të ekspozitës është një skaner i trupit që i ndihmon vizitorët të kuptojnë ku fshihen mikroorganizmat në trupin e njeriut dhe si ndihmojnë këto krijesa mikroskopike në mbarëvajtjen e proceseve fiziologjike të njeriut. Vizitorët mund të zgjedhin të analizojnë një pjesë të trupit dhe mësojnë se çfarë bakteresh fshihen aty.

Në ekspozitë njerëzit mësojnë për produktet e përditshme që prodhohen falë mikroorganizmave, si kosi apo frutat e thara dhe për studime që po bëhen për ta shfrytëzuar potencialin e botës mikroskopike në të mirë të njeriut. Një ndër studimet më shpresëdhënëse është përdorimi i algave për të prodhuar karburant të pastër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency