Analiza e humbjes/ Ish-ministrat e PD-së pranojnë se duhet reflektim: Jemi përgjegjës

0
151

Gëzim Saliu

halimi eduard kuvendi kombetar i pdHalimi: Të gjithë ata, përfshirë edhe mua, që kanë pasur poste drejtuese dhe janë marrë me drejtimin e fushatave dhe  qeverisjes, kanë përgjegjësi një më një

Pas analizës së kryedemokratit Basha lidhur me arsyet e humbjes së PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, ish-ministrat e qeverisë “Berisha” theksojnë njëzëri domosdoshmërinë e reflektimit për atë që u bë gabim në 8 vite. Duke pohuar se mesazhi i kreut të demokratëve ishte tërësisht i drejtë, 4 nga ish-krerët e dikastereve kryesore të qeverisë së kaluar theksuan se edhe ata kanë përgjegjësi për cdo gjë nuk shkoi si duhet. “Të gjithë ata, përfshirë edhe mua, që kanë pasur poste drejtuese, që janë marrë me drejtimin e fushatave, me drejtimin e qeverisjes, kanë përgjegjësi një më një. Dhe këtu nuk ka asnjë dyshim për gjithkënd, që ka menaxhuar një sektor, ato që tha Kryetari qëndrojnë një më një. Fjalët janë tërësisht të qarta dhe mua më vjen mirë që janë mirëpritur nga të gjithë qytetarët”, tha ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.

 

Reagimet

Për ish-ministrin e Jashtëm, Aldo Bumçi, përgjegjësitë e kryesuesve të dikastereve të qeverisë janë të qarta. “Ne që kishim përgjegjësi ekzekutivi, ishim  përfaqësues, ndiejmë një përgjegjësi shumë më të madhe ndaj mendoj që duhej të theksohej ky element”, tha ai për ora-neës. Në të njëjtën linjë, ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo theksoi se nuk ka mëdysghje se të gjithë janë përgjegjës për rezultatin e zgjedhjeve, por se sipas tij me rëndësi parësore është ringritja e PD-së. “Pa dyshim që të gjithë jemi nga pak dhe të gjithë duhet të bëjmë atë që na takon me qëllim që PD-ja të shkojë aty ku duhet të jetë.”, tha ai. Ndërkaq ish-minsitri i Mbrojtjes i pyetur lidhur me mesazhin e kryetarit Basha për arsyet që çuan në humbjen e zgjedhjeve si edhe mundësinë e reflektimit, u përgjigj shkurt duke pohuar,: “Shumë mirë, padyshim, shumë mirë”. Dy ditë më parë në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar duke analizuar  humbjen e demokratëve të zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të shkuar tha se nuk nguroi të shprehte kritika për sjelljen e një pjese të zyrtarëve dhe deputetëve të PD-së, ku sipas tij shkak thelbësor i rezultatit negativ ishte distanca e krijuar me qytetarin dhe me bazën e partisë. “Një pjesë e përfaqësuesve tanë në qendër dhe në periferi u lodhën nga qeverisja. Disa u ndjenë tepër të rëndësishëm për të dëgjuar qytetarët, për t’u marrë me problemet e njerëzve apo/dhe fushatat elektorale. Njerezit trokisnin per halle, disa prej nesh mbanin sehir nga xhamat e zyrave dhe makinave, duke i shërbyer rehatisë te tyre personale”, tha Basha. Ndërkaq një tjetër shkak sipas kreut të demokratëve ishte edhe fakti se fushata elektorale u foli me shumë masave sesa individëve, ku theksoi ai,: “një numër jo i vogël i kandidatatëve tanë të siguruar nepër lista nuk i dhanë rëndësinë e duhur punës derë me derë, por u mjaftuan të dilnin në tribunat e tubimeve të organizuara nga partia në qendër”.

 

Rikthimi në Kuvend/ Paloka: Jo inkriminimit të Parlamentit. PD kërkon konsensus për kodin zgjedhor

Partia Demokratike paralajmëron mazhorancën se nuk ka ndërmend të rikthehet në Kuvend para se kjo e fundit të heqë dorë nga inkriminimi i institucvionit kryesor llegjislativ në vend si edhe nga mos respektimi i vendimit të gjykatave. Kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka, tha dje se një marrëveshje nuk është e mundur në rast se shumica, nuk pranon këto kushte.“Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të shkruar apo për një marrëveshje në kuptimin e thjeshtë të uljes në një tavolinë dhe nënshkrimit të një marrëvëshje të tillë. Qëndrimet tona janë të qarta, heqja dorë nga inkriminimit i Parlamentiti, zbatimi i ligjit dhe i kushtetutës nga kjo mazhorancë, këto janë kushtet themelore, jo për një marrëveshje me PD, por janë detyrim i cdo qytetari dhe jo më i një qeverie për të zbatuar ligjin dhe kushtetutën e këtij vendi”, u shpreh Paloka. Ndërkaq deputeti Aldo Bumçi tha se me domosdoshmëri është edhe gjetja e konsensusit për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.  “Duhet të nisi pa diskutim, të gjitha vendimet e gjykatës që janë dhënë kundër akteve, ligjeve të qeverisë, duhet të zbatohen menjëherë duke nisur me kuvendin si shembull i parë. Më pas për të ndërtuar një axhendë konsensuale për ato çështje që për 20 vjet janë bërë me konsensus. Reforma territoriale, reforma zgjedhore janë bërë me konsensus pavarësisht numrave të mazhorancës”, deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency