Të drejtat e njeriut në erën dixhitale

0
156

Re. Ku.

filmi-i-ndaluar turkPrej ditës së djeshme ka nisur në Akademinë e Filmit “Marubi” edicioni IX i Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut . Edicioni IX i këtij Festivali ka si qëllim të ndërgjegjësojë publikun shqiptar për temat e të drejtave të njeriut në erën dixhitale. Nën sloganin “Mos hesht”, ky edicion mbahet deri më 28 shtator në Tiranë. Sipas organizatorëve, nga 450 filmat e ardhur, janë përzgjedhur 48 prej tyre, filma të cilët janë censuruar në vendin e tyre të origjinës

Prej ditës së djeshme, ka nisur në Akademinë e Filmit “Marubi” edicioni IX Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut . Edicioni IX i këtij Festivali ka si qëllim të ndërgjegjësojë publikun shqiptar për temat e të drejtave të njeriut në erën dixhitale. Nën sloganin “Mos hesht”, ky edicion mbahet deri më 28 shtator në Tiranë. Sipas organizatorëve, nga 450 filmat e ardhur, janë përzgjedhur 48 prej tyre, filma të cilët janë censuruar në vendin e tyre të origjinës, me tematika të cilat janë në funksion të problemeve të shoqërisë vendase, mes të tjerash si krimi i organizuar, korrupsioni, krimi në familje, abuzimi i fëmijëve, shteti ligjor dhe i së drejtës. Kujtim Çashku, drejtor i Festivalit, thotë: “Këtë vit ndërtuam një identifikim tjetër që na dukej mjaft novator në kuptimin e problematikave që shtrohen, sikurse është revolucioni dixhital. Në këtë tematikë bëjnë pjesë filma që trajtojnë mundësitë e reja të informimit, formimit dhe komunikimit që lëvizin me një shpejtësi marramendëse dhe që në një farë mënyre kanë shtruar para shoqërisë moderne probleme të ndryshme lidhur me asimilimin dhe perceptimin e kësaj shpejtësie që ka revolucioni dixhital në vetvete.”

Përpos shfaqjes së filmave, do të organizohen edhe bashkëbisedime me autorë filmash mbi tematikat e tyre, forume me studentë për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe koncerte muzikore.

Ndërsa Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, për të katërtin vit radhazi, bashkëpunon me organizatorët e Festivalit për të mbështetur pjesëmarrjen e veprave italiane në këtë eveniment.

Sonte do të projektohet filmi, La mia Classe i Daniele Gaglianone-s, një film dramatik që paraqitet si një docu-fiction. Është historia e një mësuesi që jep mësime italishteje një klase me të huaj që luajnë rolin e vetes së tyre. Studentët vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe secili prej tyre sjell në klasë botën e tij. Gjatë xhirimeve ndodh një fakt dhe për pasojë realiteti bëhet baza e skenografisë. Regjisori jep Stop-in, por e gjithë trupa hyn në fushë: tanimë të gjithë bëhen aktorë të një historie unike, në një film unik, një ‘trillim i vërtetë’, La mia Classe.

Projektimi i dokumentarit, ditën e enjte, italo-turk Capulcu: Voice from Gezi, një film kolektiv për realizimin e të cilit ka kontribuar Insolito Cinema bashkë me Benedetta Argentieri-n, Claudio Casazza-n, Carlo Prevosti-n, Duccio Servi-n, Stefano Zoja-n. Filmi tregon si në një çast atë që kemi parë dhe atë që na është treguar për sa i përket Gezi Park-ut, në Stamboll. Imazhet paraqesin okupimin paqësor të Gezi Park-ut, entuziazmin dhe kundërshtimin ndaj një zgjedhjeje absurde; dhunën e represionit, shqetësimin e të qenit “të dhunuar”; shpikjen e protestës së heshtur dhe turmën e sheshit “Taksim.”

Në Festival do të prezantohen si premierë disa sekuenca të dokumentarit kolektiv, prodhuar gjatë shkëmbimit Tirana-Modena: Cinema and Memories, që ka përfshirë gjashtë të rinj video maker italianë dhe gjashtë studentë shqiptarë të Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi.” Dokumentari është realizuar në një traget linje që lidh Italinë me Shqipërinë.

Projekti, me pjesëmarrjen e Roland Sejkos, Fatos Lubonjës, Maurizio Braucci-t, Goffredo Fofi-t dhe Antonio Caiazza-s, ka si drejtorë artistikë dy regjisorët italianë Pietro Marcello-n dhe Daniele Gaglianone-n.

Të premten, më datë 26 shtator në orën 19:00, në hollin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, në Pallatin e Kulturës, në kuadër të projektit Shqipëri – Itali, dy anë të të njëjtit det, promovuar nga Moxa Modena me kontributin e Regione Emilia Romagna-s dhe Institutit Italian të Kulturës do të organizohet ekspozita “l’Italia riscopre l’Albania – Italia rizbulon Shqipërinë” dhe do të prezantohet edhe një katalog me të njëjtin titull. Ekspozita, që përbëhet nga 11 panele u jep vizituesve, nëpërmjet imazheve emblematike, copëza të të jetuarit brezash të tërë, nga të cilat del në pah një urë konstante mes dy brigjeve të të njëjtit det, herë dramatik dhe konfliktual dhe herë të tjera një raport të përbashkët dhe solidar, që sheh sot shkëmbime paqësore personash, idesh dhe tregtie. Kjo ekspozitë është frut e një bashkëpunimi dhe kooperimi të vazhdueshëm mes Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Akademisë “Marubi” dhe Moxa Modena, partner edhe gjatë vitit të kaluar për një aktivitet të ngjashëm. Materialet e ekspozitës janë rekuperuar nga arkivat e mëposhtme: Fototeka “Marubi”, Arkivi Kombëtar i Tiranës, Shkolla Shqiptare e Fotografisë, por edhe nga disa arkiva private.

Festivali do të përfundojë në orën 22:30, në kopshtin e AFMM, ish-Kinostudioja, me një spektakël muzikor të Aquile e BrigantiCarlo Pellicano-s dhe Luigi Stabile-s, grup arbëresh që sjell elementë muzikorë tradicionalë italianë dhe shqiptarë.

 

 Info/kult, “Different Trains” në edicionin e tretë

Festivali “Different Trains” fillon edicionin e tij të tretë. “Different Trains” është festivali i muzikës që do të zhvillohet nga datat 24 shtator-1 tetor në Tiranë, i cili ka mbledhur artistë brilantë shqiptarë të njohur në skenat e botës dhe artistë të huaj në skenën shqiptare. Ky festival vjen si një ide për të krijuar një event muzikor paksa special, me disa muzikantë shqiptarë dhe të huaj që interpretojnë në skenat botërore. Një program mjaft i variuar do të krijojë një atmosferë të veçantë midis artistëve në skenë dhe publikut shqiptar. Programimi në formacione duo, trio, kuartet dhe kuintet vjen nga një vullnet për të ndarë skenën së bashku. Qëllimi i këtij festivali mbetet komunikimi përmes muzikës “Muzika të jep mundësinë të kalosh disa pengesa të personalitetit në njohjen e njerëzve dhe të shkosh në thelbin e tij, në ndjeshmërinë e natyrës njerëzore. Dhe nuk ka gjë më të bukur se sa ta ndash këtë me artistë të tjerë të mëdhenj.”

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës. Datat dhe programi: 24 shtator Universiteti i Arteve ora 19:00, Haydn-Schubert; 27 shtator TKOB ora 19:00, Mendelssohn- Shostakoviç-Dvorak; 28 shtator Universiteti i Arteve ora 19:00, Mozart-Dvorak; 1 tetor TKOB ora 19:00.

Brahms-Shostakovic-Franck. Artistët Jonian Ilias Kadesha, Klaidi Sahatçi, Altin Tafilaj, Vlorent Xhafaj, Alexandër Somov, duke sjellë me vete eksperiencën më të mirë të skenave botërore, në të cilat luajnë.

 

 Liqeni i Ohrit, nën mbrojtje të UNESCO-s

Në fund të 30 muajve të ardhshëm, edhe ana shqiptare e liqenit të Ohrit do të ketë mundësinë të bëhet pjesë e UNESCO-s, për t’u mbrojtur me ligj dhe ruajtur si pasuri dhe trashëgimi kulturore dhe natyrore. Në Tushemisht të Pogradecit është prezantuar projekti më i ri që do të synojë përgatitjen e dosjes së nominimit dhe rehabilitimet fizik të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të liqenit , në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues nga UNESCO dhe Ministria Shqiptare e Kulturës, ajo e Mjedisit si dhe përfaqësues nga pala maqedonase.

Ministria e Kulturës u përfaqësua nga znj. Zhulieta Harasani, drejtore e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor dhe nga përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë.

Liqeni i Pogradecit është një nga liqenet më të vjetra në rajon dhe qëllimi i këtij projektit është të përcaktojë kërcënimet më të mëdha që ndikojnë mbi këtë trashëgimi kulturore dhe natyrore, bashkëpunimi, përforcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërkufitare, duke evidentuar dhe ruajtur secili rajon vlerat e veta. Zgjatja e këtij projekti është 36 muaj dhe financohet nga fondet e BE me një kontribut prej 2.4 mln USD dhe 10% Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit. Projekti gjithashtu ka për qëllim të mbështesë autoritet vendore në procesin e mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Botërore dhe në veçanti përfshirjen e Shqipërisë në të.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency