Aplikimi / Universitete, kuotat e mbetura bosh nga lista e fituesve paraprakë

0
168

Studente-duke-pare-listat-

Zbardhet udhëzimi, si do të bëhet transferimi i studentëve nga universitetet private që u është hequr licenca. Ja tarifa që do të paguajnë

Të gjithë ata kandidatë që nuk kanë fituar asnjë degë apo kërkojnë të studiojnë në një preferencë më të mirë të zgjedhur me formularin A2, kanë një mundësi me listën përfundimtare të fituesve. Sipas të dhënave paraprake, rreth 30% e kandidatëve fitues ende nuk janë regjistruar online ose pranë sekretarive. Pavarësisht se afati i regjistrimit për fituesit paraprakë ende nuk ka mbaruar, sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, pjesa më e madhe e fituesve janë regjistruar në dy ditët e para, fakt që lë të kuptohet se një pjesë e kuotave do të ngelen bosh. Sipas Ministrisë së Arsimit, vendet e ngelura bosh nga lista e fituesve paraprakë do të plotësohen me ata kandidatë që nuk kanë fituar asnjë degë ose nga maturantët që kanë vazhduar aplikimin për të fituar një preferencë më të lartë. “Agjencia Kombëtare e Provimeve do të shpall, brenda datës 29 shtator 2014, listën përfundimtare të kandidatëve fitues. Lista shpallet edhe në faqen zyrtare elektronike të MAS dhe AKP. IAL-të shpallin në vende të dukshme listat përfundimtare brenda datës 30 shtator 2014. Sekretaritë mësimore të fakulteteve nga data 1 tetor 2014 deri më 7 tetor 2014, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues”, – thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Afati i fundit për kandidatët që kanë fituar një degë me listat paraprake është dita e nesërme. Ata kandidatë që nuk do të regjistrohen do të hiqen nga lista përfundimtare e fituesve.

 

Transferimi

 

Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka zbardhur edhe udhëzimin për transferimin e studentëve që janë penalizuar për shkak të heqjes së licencës së disa universiteteve private. Në udhëzimin nr. 33 përcaktohen procedurat që do të ndiqen nga ana e studentëve si dhe tarifat që do të paguajnë.

 

Aplikimi

 

Nga data 29 shtator deri në orën 12:00 të datës 3 tetor 2014, nga ana e studentëve,

kryhet aplikimi, me dokumente origjinale për programet e studimit të ofruara nga fakulteti përkatës, sipas listave të programeve të studimit të ekuivalentuara. Brenda datës 3 tetor 2014, IAL-të publike dërgojnë në MAS listat e aplikantëve duke specifikuar kandidatët të cilët pas shqyrtimit të dosjeve, rezultojnë me dosje të rregullta, të shoqëruar me planin e veprimeve për ekuivalentimin e studimeve të kryera, si dhe i shpallin ato publikisht në vende të dukshme. Komisionet e vlerësimit dhe ekuivalentimit të ngritur pranë IAL-ve publike kryejnë

vlerësimin dhe ekuivalentimin e dosjeve të kandidatëve që rezultojnë të rregullta me

qëllim ekuivalentimin e rezultateve individuale të secilit prej studentëve gjatë ndjekjes së programeve përkatëse të studimit në IAL-të private të cilëve u është hequr licenca, deri në orën 12:00 të datës 8 tetor 2014. Ekuivalentimi individual bëhet duke u bazuar në ekuivalentimin paraprak për program studimi.

Aplikimet për degët që parashikojnë konkurs

 

Studentët që kanë ndjekur programe studimi të cilat, në momentin e regjistrimit të

këtyre studentëve në IAL-të private që u është hequr licenca, parashikonin konkurs për pranimin në IAL-të publike përkatëse, i nënshtrohen konkursit të pranimi.

Nga data 29 shtator deri në orën 12:00 të datë 2 tetor 2014, nga ana e studentëve,

kryhet aplikimi, me dokumente origjinale për programet e studimit të ofruara nga fakulteti përkatës, sipas listave të programeve të studimit të ekuivalentuara. Konkurset e pranimit zhvillohen pranë IAL-ve përkatëse në datat 3 – 4 tetor 2014, bazuar në aplikimet e paraqitura nga studentët sipas afateve të parashikuara.

 

Aplikimet për në universitete private

 

Kandidatët aplikojnë pran IAL-ve private nga data 25 shtator deri në 13 tetor 2014. Komisionet e vlerësimit dhe ekuivalentimit të ngritur pranë IAL-ve private kryejnë

vlerësimin dhe ekuivalentimin e rezultateve të arritura nga studentët që kanë ndjekur

studimet në IAL-të private të cilëve iu është hequr licenca në pajtim me procedurat dhe kërkesat në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

Dokumentet që duhen

-Lista e notave dhe kreditet e fituara për çdo lëndë.

-Për studentët qe aplikojnë për transferim të studimeve në programe studimi të

ciklit të parë, fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.

-Kopje të noterizuar të dokumentit të identifikimit.

-Dokument bankar që vërteton pagesën e tarifës prej 3,000 lekë për aplikimin e kryer.

-Numrin e matrikullimit.

-Certifikatën e mbrojtjes së gjuhës shqipe (për shtetasit e huaj).

-Dy fotografi personale.

 

Tërheqja e dosjes

Po dje, Ministria e Arsimit ka publikuar dhe datat se kur studentët mund të tërheqin dosjen pranë MAS. “Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton të gjithë studentët e Institucioneve të Arsimit të Lartë që iu është hequr licenca dhe nuk kanë tërhequr dosjet e tyre me dokumentacionin përkatës pranë IAL-ve, se ditën e hënë 23.9.2014 fillon tërheqja e dosjeve pranë MAS”, – thuhet në një njoftim të MAS. Pas inventarizimit dhe sistemimit të dosjeve nga grupet e punës në MAS, ditën e hënë 22.9.2014, ora 09:00 deri 16:00, do bëhet shpërndarja e dosjeve të studentëve që nuk i kanë marrë ato nga IAL-të private, si më poshtë:

-“Universiteti Planetar i Tiranës”

-“Justiniani I”

-“Medikadent”

-Universiteti Amerikan i Tiranës

-“Medikom”

-Universiteti “Kristal”

-Akademia Pedagogjike, Tiranë

-Shkolla e Lartë Private e Edukimit

 

“Për shkak të numrit të lartë të dosjeve që IAL-privat “Vitrina” ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, studentët e këtij institucioni do të vijnë të tërheqin dosjet e tyre pranë MAS, duke filluar nga dita e martë, 23.9.2014 e deri në datën 29.9.2014. Për studentët e IAL “Vitrina”, MAS do të publikojë në ditët në vazhdim grafikun se si këta studentë do të tërheqin dosjet e tyre. Të gjithë studentët duhet të paraqitet personalisht në MAS për tërheqjen e dosjes së tij, i pajisur me dokument identifikimi të vlefshëm, vetëm në datat e parashikuara nga MAS. MAS merr përsipër t’i dorëzojë studentit vetëm dosjen origjinale të dorëzuar nga IAL-ja pa hequr apo shtuar asnjë dokumentacion tjetër. Përgjegjësia për dosjet me dokumentacion të paplotë, të gabuar, të pasaktë apo me mungesa në dokumentacion është në ngarkim të IAL-së që ka përgatitur dosjen”, – thekson njoftimi i Ministrisë së Arsimit.

 

Në lidhje me numrin e matrikullimit

Studentët e pa pajisur me numër matrikullimi nuk mund të transferojnë studimet e tyre në asnjë IAL publike apo private në Republikën e Shqipërisë. “Studentët që kanë tërhequr dosjet e tyre pranë IAL-ve që iu është hequr licenca, por që në dosje nuk kanë asnjë dokumentacion ose reference të numrit të matrikullimit, mund të dërgojnë kërkesën për t’u pajisur me numër matrikullimi, nëse ky numër i është akorduar, nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), në adresën e email vkl@arsimi.gov.al duke saktësuar të dhënat si më poshtë: Emër, Mbiemër, Atësi, Datëlindje. Emërtimi i programit të studimit. Emërtimi i IAL-së ku ka ndjekur studimet. Numër kontakti. Studentët duhet të bëjnë kërkesën e tyre për numër matrikullimi përpara datës 29 shtator. MAS do të kryejë verifikimet me AKP dhe do të pajisë eventualisht studentin me dokumentin përkatës”, – thekson MAS. Studenti nuk duhet të paraqitet në MAS pa u njoftuar. Studenti do të njoftohet për datën dhe orën e tërheqjes së dokumentit me email në adresën e përcaktuar prej tij në email e dërguar. Studentët që do të tërheqin dosjet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe u mungon numri i matrikullimit do të pajisen me të, nëse AKP ka lëshuar numër matrikullimi, kur të tërheqin dosjen e tyre pranë MAS. MAS merr përsipër vetëm verifikimin përmes Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) të të gjitha rasteve kur nga IAL-ja nuk është shënuar numri i matrikullimit në dokumentacionin përbërës të dosjes, dhe i lëshon studentit një vërtetim tip ku përcaktohet, eventualisht, numri i matrikullimit që i është akorduar nga AKP, ose në të kundërt, një vërtetim që ky student nuk është pajisur ndonjëherë me numër matrikullimi për arsye të parregullsive të vërejtura në dokumentacionin e dorëzuar nga IAL-ja përkatëse sipas kuadrit ligjor në fuqi.

 

 

 

BOX

 

MAS: Tarifat që do të paguajnë studentët për programin bachelor dhe master

 

Studentët janë të lirë të aplikojnë në programin e studimit që ata dëshirojnë, të njëjtë ose të ngjashëm me programin e studimit që kanë ndjekur.

Studentët nuk mund të aplikojë për transferimin e studimeve në dy IAL njëkohësisht. Deri në orën 12:00 të datës 8 tetor 2014, Komisionet e vlerësimit dhe ekuivalentimit të ngritur pranë IAL-ve publike kryejnë vlerësimin dhe ekuivalentimin e dosjeve të kandidatëve që rezultojnë të rregullta duke u shprehur për çdo student aplikant, për vlerësimin dhe njohjen e lëndëve e detyrimeve të shlyera, krediteve të grumbulluara si dhe të periudhave të studimit të njohura.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kuotat e veçanta që do të aprovohen për vitin akademik 2014-2015 për studentët e transferuar nga IAL-të që iu është hequr licenca. Në po këtë akt, MAS do të propozojë tarifat vjetore të studimit si më poshtë:

Për programet e studimit bachelor – 110. 000 lekë (Përveç programeve bachelor në: arte, sporte, mjekësi, arkitekturë-ndërtim, për të cilat do të propozohet tarifa 290.000 Lekë)

Për programet e studimit master – 160.000 lekë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency