Masakra e Durrësit/ Vrasja për 2 milionë lekë, pranga nipit të njërës nga viktimat

0
152

Identifikohen dhe prangosen autorët e dyshuar të grabitjes dhe vrasjes së dy të moshuarave në Durrës

vrasja-ne-durres2Policia e Durrësit ka bërë të ditur arrestimin e dy personave, si të dyshuar për vrasjen e dy të moshuarave në qytetin bregdetar mëngjesin e 2 shtatorit 2014, ndërsa saktësojnë se është shpallur në kërkim dhe një i tretë.

Burime nga Drejtoria e Policisë të qarkut të Durrësit bënë të ditur zyrtarisht se falë një pune intensive hetimore është e bërë i mundur ndalimi i Velson Elmasit, 28 vjeç, lindur e banues në Elbasan, i dënuar më parë me 4 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë. Po ashtu, është arrestuar Artur Kaçanolli, 28 vjeç, lindur e banues në Shijak, i padënuar më parë, i dyshuar si bashkëpunëtor dhe për mbajtje pa leje të municioneve luftarake. Ndërsa është shpallur në kërkim Indrit Shaqja, 41 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, i dënuar për krime kundër jetës dhe për disa ngjarje të rënda kriminale.

 

Arrestimet

Nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës bëhet e ditur zyrtarisht se, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit dhe Drejtorinë e Përgjithshme ë Policisë së Shtetit u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur gjatë mesnatës së datës 2 shtator 2014 në lagjen Nr. 11 në Durrës, me pasoje vrasjen e dy të moshuarave Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77.

Falë veprimeve hetimore intensive dhe veprime verifikuese në terren në funksion të zbardhjes së ngjarjes, gjatë mesnatës midis të enjtes dhe të premtes, u bë ndalimi i 28 vjeçarit Velson Elmazi, 28 vjeç, lindur e banues në Elbasan, i dënuar më parë me 4 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” si dhe i dënuar për “Prodhim, shitje lëndësh narkotike”. Ndërkohë u arrestua në flagrancë për veprën penale të mbajtjes pa leje të municioneve luftarake si dhe si i dyshuar për bashkëpunim në vrasje, Artur Kaçanolli, 28 vjeç, lindur e banues në Shijak, nip i një prej viktimave(djali i vajzës së motrës së Gjinovefës). Për këtë person po vijon puna në funksion të dokumentimit të rolit të tij në raport me ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi prej 65 fishekësh luftarake, 4 ndezës detonatorë si dhe një sasi fitili zjarr përcjellës. Nga ana e burimeve zyrtare të Drejtorisë s Policisë së Qarkut Durrës, mësohet gjithashtu se është shpallur në kërkim Indrit Shaqja, 40 vjeç, lindur e banues në Shijak, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe i dyshuar si i përfshirë në një sërë veprash të renda kriminale.

 

Hetimet

Nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, mësohet se si rezultat i punës hetimore të ndërmarrë është bërë e mundur të zbardhet plotësisht mekanizmi i kësaj ngjarje, të saktësohet mënyra e ekzekutimit si dhe indicja që i ka çuar autorët drejt këtij krimi.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se nga hetimet e kryera ka rezultuar se krimi është ekzekutuar nga shtetasit Indrit Shaqo dhe Velson Elmazi, të cilët kanë hyrë në banesë pasi kanë thyer dritaren e katit të parë të banesës, me qellim grabitjen e shumave të parave dhe floririt në të. Ndërkohë që kanë hyrë në banesë shtetasi Indrit Shaqo ka qenë i armatosur me një armë zjarri, pistoletë.

Për të realizuar qëllimin e tyre kriminal autorët kanë lidhur ne gjymtyrë dhe iu kanë bllokuar gojën dy të moshuarave, duke iu shkaktuar asfiksinë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se shuma që është mundur të përvetësohet në banesë është rreth 2 milionë lekë.

Nga ana e strukturave vijon intensive puna për kapjen e shtetasit Indrit Shaqo.

Akuzat për shtetasit të vënë nën hetim tashmë, janë, “Vjedhje me pasojë vdekjen në bashkëpunim” për shtetasin Velson Elmazi dhe Indrit Shaqo dhe “Mbajtje pa leje e municioneve luftarake” për shtetasin Artur Kaçanolli. Praktika procedurale e rastit do t’i përcillet për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

 

 Ngjarja e 2 shatorit 2014/ Grave iu lidhën duart dhe u mbytën me qese plasmasi

Ngjarja e rëndë, në të cilën dy gra të moshuara janë dhunuar për vdekje, ndodhi natën midis datës 2 dhe 3 shtator të këtij viti në qytetin e Durrësit. Viktima të dhunës kanë qenë Gjinovefa dhe Elsa Vava, 77 dhe 72 vjeçe, kunata me njëra-tjetrën. Sulmit i shpëtoi një grua e tretë, Marjana, motër e Gjinovefës, e cila ishte e paralizuar.

Ngjarja ndodhi në katin e dytë të një banese private ku rrinin dy kunatat, e cila ishte në pronësi të tyre, në lagjen nr. 11, pranë Postës të qytetit bregdetar. Viktimat që në fillim të hetimeve, u dyshuan të ishin mbytur me qese plasmasi, ndërsa burime policore pohuan se të moshuarat i kishin të lidhura duart dhe se janë mbytur nga asfiksia. Viktimat kujdeseshin për gruan e tretë, invalide, e cila jetonte në katin e parë të banesës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency