Rama: Terrorizmi kërcënim për botën e Ballkanin, Shqipëria përkrah BE e SHBA

0
137

rama-kuvendi-300x285Në nisje të fjalës së tij, Rama tha se kërcënim për stabilitetin e kësaj aleance përbën agresioni i vazhdueshëm i Rusisë mbi Ukrainë, ku sigurisht, siç tha Rama Shqipëria mbajti një qëndrim dhe dënoi bashkë me aleatët këtë agresion.

“Marrëdhënia e NATO-s me Rusinë dhe Ukrainën, veprimet agresive të Rusisë aneksimi me dhunë i Krimesë krijuan precedent të rrezikshëm dhe shqetësues. Shqipëria dënoi veprimet agresive të Rusisë mbi Ukrainë. Me gjithë rrezikun e shtuar u miratua një plan veprimi për gatishmërinë. Synon të garantojë që aleanca të mbetet e fortë e gatshme dhe reaguese ndaj çdo kanosje”.

Duke u nisur nga kjo situatë, siç tha më tej kryeministri 25 mijë trupa ushtarake, përfshirë edhe trupat tona kanë nisur një stërvitje për të qenë gati, në rast se përshkallëzohet agresioni dhe cenohet siguria e çdo anëtari të NATO-s .

Një shqetësim tjetër sipas kryeministrit ishte terrorizmi dhe ekstremizmi që i ka rrënjët në Siri dhe Irak. Duke u vendosur në krah të aleatëve edhe në këtë drejtim, kreu i qeverisë shqiptare tha se për ne problem përbëjnë vende si Kosova, Maqedonia e Mali i Zi të cilave iu mungon siguria e NATO-s duke qenë se nuk janë anëtare të saj. Rama ka apeluar të njihet pavarësia e Kosovës e të vazhdohet më tej me proceset që e çojnë atë drejt integrimit.

 “Rritja e agresionit në Siri dhe Irak është një kërcënim i ri dhe serioz. U dënua orientimi i sulmeve barbare të ISIS. Ne edhe këtu dhamë kontribut. Duke shprehur nevojën e përfshirjes sa më shpejt përmes mburojave të BE integrimi i atyre vendeve të Ballkanit që ende nuk janë pjesë e NATO dhe BE, që terrorizmi që mos i arrijë këto vende. Shqetësim për vendet e rajonin që janë jashtë kufijve të mbrojtjes”

 Ndërsa në rastin e Maqedonisë, Rama ka kërkuar që ky shtet të vendosë standarde demokratike me shqiptarët përmes zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit. Kjo sipas kryeministri sjell hapa të rëndësishëm edhe përsa i përket proçeseve të integrimit të Maqedonisë në NATO e më tej në BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency