Superliga Shqiptare/ Disiplina, shuplakë Tiranës dhe Vllaznisë, muaj pa tifozë

0
137

trazirat e tifozeveSituata e rëndë e dhunës në “Loro Boriçi” ka bërë që FSHF të lëshojë dorën e hekurt edhe një herë, për të ndaluar këto akte të shëmtuara në të ardhmen

 Ndaj dhunës në futboll nuk ka tolerancë. FSHF ka reaguar në mënyrën më të mirë për ta treguar këtë gjë dhe Tirana dhe Vllaznia janë shembulli. Ndeshja rreth minutës së 65-të fillohej të nxehej teksa tifozët e Tiranës u futën në fushë dhe më pas erdhi edhe përgjigjja në fund të ndeshjes nga tifozët shkodranë. Pas përfundimit të sfidës, midis dy skuadrave situata nisi të bëhej e nxehtë. Duke përfituar nga numri i ulët i policëve, të dyja tifozeritë e skuadrave filluan të përplaseshin me njëra-tjetrën, duke shkaktuar kështu edhe disa të plagosur nga të dy krahët. Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi nga ana e federatës e cila ka vendosur edhe sanksionet në lidhje me këtë ngjarje. Pas mbledhjes Disiplina mori këto vendime:

«KF “Vllaznia”per deshtim ne permbushje te pergjegjesive per organizimin e nje ndeshje futbolli, pergjegjesi per sjelljen e gabuar te spektatoreve me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes denohet me: zhvillimin e 10 (dhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin parkates si dhe 1.000.000 (nje milion) leke gjobe bazuar ne nenet 65/1, 65/2, 66/1, dhe 66.3/b te KDS.

KF “Tirana” per pergjegjesi ne sjelljen e gabuar te spektatoreve te saj, me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes, si dhe duke pasur akte te ngjashme te perseritura denohet me : zhvillimin e 15 (pesembedhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin e saj si dhe 500.000 (peseqindmije) leke gjobe bazuar ne nenet 66/2, dhe 66.3/b te KDS.

Grupimi i tifozave “Tirana Fanatiks” per sjellje te dhunshme te perseritura ne stadiume denohen me mospjesmarje ne te gjitha aktivitetet futbollistike per sezonin 2014-2015,bazuar ne nenet 21,22, dhe 65/4 te KDS.

KF “Partizani” per sjellje te gabuar te tifozeris se saj dhe hedhje te fishekzjarreve ne fushe,denohet me 50.000 (pesedhjetmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS».

Tashmë pritet të ketë edhe ndonjë deklaratë zyrtare nga të dyja ekipet që pritet të jen në kundërshtim të një mase kaq të rëndë.

 

Shuli: Duhet bashkëpunim për të frenuar dhunën

Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit deklaroi në konferencë për shtyp se do të ketë një bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për të analizuar këtë ngjarje që nuk duhet të ndodhin më. “Shtyhet kampionati i Kategorisë së Parë. Policia, probleme me infrastrukturën. Disa klube s’plotësojnë edhe problemet e licencimit. Vjen dhe shtyrja e Kupës së Shqipërisë për një datë tjetër. Nuk ka një datë për fillimin e Kategorisë së Parë. Kemi kërkuar bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë. Të hënën në Ministrinë e Arsimit do të mblidhet një komision kundër dhunës në futboll. Duhet bashkëpunim institucional për të frenuar dhunën në futboll”.

 

Tirana stërvitet në heshtje

Tirana kalon përsëri në situatë të vështirë. Futbollistët, por edhe stafi janë grumbulluar në heshtje me lojtarët, të cilët tashmë do të ndiejnë mbi supe pasojat e veprimeve të një grupi të tifozerisë së tyre, sjellja e të cilëve ka penalizuar formacionin e Maganit, që ashtu siç stërvitet, në heshtje të përballojë nga tani e mbrapa një kampionat në heshtje dhe në tribunat e “Qemal Stafës”. Trajneri Magani ka ndarë detyrat, duke mos dashur të ulë përqendrimin, ndërsa në anë të fushës, administratori Krenar Alimehmeti bën me shenjë se nuk ka asgjë për të komentuar. Tirana kalon në heshtje për shtyp nga tani e mbrapa, të paktën deri në një vendim të dytë dhe i vetmi komunikim pritet të vijë nga zëdhënësi i saj, që do të bëjë të ditur një qëndrim zyrtar të klubit për vendimin e Komisionit të Disiplinës.

 

Van Gal i përgjigjet Krujfit: Rezultatet vijnë shpejt

Tekniku i “djajve”, Luis van Gal, i është përgjigjur Johan Krojfit, i cili kishte thënë se tekniku holandez do ta ketë vështirë për ta drejtuar Mançester Junajtidin. Van Gal u shpreh se për një trajner nuk është gjithmonë lehtë, por ai beson se “djajtë e kuq” do të gjejnë rezultatet pozitive. Junajtid nuk e ka nisur mirë këtë edicion të garave dhe akoma nuk ka arritur fitoren e parë. “Për një trajner gjithmonë nuk është lehtë, sepse ai thjesh duhet të vëzhgojë dhe të vendosë në bazë të asaj që ai sheh”, – tha Van Gal. “Çdokush dëshiron të blejë lojtarët më të mirë në të gjitha pozicionet dhe ne shfrytëzuam mjaft mirë tregun, pavarësisht se ne nuk luajmë në Ligën e Kampioneve. Lojtarët erdhën me dëshirë dhe ne tani mund të bëjmë rezultate të mira”, – theksoi Van Gal. Mançester Junajtid sot në “Old Traford” do të luajë kundër Kuins Park Renxhërs.

 

 Çelsi merr triumfin e katërt radhazi

Çelsi ka regjistruar fitoren e radhës në Premier Ligë, duke mposhtur Suansi Sitin në “Stamford Bridge” me rezultat 4-2. Takimi filloi me një autogol të Xhon Territ në minutën e 11-të, mirëpo pa u mbyllur gjysma e parë, Diego Kosta barazoi pas harkimit nga këndi të Fabregasit. Ish-lojtari i Atletikos arriti që të shënonte përsëri, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë në të cilën është. Het-triku i Kostës erdhi në minutën e 67-të, ndërsa kësaj radhe pasuesi ishte Ramires. Kështu, braziliani i natyralizuar spanjoll shënoi golin e shtatë në Premier Ligë. Në minutën e 72-të, Diego Kosta bëri vend për Loik Remi, i cili pas disa minutash realizoi golin e katërt të vendasve në minutën e 81-të. Ndërsa goli i dytë për mysafirët u shënua nga Jonjo Shelvei në minutën e 87-të. Çelsi është në krye të Premier Ligës me 12 pikë pas katër javësh.

 

 Riberi feston rikthimin me tri pikë

Bajerni i Mynihut ka regjistruar një fitore prej 2-0 përballë Shtutgartit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Bundesligë. Mario Gëtze në minutën e 27-të dhe lojtari që e zëvendësoi atë, Frank Riberi, në 85-ën, shënuan dy golat e bavarezëve. Ndërsa Xherdan Shaqiri ishte në stolin rezervë në këtë përballje. Pas javës së tretë, Bajerni i Mynihut ka shtatë pikë, aq sa ka edhe lideri Bajer Leverkusen që këtë javë barazoi me Verder Bremenin. Ndërsa nënkampioni Borusia Dortmund ka shënuar fitore prej 3-1 kundër Frajburgut dhe tashmë numëron gjashtë pikë.

 

 Nejmar: I lumtur për fitoren

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Nejmar, edhe një herë e ka përshkruar bashkëlojtarin e tij, Lionel Mesi, si më të mirin në botë. Braziliani i shënoi të dy golat në fitoren prej 2-0 ndaj Atletik Bilbaos, ndërsa në të dyja rastet pasimet erdhën nga argjentinasi. “Jam shumë i kënaqur me lojën e sotme. Shkoi për mrekulli me dy golat. Mesi është më i miri në botë, një yll. E dinim se do të vuanim paksa, por arritëm të mbroheshim mirë dhe pastaj e morëm fitoren. Unë po riaftësohem dhe ne po bëhemi më të mirë si ekip”, – ka deklaruar 22-vjeçari.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency