Sulmet ajrore në Siri/ Vriten në Irak 8 shqiptarë të dyshuar si xhihadistë

0
143

xhihadiste_ne_siriNdërsa sulmet ajrore amerikane mbi Irak dhe Siri vijojnë, 11 anëtarë të organizatës radikale islamike ISIS janë vrarë. Në këtë sulm mësohet se 8 prej të vrarëve në Irak janë xhihadistë shqiptarë. Sikurse raportojnë mediat kosovare, mes 8 viktimave shqiptarë, 6 janë nga Kosova, një nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria. Mediat kosovare kanë publikuar edhe emrat e tyre. Vrasja e tyre e çon në 23 numrin e shqiptarëve të vrarë në Siri.

Sipas burimeve të pakonfirmuara besohet se janë më shumë se 140 luftëtarë shqiptarë që luftojnë përkrah organizatës radikale islamike ISIS. Ndërkohë, avionët amerikanë kanë vijuar sulmin në veri të Irakut. Deri më tani numri i këtyre sulmeve ka arritur në 150 bombardime. Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, vijon turin e tij në Lindjen e Mesme për të lobuar për një koalicion global ndaj ISIS.

Të vrarët nga Kosova

  1. Ebu Sofjani
    2. Ebu Samiri nga Mitrovica
    3. Ebu Ubajde
    4. Ebu Jusufi – Zeqir Qorraj
    5. Abdurrahman – Liridon Sadiku
    6. Ebu Sara – Sinan Muji

I vrari nga Maqedonia

  1. Ebu Uvejs

 

I vrari nga Shqipëria

  1. Ebu Aishe

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency