Luan Hajdaraga në spital/ Qeveria akordon shumën prej….

1
546

Gjendje e rënduar shëndetësore e ish-ministrit Luan Hajdaraga ka bërë që qeveria të miratoi vendimin duke i dhënë 1.9 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore.

Vendimi është marrë në datën 16 maj ndërsa mbulon transportin jashtë vendit për ish-ministrin. Hajdaraga pak javë më parë pësoi një ishemi në tru, ndërsa po kurohet në Turqi.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Mbulimin e shpenzimeve të transportit mjekësor të z. Luan Hajdaraga, në shumën 1 900 000 (një milion e nëntëqind mijë) lekë.

2. Kjo shumë të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të transportit mjekësor ajror.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të

Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here