Tiranë/ Me leva dhe thika në shesh.  Sherr masiv midis të rinjve, nga fjalët në përleshje fizike. Plagosen katër prej tyre

0
141

sherrNjë sherr masiv midis disa të rinjve ka përfunduar me katër të plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Shtraus”, rreth orës 20:30. Kanë qenë disa të rinj që janë konfrontuar fillimisht me fjalë midis tyre dhe pastaj janë përplasur edhe fizikisht. Në këtë përplasje fizike, nuk kanë munguar edhe përdorimi i armëve të ftohta, thika e leva, apo edhe i mjeteve rrethanore. Përplasja ka vazhduar për disa minuta, aq sa iu desh policisë të ndërhynte. Ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila, pasi ka shuar përplasjen fizike, ka shoqëruar disa prej të rinjve, ndërsa mësohet se katër prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Nga hetimet paraprake, mësohet se sherri ka nisur për motive banale dhe se po hetohet për shkaqet dhe përgjegjësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency