Pas zhbllokimit të buxhetit/ Bashkia nis zgjerimin e varrezave të Sharrës dhe Tufinës

0
136

varrezat (1)Bozdo: Bllokimi absurd i Ramës u mohoi qytetarëve të Tiranës banesën e fundit. Kryeministri të zhbllokoi projektet, po dëmton interesat e qytetarëve

Pas zhbllokimit nga Gjykata të buxhetit, Bashkia e Tiranës ka nisur zgjerimin e varrezave të Sharrës dhe Tufinës. Më një investim prej 3 milion dollarësh Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit i cili u mbajt i bllokuar nga kryeministri Rama për rreth 7 muaj. Sipas Bashkisë së Tiranës bllokimi i buxhetit solli përveç bllokimit të investimeve dhe bllokimin e shtimit të hapësirës së varrezave në Sharrë dhe Tufinë. Gjatë inspektimit të punimeve, nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo u shpreh se bllokimi i projekteve të Tiarnës është një akt i paprecedentë nga Kryeministri Edi Rama. “Po bëjmë inspektimin mbi punimet për sistemimin dhe rehabilitimin e varrezave një investim 3 milion dollarë i cili ka filluar të japi frytet e veta që tani, pas 7 muaj bllokimi të buxhetit të Bashkisë së Tiranës nga Kryeministri”,- tha Bozdo.

 

Bllokimi i investimeve

Nënkryetari i bashkisë ka theksuar se bllokimi që Edi Rama po i bën projekteve të Bashkisë është në dëm të qytetarëve të Tiranës dhe përmirësimit të cilësisë së tyre të jetës. “Për fat të keq bashkë me varrezat janë bllokuar në këto 7 muaj të gjitha investimet në infrastrukturë, shkolla, kopshte, çerdhe, në mbjellje të reja. Zhbllokimi i buxhetit u mundësua vetëm me anë të dy vendimeve të gjykatave. Ky është një lajm i mirë për Tiranën, për qytetarët e Tiranës, por nga ana tjetër, për fat të keq, projektet thelbësore, themelore të Tiranës, projekte të cilat kanë potencialin për ta shndërruar Tiranën përfundimisht, projekti i bulevardit, projekti i tramit, projekti i terminalit multimodal, projekti për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve në Tiranë, për shkak të kryeministrit Edi Rama vazhdojnë të mbeten ende të bllokuara. Kjo nuk është kurrsesi në dobi të qytetarëve të Tiranës, në dobi të interesave të tyre. Në emër të qytetarëve të Tiranës i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë dorë nga bllokimi për Bashkinë e Tiranës dhe t’i mundësojë Tiranës zhvillimin si një qytet metropol, europian”,- përmendi Enno Bozdo.

 

Projekti

Projekti parashikon rehabilitimin, sistemimin, ndriçimin, gjelbërimin, shtrimin e rrugëve të brendshme rrethimin e jashtëm, ofrimin e sipërfaqeve për shërbimet e fundit, për familjet gjithashtu. Projektet për të dy varrezat parashikon zgjerimin me një sipërfaqe afër 10 mijë metër katror në Tufinë, dhe 15 mijë metër katror, në Sharrë. Projekti parashikon edhe varrezë murale, dhe mendoj se nëpërmjet kombinimit të këtyre gjetjeve, ne mund të kursejmë edhe vend, dhe të ofrojmë shërbimin e duhur për qytetarët e Tiranës.

 

Rimëkëmbja/ Riorganizim llogarive kombëtare europiane

Shifrat e fundit tregojnë se stanjacioni i rimëkëmbjes së Eurozonës në tremujorin e dytë ishte dëshpërues. Por, në shtator, pritet një riorganizim i llogarive kombëtare europiane. Kjo nuk do të rishkruajë rrëfimin për një rimëkëmbje të dobët dhe të lëkundur, por do të zbulojë se ekonomitë e Europës janë më të mëdha se sa mendonim më parë. Rishikimet nuk do të jenë në shkallën epike të ekonomisë nigeriane, në fillim të këtij viti, që pothuajse dyfishoi parashikimin e prodhimit të saj. Por ata do të rrisin PBB-në në ekonominë më të madhe të Europës, Gjermani, me 3.3%, në përputhje me rritjen e PBB-së amerikane nga një ushtrim i ngjashëm një vit më parë. Vendet europiane po adoptojnë standarde të reja globale për atë që llogaritet si prodhim. Këto zëvendësojnë rregullat që datojnë në vitin 1995, kur sapo kishte filluar epoka e internetit. Deri tani, ndryshimi më i madh në mënyrën se si llogaritet prodhimi buron nga riklasifikimi i kërkimit dhe zhvillimit (R&D). Duke e trajtuar atë si një investim, dhe jo sikur të ishte konsumuar gjatë prodhimit, ai do t’i shtohet PBB-së. Në hulumtim intensiv në Finlandë, një nga shtetet e vogla europiane që ka publikuar llogaritë në përputhje me udhëzimet e reja, me riklasifikimin e R&D ka rritur nivelin e PBB-së në vitin 2010 me 4%. Vende të tjera janë përballur me një rritje të vogël; për shembull R&D mendohet se ka rritur PBB në Francë me 2.1% dhe në Gjermani me 2.3%. Në Europën Jugore, ku R&D është veçanërisht e ulët, standardet e reja ndërkombëtare mund ta rrisin PBB-në në total prej vetëm 1-2%. Rishikimet europiane do të njohin gjithashtu në llogaritë kombëtare që prostitucioni, shpërndarja e drogës dhe kontrabanda e cigareve dhe alkoolit janë aktivitete ekonomike, edhe pse të jashtëligjshme. Por efekti do të jetë modest, duke kursyer shifra tepër të larta kombëtare. Në Gjermani, ku prostitucioni është ligjëruar dhe është përfshirë tashmë në PBB, shkelësit e ligjit do të shtonin vetëm 0.1%. Ndikimi është më i lartë Britani dhe në Irlandë, ku ai e rrit PBB-në me 0.7%. Megjithatë, një tjetër burim i rritjes së PBB do të vijë nga inkorporomi i të dhënave të reja dhe metodave të përmirësuara të hartimit, të cilat së bashku do t’i rrisnin vlerësimet edhe sipas udhëzimeve të vjetra. Në Francë kjo shton një përqindje të dobishme 0.8%, nga një ndryshim i përgjithshëm në rritje prej 3.2%. Ndikimi është veçanërisht i madh, që përbën pjesën më të madhe të rritjes totale prej 7.6% – në Holandë, e cila ka mbetur prapa në azhurnimin e llogarive të veta. Riorganizimi holandez ka zbutur pengesën ndaj ekonomisë në tremujorin e parë të 2014-s. Një rënie e PBB-së prej 1.4%, teksa moti jashtëzakonisht i butë dëmtoi konsumin dhe prodhimin e gazit natyror, u kthye në një tkurrje prej vetëm 0.4% për shkak se rishikimet kanë ulur peshën e kësaj industrie në PBB.

Por në përgjithësi, shifrat e reja nuk do të ndryshojnë materialisht performancën mediokër të Eurozonës, sepse do të rritet edhe rishikimi i PBB-së për tremujorët dhe vitet e mëparshëm. Rillogaritjet kanë ende rëndësi, sepse PBB-ja është një pikë referimi në qeverisjen europiane. Në nivele të ndryshme ajo përcakton kontributet kombëtare në buxhetin e BE-së dhe donacionet ndaj rajoneve më të varfra. Ajo gjithashtu krijon emëruesin për masat buxhetore siç janë borxhi dhe deficitet. Tashmë nivelet më të larta të PBB-së priren të lavdërojnë barrën e borxhit publik, duke reduktuar raportin e borxhit- PBB të Francës me 1.6 pikë përqindje, për shembull. Procesi nuk është automatik. Irlanda aktualisht raporton një borxh më të lartë ndaj PBB-së për vitin 2011, për shkak të një rritje të borxhit sipas rregullave të reja, të cilat neutralizuan zgjerimin e PBB-së. Por çdo kontribut i vogël ndihmon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency