Reforma/ Priten masa të reja për bllokimin e furgonëve

0
135

furgon pasagjereshDisa muaj pas nisjes së fushatës së Ministrisë së Transporteve për zbatimin e ligjit nga furgonët ndërqytetës, duket se situata ende nuk ka ndryshuar. Përfaqësuesit e këtij institucioni shprehen se kjo reformë duhet kuptuar si ndërgjegjësim i vetë drejtuesve të taksive 8+1, por kur ky ndërgjegjësim nuk ekziston, Ministria do të marrë masa të tjera për t’i dhënë njëherë e mirë fund shkeljes së ligjit.

Sipas ligjit në fuqi, drejtuesit e taksive 8+1 duhet të marrin pasagjerë vetëm në destinacionin e qarkut ku kanë marrë licencën dhe të kthehen bosh. Ky vendim i Ministrisë së Transporteve për të zbatuar ligjin pati ngjallur shumë reagime e protesta në muajin shkurt, kur drejtuesit e këtyre automjeteve kërkuan ndryshimin e ligjit, gjë që nuk ndodhi, ndërkohë që e ka Ministria e Brendshme si detyrim që të monitorojë zbatimin e ligjit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency