Dorëzohet në Kuvend/ Kodi i Etikës, OSBE: Jo fyerje dhe sulme personale mes deputetëve dhe ekzekutivit

0
115

seanceparlament“Deputeti nuk duhet: a) të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend”

 Kodi i Etikës Parlamentare i hartuar nga OSBE-ja pritet të ndalojë fyerjet dhe sulmet personale në sallën e Kuvendit mes deputetëve dhe përfaqësuesve të ekzekutivit. Grupet parlamentare kanë marrë variantin e fundit të propozuar, ndërkohë që Kodi i Sjelljes është hartuar nga Kuvendi dhe Misioni i OSBE-së, iniciativë e cila ka nisur që në vitin 2012. Ndër të tjera, në këtë Kod parashikohen edhe detyrime nga deputetët për të dorëzuar deklaratat e pasurisë, ruajtjen e informacionit të klasifikuar, kufizimet për të ushtruar veprimtari private gjatë ushtrimit të detyrës, rastet kur nuk të pranojnë dhurata dhe një sërë detyrimesh të tjera. Në pikën nëntë të Kodit parashikohen në mënyrë të ndarë se cilat veprime u ndalohen deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë të kryejnë gjatë zhvillimit të seancave plenare.

 

Neni 9

Deputeti nuk duhet: “a) të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend; b) të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit; ç) të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore; d) të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër; dh) të bëjë thirrje për përdorim dhune në Kuvend”.

Më herët në seancën e shkuar plenare Kryeparlamentari Ilir Meta e quajti një sfidë miratimin e zbatimin e këtij kodi nga ligjvënësit shqiptar, duke kërkuar për respektimin e rregullave dhe fjalës së lirë.

Publikimi i këtij kodi vjen pak javë pas incidentit të ndodhur në korridoret e Kuvendit mes deputetit të opozitës Gent Strazimiri dhe dy deputetëve socialistë, Ndoka dhe Ndreu. Pak konfliktit mes deputetëve opozita deklaroi bojkotin e seancave plenare deri sa mazhoranca të respektojë pakicën parlamentare duke mos cenuar të drejtën e fjalës si dhe jetën deputetëve. Për sa i përket kërkesave të opozitës për t’u rikthyer në Parlament, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur dy ditë më parë: “Jeta parlamentare mund të kthehet me praninë e një opozite të vërtetë dhe jo fasadë, momentin kur shumica pranon rregullat e Kushtetutës, pranon rregulloren e Parlamentit, nuk shkelmon e opozitës, pranon vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pranon debatin dhe replikën në Parlament dhe nuk godet dhe dhunon fjalën e lirë të opozitës”.

 

Neni 9

Deputeti nuk duhet: “a) të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend; b) të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit; ç) të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore; d) të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër; dh) të bëjë thirrje për përdorim dhune në Kuvend”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency