“Eureka” që tjetërsojnë perceptimin

0
239

Elis Buba

Pikpamje Shqiptaro-Kirghisiane!

eureka A nuk po përjetojmë absurdin, a nuk po shohim katastrofa morale e gjithnjë e më shumë ndjejmë se përshtypja nuk luan vendit?! Në këtë gërshet gjendjesh, përfytyrimesh, reflektimesh, nesër ndoshta do të inaugurojmë Shqipërinë e re. Shqipërinë e hamësve, idiotëve, grykësve dhe miqve të tyre. Gjendem kundruall disa lajmeve asfiksuese, dhe sa më shume shfletoj aq më i padurueshëm më bëhet dielli. Kërkoj të vendos edhe një herë në kandar të ardhmen, për të parë sa vlen në këto momente, por askund në këtë vend nuk po e gjej një gjepur të tillë. Kjo orvajtja e re e ndryshimit që e shohim ngado nëpër  media, billboard-e, banderola e poster që fashisin milimetër për milimetër shtrëngatës pas krahëve tanw, sikur na shtynë të përjetojmë atë kënaqësinë që ndjejnë kumarxhinjtë pas tronditjeve të tmerrshme, kur s’kanë më ç’të humbasin. E kemi luajtur bixhoz edhe nje herë, për të shumtën herë, këtë shkëmbin tonë në breg të detit, këtë kështjellë të famshme graniti. Po e shkëmbejmë si kambjal, si letër me vlerë, në një lojë të pahijshme e të shitur. Po e shpërbëjmë, për ta shpërndarë në një bordero të vogël, larg syve të publikut, me vetëm 6% interes dhe 6% komision. Kambjelet vështroi me kujdes! Mbajnë vula e firma e logo që ndoshta deri diku i njihni. Mbajnë hieroglife të zeza që glorigikojnë mospërfilljen e arkitektëve të kësaj shqipërie, që e përdorin saktësisht për dy qëllime shume preçize, për kosh mbeturinash dhe për kosh parashë. Por kush janë këta përmbarues të këtij procesi pafund. Janë ata që pajtohen me kontratë dhe urrehen sakaq në mënyrë të stërholluar e me durim. Janë kolltukofagët, të cilësuar mrekullisht në këtë mënyrë. Mjerë ky popull, që ka për dhuratë nga krijuesi, një kujtesë skarco dhe i shpërndan me shaka në buzë edhe të zezat me të errëta. Pasi ky milet ndihet i diferencuar nga ajo ngastër jete publike që bëjnë të tjerë mbi shpinën e tij. Në njëfarë mënyre, tejet absurde, ne vërtet jemi të pafuqishëm për të rimarrë atë që shumë duar ja kanë dhënë një dore. Ose të paktën kështu supozohet.

Por e verteta është krejt ndryshe edhe pse shumekush nguron ta pranojë. Nuk egziston më ajo që njihet si ekonomi. Në vend të saj ka mbirë rrëmbyeshëm ajo që politikisht njihet si plutonomi. Po ashtu, është fare logjike të mendohet se sistemi që sherben si regullator i mardhënieve mes nesh, ose më saktë si regullator i marrdhënies mes pushtetdhënësve dhe pushtetmarrësve, nuk është më demokraci, por plutokraci. Megjithatë edhe kjo do të qe tepër e rafinuar për të përcaktuar atë që realisht dominon e pacënuar mbi qiejt shqiptar prej qindra vjetësh, rrëmujën. Në këtë shkretëtirë barktharë e të falimentuar, po gozhdon themëlet një hierarki elementare feudale, skllavopronare dhe kurrfarëgjëje më shumë. Po i referohem rasteve konkrete, për vetëm pak, pasi realisht është parimi lëmi ku unë dua të shtjelloj. Pra kemi rastin Fullani. Asnjë përgjegjësi nga përgjegjësi kryesor?! Tmerr! Nuk paska ky shtet kaq këllqe sa të vendos para përgjegjësisë një shantazhist?! Vetëm mbledhja e parlamentin me aq zhurmë edhe pse opozita e dikurshmë kishte marrë me vete në rrugë, shqetësimet e saj parlametare, ka një domethënie të jashtzakonshme, për kazusin në fjalë. Pse pikërisht atë ditë? Pse pikërisht për t’i rinovuar kontratën e punës këtij nënpunësi të pallatit tëëndrrave të blera me kesh gjysëm të grisur, duhej të mblidhej i gjithë parlamenti. Përse nuk i bashkojëasnjë çështje tjetër, ndoshta e një rëndësie edhe më kardinale, siç qe për shembull miratimi i disa ligjeve të famshmëqë e “detyruan” opozitën e djeshme të abdigonte sallën e kuvendit.

Nuk mund t’i shmangesh vendeve ku gjithnjë puqesh. Aty ku puqen interesat, puqen idetë, mendimet, zemrat. Të gjithë e donin Fullanin, si bir të vetëm, sepse të gjithë i donin ato paratë e shukura për të flamosurat fushata e kandidime e rikandidime e billboard-e e tek e fundit për ndonjë shpenzim të vogël lartë e poshtë. Tek e fundit jemi pushtetarë apo kodosha! Të gjithë e donin Fullanin, siç donin edhe Santon e ndjerë, për të cilin të gjithë stërfolën mirë, por pse e vranë këtë njeri, në një nga atentatet më të bujshmë të viteve të fundit? Pse ndodhi kjo gjëmë e frikshme, karshi pikërisht këtij pasaniku? Pse pikërisht pas sulmit të “shtetit” në Lazarat, aq të trumbetuar me forcë e gati dhunë verbale, nëpër megafonët televiziv dhe organet e tjera mediatike. Kur dikur gazetat sulmonin veprimtarinë politike të dikujt, populli reflektonte dhe merreshin masa kundër të sulmuarit. Por e vërteta është që si dikur, (në kohën e xhaxhit), ashtu edhe tani mediat sulmojnë me jargë ndër qellëza vetëm të orientuar. Në mënyrë që të merren masa të mëpasme dhe t’i atribuoet reflektimit të popullit, i gjithë opinioni kundër ose pro, i ngitur në lidhje me një çështje X, në diskutim. Në këtë mënyrë manipulohet me njërën dorë, ndërsa dora tjetër nuk ka pse t’i shmangë xhambazllëqet në rangje ministrore.

Por falë zotit dhe epsheve të fëlliqura anekdodike të një ish bojaxhiu, që i shkrep të bëj seks me një fëmijë, ata që e kanë ndërgjegjien të ngarkuar me mëkate, mund t’i bëjnë edhe disa netë gjumi të qetë. Pasi mileti kanë me se të merren.

Në gjuhën e qeflinjve, sot kemi vetëm tre forca të vërteta politike dhe pjesa tjetër janë avull. Shohim ç’do ditë e më shumë se privilegjet dhe prioritetet e individëve përqark këtyre forcave rriten në formate eksponenciale. Të ardhurat e tyre gjithashtu. Kjo edhe pse ata nuk kanë fortë të ardhura të deklaruara diku, nuk kanë burime të deklaruara diku, por funksionojnë si krerë biznesesh të fuqishme. Për njerëzit këto lëme interesi janë thuajse të padukshme, ndërsa për pjesën tjetër që i sheh, indiferentizmi fshataresk, i bën të mendojnë se kështu funksionon shqipëria. Më i shkathëti më i shpejti. Pra kjo mendje e fjetur krejt provinciale, por merr në qafë dhe po dëmton përceptimin e funksionalitetit në një republikë të tërë.

Këta janë liderët tanë. Për interesat e njëri-tjetrit, bëhen si tjegullat e çatisë, hermetikë e të padukshëm. Nuk lënë të depërtojë asgjë. Për interesat jo të tyret, larg qoftë, për interesat publike ndoshta, bëhen kashtë e koqe e duken si nga planete të ndryshëm, ku jo vetëm nuk flitet e njëjta gjuhë, por asgjë tjetër nuk mund të jetë në simbiozë me palën kundërshtare.

Dikush patetikisht më thotë një ditë se lider mundet vetëm të lindësh e jo të bëhesh. Jane disa slogane, të cilat duhet te shoqërohen me etiketën, “Dëmton rëndë injorantwt”

Sikur ta dije ti mik i vogël se ç’kanë bërë këta liderët tanë në jetën e tyre paralidereske, do të mendoje se kinematografia e kinostudios ka humbur shume lëndë të parë ndër vite.

 

Ne lindim njerëz. Nuk kemi konotacione të tipit, lider, ndjekës etj. Mënyra se si ne edukoemi ose çedukoemi, na shndërron ne në doktora, inxhiniera, avokate, artiste etj etj, e që pas atij momenti, ne nuk jemi më vetja. Jemi thjesht imazhi i projektuar dhe i rrënjosur i profesionalizmit, rreptësisw dhe disiplinës, që na imponon profesioni ose pozita jonë. E ke vënë re i dashur mik, se si një doktor ose avokat ose një politikan, të shikon, flet ose afron? Ai të shikon sikur ti tëishe një qënie inferiore,kur në fakt, normalisht jemi te dyja palët qënie njerëzore. Por ne prej shekujsh na pëlqen te duartrokasim pushtetin dhe pasurinë dhe t’i përgjëroemi liderve dhe milionerëve edhe atëherë kur nuk është nevoja. E ke vënë re se edhe kur thotë ndonje gomarllëk pa sens shefi, të gjithë nënpunesit e pranishëm zgwrdhihen e gajasen. Është instiktive tashmë…

Lider të lindur e pandehnin veten(…më kot) vetëm faraonët në Egjiptin e lashtë.

Në lidhje me këtë prapavijë të fuqishme të injorancës së papërballueshme të kujtdo që ndjen se e ka përbrenda, do të sugjeroja një autor italian shumë interesant, që quhet Silvano Agosti. Përveçse autor, ky zotëri ështëedhe regjisor e skenarisht, me një sërë veprash pas krahëve. Ndër kryeveprat e tij, që fatkeqësisht nuk mund të gjenden në shqip, do të veçoja “Lettere dalla Kirghisia”. Por çfarë është Kirghisia?

Kirghisia është një vend i lindur për të prodhuar turpërim përbrenda gjithë udhwheqësve perëndimor dhe gjithë atyre që gëzojnë pozitë dhe pushtet. Edhe pse gjeografikisht ne i përkasim europës jug-lindore, ky vend me vëmendjen e duhur do të prodhonte turpërim edhe tek njëshat tanë, gurat e lehtë në vend të vetë. Kirghisiaështë një vend i organizuar kryesisht mbi dëshirat, logjikën dhe bonsensin. Atje askush nuk punon më shumë se 3 orë në ditë, kështu që ka punë për të gjithë.Ndërsa në perëndimin e zhvilluar njerëzit i nënshtrohen një sistemi pune të detyruar. Këtu njerëzit janë të dënuar me punë. Për më tepër në Shqipëri, individi jo vetëm është i dënuar me punë të herëpashershme, por duhet të durojë gjithfarë brylash, presionesh, ofezas, shantazhesh dhe atë rrogë që nuk justifikon asgjë, të gjithë sipër tij, ja kujtojnë në mënyrë konstante, sikur të ishte një nder ose borxh që po i jepet në këmbim të asgjëje. Ndërsa në rastet e pështira kur as nuk paguhet fare, përgjegjësit, siç thoshte Balzaku, i bien kepeve rrotull, për të shmangur kreditorin.

Kisha një pyetje shumë të thjeshtë për zotin Ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. A ju duken të mjaftueshëm 150 mijë lekë të vjetra në muaj, për të jetuar njerëzisht, në një sistem që të shtyp dhe rrjep periodikisht, me vetëm një tekë të lapsit të dikujt që artikulon gjithnjë e më shumë taksa?! Nëse po, a do të bëheshit ju vetë nënpunës i industrisë fasone, që e lakoni aq seriozisht, si kontrata e zgjidhjes së problemit të punësimit, kontrata shpëtimtare për varfanjakët?! Kontrata entuziaste e skllavërimit më të kobshëm modern.

Kirghisia, më kujtoi “Shqipëria” të Ben Blushit, edhe pse vepra e Agostit është më e hershme. Fëmijët luajnë nëpër parqe, deri në moshën 18 vjeçare. Nuk eksiston imponimi hipokrit diskreditues dhe destruktiv i shkollimit e megjithatë atje fëmijët mësojnë gjithçka. Më shumë të shtyrë nga kurajo instiktive dhe fakultative e dëshirës për të mësuar, si një lloj argëtimi i pavarur nga sistemi.Si ështëe mundur kjo mrekulli? Është fare e thjeshtë. NëKirghisia kur bie shi ose bën mot i keq, fëmijët strehoen në disa shtëpi të veçanta të cilat kanëqëllime specifike. Për shembull “Shtëpia e gjeografisë”, “Shtëpia e matematikës”, “Shtëpia e historisë”, “Shtëpia e qetësisë” etj. Aty gjenden libra dhe kompjuter me informacion të bollshëm mbi gjithçka. Në pamundësi të lojës, në një ditë me mot të keq, në mungëse absolute të televizorit, këta fëmijë strehoen në këto shtëpi, sipas dëshirës së tyre. Aty shtyjnë kohën duke marrë njëkohësisht informacione mbi orientime të ndryshme të shkencës. Duke bërë këtë gjë, ata përjetojnë kënaqësinë dhe shijimin ekstrem të të mësuarit, të të nxënit. Sepse të mësosh është vërtet fantastike, ndërsa të studiosh është rrëqethëse, është një rrethanë fatkeqe, është një nënshtrim i ashpër. Sepse është si të detyrosh dikë që të hajë diçka që nuk ja ka ënda e sidomos pikërisht atëherë kur nuk ka uri. Duket si diçka e pabesueshme, e pamundur dhe e paaplikueshme. Por mendoj se është vërtetuar me dëshminë e gjallë të fëmijëve në moshë parashkollore, të cilët mësojnë vetë gërmat e alfabetit, shkrimin dhe leximin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rendin numerik dhe llogaritë elementare. Pa i shtyrë e detyruar njeri. Pra të nxënit ndodh natyrshëm. Frymëzuar vetëm nga dëshira e pafundme për dije. Emrat më të shquar në fondin botëror të personaliteteve, kanë ushtruar me dëshirë dhe pasion aspiratat e tyre, jashtë kurrfarë sistemi konkret. Pavarsisht nga rrethanat e tjera, janë ata që kanë rrezatuar më shumë vlera se kushdo. Pra a mund ta stimulojmë gjenialitetin? Sigurisht. Vetëm duke i garantuar liri të plotë.

Edhe krahasimi më i vogël i realitetit europian me ekspozitën e zhgarravinave shqipëtare, ngjall shumë entuziazëm. E kam fjalën për sistemin arsimor në këtë rast e në të cilin u bënë vite që unë nuk besoj më. Si në Kirghisia edhe në Shqipëri nxënësit bëjnë gjithë ditën e ditës, ç’të duan, realisht kjo nuk është shumë, pasi kafenetë duket se janë këndet e lojrve që preferohen më së shumti. Por në fund të fundit, atëherë kur i bihet lapsit për të nxjerrë gjithsejin, edhe nxwnësit shqiptarë zyrtarisht dalin të ditur.

Kirghisianët, pasi mbushin 18 vjeç u dhurohet një shtëpi. Duket gjest utopik, po ashtu si ky vend, por në realitet, pas një studimi statistikor, të bërë së fudmi në europë, është dalë në përfundimin se me paratë që shpenzohen për prostituta, drogë dhe armë, mundet fare mirë të sigurohet një shtëpi falas për ç’do qytetar europian, plus një vakt në ditë, dhuratë në një reastorant. Në Kirghisia askush nuk del në pension, pasi pas 60 vjetëve, të moshuarve u garantohet gjithçka falas. Siç u garantohet deputetëve tanë të gjorë plotë favore dhe të mira edhe pas daljes nw “pension”. Pasi atyre nuk u lejohet më, si edhe të tjerëve, dinjiteti i votës. Pas një akti tejet impresionist vetshitjeje, ata nuk mund të votojnë më sipas ndërgjegjies, por vetëm sipas përkatësisë dhe kjo edhe sot në 2014, shekulli i grimcës më të vogël të atomit, duket ende shumë logjike. Pra i kanë zëvendësuar të gjorëve, dinjitetin e të qenit vetja, me një thes me para.

Gjithçka në perëndim është strukturuar mbi një mizerie morale absolute. Ne shqiptarët jemi thjesht absorbues magnifique të të këqijave më të mbrapshta që ofron sofra europiane. Për më tepër të paepur për tu bërë katalizatorë të këqijash të tjera në vijueshmëri.

Këndvështrimi Kirghisian është hermetikisht  i vulosur. Vetë Kirghisia pengon njerëzit nazetorë t’i afrohen lartësive të aspiratave të saj. Ajo vetëështë ndjenja e jetës e njeherazi prakticiteti i bërë formë, koncept, ide. Për shembull, nuk mund t’i kërkohet dikujt, të shkëputet për plotë tetë orë, a ndoshta më shumë, nga jeta e tij, për të siguruar mbijetësën. Është krejtësisht e pakuptimtë, e pamundur, një dokërr me ashpërsi të pamatë. Kjo diktaturë e padukshme e detyrimit, ngrihet rreth nesh si burg i shekullit të 17, duke qenë se ne faktikisht jemi të detyruar, të nënshtruar, të sunduar, të shkelur.

Megjithatë njerëzit me pak përpjekje ende mund të takohen, përqafohen, preken. Pra një pjesë e natyrës ende gjendet mes nesh. Megjithatë mungon kultura e të dashuruarit. Është e lejueshme kultura e shumimit, në një shoqëri ku familja është qeliza më e vogël e jetës soiciale. Por faktikisht kjo familje është edhe sikleti më i padurueshëm, mesa duket,i  individit nw ditët e sotme. E keni vënë re se si herë pas herë rreth jush ka njerëz që ankohen se kanë familje dhe fëmijë dhe nuk ja dalin dotë dhe vuajnë nga pagjumësia dhe nuk dinë ç’do të thotë e ardhme, pasi fëmijët përpos të ardhurave u kanë përtharë kohën dhe ëndrrat e dikurshme. Megjithatë njerëzit me pak përpjekje ende mund të takohen, përqafohen, preken.Megjithatë kultura e të dashuruarit duket si mimodramë baresh, restorantesh dhe ambjentesh publike, ku shkohet për të bërë qejf dhe për t’i dhënë vijueshmëri e zhvillim historive të dashurisë. Gjithsesi është e lejueshme kultura e shumimit e mbarshtimit. Ku si të thuash, skllevërit mbarshtohen, ndërsa dashuria jo. Dashuria e vërtetë nuk është më pjesë e të vërtetës sonë. Gjithçka në lidhje me këtë tipar të bukur të të qenit njeri, lidhet me fijet e holla të detyrimit, interesit, nënshtrimit, përgjunjjes, sundimit. Shprehja më fataliste në lidhje me këtë çështje është “…fëmija e lidh familjen”. A thua se buqeta e familjes mes dy njerëzve, priste pikërisht këtë jetë të re, për të shpëtuar nga shpërbëria. Çiftet duhet  të argëtohen me njëri-tjetrin, duhet të kenë vërtetë arsye për të pranuar prezencën e njëri-tjetrit.

“Lettere dalla Kirghisia” nuk ka as më të voglën gjurmë ideologjike. Ka të shprehur vetëm vullnetin popullor, për të mos ju bindur me dashuri asnjë norme përveç bonsensit. Vepër jo më kotë e ndaluar në shumë vende të europës perëndimore. Për arsye të turpit dhe sikletit që ajo mprehtësisht shtrydh jashtë qarqeve të ngushta të interesit dhe leverdisë paneuropiane, me thjeshtësinë dhe të vërtetat proklamuese dhe drithëruese që përcjell.  Për shembull, politikisht atje ka vetëm unanimitet, nuk egziston arbitrariteti i mazhorancës. Ai arbitraritet që pengon edhe progresin tonë aktual. Sepse në natyrën e përgjithshme të mazhorancave, mbizotëron arroganca dhe një shpërfillje diplomatike e mendimit opozitar. Thelbi i këtij unanimiteti kirghisjan është pikërisht dhënia e rëndësisë së duhur ideve të kundërta, në të mirë të një projekti, në të mirë të përbashkët. Politikanët dhe figurat me rëndësi publike në këtë vend, nuk paguhen. Ushtrimin e politikës ata e bëjnë vullnetarisht, përpos punës së tyre të përditshmedhe kjo është një nga pikat më interesante ku ja vlen te ndalet reflektimi. Cila është arsyeja e vërtetë që i shtyn pushtetarët drejt pushtetit?!

Nuk vyen të glorifikojmë figurën gjeniale të Agostinit apo veprën e tij. Nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi. Pika themelore është se popuj të tërë janë shuar tërësisht, me qëllimin e vetëm, që të jetojnë të lirë. Ndërsa ne dergjemi skllevër dhe pandehemi kushedi çë, vetëm sepse marrim një rrogë më të mirë se skllevërit e tjerë, ose ndoshta jemi shefa skllevërish. Ç’kuptim ka? Gjithnjë ka vemie që fërkojnë barkun nga lezeti, kur marrin vesh fatkeqësitë dhe pamundësitë tona. Kirghisia do të qe zgjidhja parajsore, e cila nuk na lejohet, jo si fruti ndaluar, por si fruti i panjohur.Me plotë gojën mund të thuhet se qëndron jashtë realitetit, apo përralla të tilla. Por në fakt çfarëështë realiteti, përveçse një bashkësi situatash në të cilat ne përditë shtyjmë njëri-tjetrin. Nëse e ndryshojmë rendin e këtyre situatave, a nuk do të ishim po të njëjtët shqipëtarë? Jashtë realitetit? Ndoshta ky është realiteti i përsosur i atyre që e gëzojnë me të vërtetë, por unë nuk e gëzoj. E po ashtu, plot e plot njerëz të tjerë si unë, thjesht  përshtaten.

Ka vepra që e tjetërsojnë kryekëput perceptimin. Të mësojnë të zhvillosh një shqisë krejt të re, orgjinale dhe shume interesante, e cila të ndihmon të kuptosh në mënyrën tënde, se për disa vlera të vyera nuk gjenden etalonë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency