Pallati 15-katësh në Tiranë/ Merr flakë makina në bodrum, përfshihet nga tymi i gjithë objekti dhe rrezikohen banorët

0
152

zjarr11Një zjarr i rënë në bodrumin e një pallati pas 15-katëshit ka bërë që flakët dhe tymi të përhaqen me gjerë, duke rrezikuar seriozisht jetën e disa prej banorëve. Të paktën 10 prej tyre kanë përfunduar për të marrë ndihmë mjekësore në spita, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shkëndija elektrike ka bërë që një automjet tip “Wolsvagen Polo” të marrë flakë, e cila ndodhej e parkuar pranë aspiratorit të pallatit. Makina i përkiste pronarit të parkingut. Mësohet se zjarri ka rënë fillimisht në bodrumin e pallatit, pas përfshirjes nga flakët të një makine, dhe më pas përmes aspiratorit është përhapur në dy katet e para, ndërsa tymi në të gjithë pallatin. Si rrjedhojë kanë mbetur të bllokuar disa banorë të pallatit. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e zjarrëfikëses dhe policia, të cilët kanë punuar për disa orë për lokalizimin dhe shuarjen e tij, si dhe për shpëtimin e banorëve të cilët kishin mbetur të bllokuar. Zjarrëfikësja ka përdorur shkallët e saj për t’u ngjitur deri në katin e shtatë ku është edhe vatra e zjarrit. Nga të dhënat e para mësohet se fillimisht është arritur të shpëtohen 8 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 7 vjeç, dhe dy gra, ku njëra ishte shtatzënë, ndërsa për një kohë më të gjatë mbetënn të bllokuar edhe të tjerë, të cilët u shpëtuan nga policia dhe forcat zjarrfikëse. Po ashtu bëhet e ditur se njëra nga gratë e shpëtuara, e cila ishte shtatzënë, është dërguar me urgjencë në spital në gjendje asfiksie. Ndërkohë gjatë operacionit të shpëtimit kanë mbetur të asfiksuar edhe dy zjarrfikës, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Mësohet se njëri prej tyre ka pasur probleme me pajisjet e ajrimit, pasi i është prishur bombola e ajrit. Po ashtu bëhet e ditur se edhe 2 persona të cilët kishin mbetur të bllokuar në ashensor janë arritur të shpëtohen. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Tiranës, Adrian Çipa, si dhe specialistët elektrikë të cilët bënë të mundur shkëputjen e energjisë elektrike. Gjithashtu, bëhet me dije se pallati është përfshirë i gjithi nga tymi duke u kthyer në rrezik asfiksie për banorët e bllokuar, të cilët bënin thirrje dhe shenja për t’u ardhur në ndihmë për t’i shpëtuar. Megjithatë, policia po vijoi punën për disa orë për evakuimin e të gjithë banorëve. Mësohet se të dëmtuar kanë mbetur edhe dy punonjës të zjarrfikëses, të cilët janë asfiksuar ndërsa shuanin zjarrin në bodrum.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency