Denoncimi/ Paditen Universitet private, kanë dhënë diploma për degë “fantazëm”

0
199

uu_1694Shkeljet lidhen me mungesën e dokumentacionit, mungesën transparencës, tarifa studimi jo fikse, mungesë personeli në numër por edhe pa kualifikim përkatës, raportim të dhënash false në Ministrinë e Arsimit etj.

 Ministria e Arsimit ka gati raportin e plotë me shkeljet që kanë bërë të gjitha universitet që u është hequr liçenca. Në një dalje për mediat sekretari i përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca bëri me dije se dosja do të bëhet publike dhe një sere institucjoneve u janë gjetur më shumë se 27 shkelje, nga 37 kriteret e vendosura nga Ministria e Arsimit. Shkeljet lidhen me mungesën e dokumentacionit, mungesën transparencës, tarifa studimi jo fikse, mungesë personeli në numër por edhe pa kualifikim përkatës, raportim të dhënash false në Ministrinë e Arsimit etj. “Instituti “Vitrina” ka ushtruar veprimtari për të cilën nuk ka pasur leje nga qeveria. Ky është konstatimi i veprës penale dhe materialet do të çohen në prokurori, e cila do zbulojë se si ka funksionuar ky proces”,- deklaroi Ndreca. Ky institut, i cili vepron në një godinë pa leje ndërtimi dhe shfrytëzimi, dhe me një bilanc financiar negativ, ndër vite ka ofruar diploma për programe të paliçencuara nga Minstria e Arsimit. “Me përgjegjësinë që na takon, mbrojtjen e interesave të tyre sipas specifikës së çdo studenti. Instituti “Vitrina” e ka nisur aktivitetin pa u liçencuar nga qeveria, dy vjet para lejes që duhet të merrte nga Ministria e Arsimit”,- u shpreh Plarent Ndreca.

 

Disa nga shkeljet e gjetura

– Janë hapur programe studimi para se të licencohej. Regjistrimi është bërë para hapjes së programeve pa asnjë kusht, një vit para licencës dhe 2 vjet para lejes nga MAS.
– Janë lëshuar diploma para akreditimit të programit.
– Departamentet shkencore nuk kanë numrin minimal të anëtarëve të stafit nga 7 që është minimalja, dhe ata nuk kanë as gradat shkencore të përcaktuara.
– Raporti personal akademik–student është më i ulët se 1/20.
– Objekti nuk plotëson standardet e sigurisë.
–  Nuk ka kontrata qeraje të rregullta.
– Nuk ka laboratorë, nuk ka literaturë, nuk ka mundësi të kryejë praktikë.
– Institucioni nuk ka tarifa fikse, për një vit studimi. Ato variojnë nga 350-700 euro.
– Dokumentacioni i institucionit nuk administrohet.
– Nuk ka depozituar garancitë bankare dhe nuk garanton vazhdimësinë e studimeve.

 

Universitete privat që u është hequr liçenca
Universiteti ‘Kristal’
Universiteti ‘Vitrinat’
Universiteti ‘Justiniani I’
Shkolla e Larte, “Nena Mbretereshe Geraldine”
Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes
Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes
“Shkolla e Larte Ilyria”
Kolegji profesional ‘Argent’, Shkoder
Kolegjet Profesionale, private “Medicom’
Shkolla e Larte Private e Edukimit
Universiteti ‘Elite’
“Universiteti Planetar i Tiranes”
Medikadent”
“Gjon Buzuku”, Shkoder
Akademia e Ndertimit, Tirane
Universiteti ‘Albanian University’, dega Fier
Pezullim të aktivitetit
Akademia Profesionale e Biznesit IPAL “ISSAT”
Kolegji Profesional “Ivoclar Vivadent&Partners”
Kolegji Profesional privat “Neë Generation”
“Pavaresia”, Vlore
“Hena e plote” Beder
“Logos”
“Justicia”
“Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
Instituti Kanadez i Teknologjise
“Ëisdom University”
Universiteti “Aldent”
Universiteti ‘Albanian University’, i njohur më pare më emrin, ‘UFO’

 

 Shtohen infeksionet bakteriale, mjekët: Janë rritur rastet

Temperaturat e larta dhe ndotja e ambientit kanë rritur numrin e infeksioneve bakteriale në lëkurë te fëmijët e vegjël. Dermatologia Erjona Shehu, në QSUT, shpjegon në lidhje me një infeksion ngjitës te fëmijët, sidomos parashkollorët, prindërit e të cilëve duhet të bëjnë kujdes tani, kur po afron dhe fillimi i sezonit për kopshtet dhe çerdhet, ku mundësia e përhapjes së infeksionit është më e madhe. “Këtë vit po e hasim më shumë, krahasimisht me vitet e tjera, që quhet impetigo. Është një infeksion që vjen edhe në një terren ambienti higjeno-social të ulët, megjithatë është problem sepse është ngjitës nga fëmija në fëmijë dhe në ambiente të përbashkëta, si kopshti, çerdhja, apo edhe vendet ku ata luajnë me njëri-tjetrin, mund të transmetohet fare lehtë”, – u shpreh Erjona Shehu, mjeke dermatologe. Dermatologia shpjegon se ky infeksion bakterial është i zakonshëm në periudhën pranverë-verë-vjeshtë, dhe shfaqet si një fluskë e ngritur në lëkurë, por nëse nuk mjekohet brenda 24 orëve, ai përhapet në të gjithë lëkurën. “Shfaqet si një pickim banal, një skuqje e thjeshtë e lëkurës, ngritje pak mbi nivelin normal të saj, bëhet një fluskë, e cila më pas çahet dhe fillon e lëngëzon. Përpos faktit që shfaqet ky lezion, ai shtrihet në sipërfaqe, zgjerohet, shtohet në numër, pra lezione të tjera në lëkurë”, thotë Erjona Shehu. Dermatologia u drejtohet prindërve të bëjnë kujdes në lidhje me higjenën e fëmijëve kur kthehen në shtëpi. “Të lahen duart, t’i bëhet dush fëmijës sidomos kur vjen nga jashtë-brenda, kur është në kontakt me fëmijë të tjerë, të kontrollohet vazhdimisht nga prindi për të parë nëse ka ndryshime në lëkurën e tij, e më pas, për çdo lloj ndryshimi, të mos merret nisma që të mjekohet vet fëmija apo t’i lihet në dorë farmacistit, por të çohet te mjeku”, vijoi më tej mjekja Erjona Shehu. Ky infeksion bakterial, nëse hyn në shtëpi, mund të prekë edhe moshat e treta, ku gjen imunitet më të dobët.

 

Fluks kërkesash për çerdhet, Bashkia: Do ti regjistrojmë të gjithë

Edhe këtë vit nisja e procesit të regjistrimeve të fëmijëve në çerdhet publike të Tiranës është shoqëruar me fluks qytetarësh. Për disa orë rresht ata kanë qëndruar në pritje, ndonëse kjo është vetëm dita e parë e nisjes së këtij procesi, i cili zgjat deri në datën 29 gusht. Por ata thonë se kanë frikë se mos nuk gjejnë më vende, ndaj janë të detyruar të përfundojnë këtë  regjstrim që ditën e parë. Drejtori i Qendrës së Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve në Bashkinë e Tiranës, Pëllumb Seferi shprehet se janë marrë të gjitha masat për akomodimin e fëmijëve, prindërit nuk kanë pse të shqetësohen. Për ata që do të mbeten jashtë listave të regjistrimit do të merren masa të tjera. “Janë 30 çerdhe publike që do të presin fëmijët, nuk është çështje frike kapacitetet janë të limituara kjo është një çështje që dihet. Ne nuk mund të themi kemi kapacitete pafund. Prioritet do kenë ata fëmij të cilët janë të regjistruar më parë në listë. Ato që qëndrojn në listëpritja dhe me krijimin e vakancave ne bëjm të mundur përfshirjen e tyre në lista”, u shpre Pëllumb Seferi.Por mbipopullimi i Tiranës çdo vit sjell gjithnjë e më shumë nevojën për ndërtimin e çerdheve të reja në Tiranë, shprehen autoritetet e Bashkisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhet përfundimisht ky shqetësim. Këtë vit në çerdhet e kryeqytetit pritet të nisë të aplikohet edhe sistemi i ngrohjes me peleta, duke siguruar më shumë orë ngrohje në këto institucione publike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency