Ndërrimet në qeveri dhe Parlament/ Kush janë ministrat që lënë mandatin dhe deputetët e rinj

0
155

 Florenc Drizari

kuvend-seance parlamentiGati lënia e mandaitt nga Saimir Tahiri, Ditmir Bushati, Shkëlqim Cani, Damian Gjiknuri e Ermonela Felaj

Partia Socialiste pritet që me fillimin e sesionit të ri parlamentar në muajin shtator, të ndërmarrë nismën edhe për zëvendësimin e mandatit të deputetit për pesë ministrat e saj. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PS-së, ka qenë kreu i kësaj partie Edi Rama, njëkohësisht edhe Kryeministër i vendit, i cili ka kërkuar nisjen e procedurave për lënien e mandatit të deputetit për 4 ministrat e mbetur, Saimir Tahiri, Ditmir Bushati, Shkëlqim Cani dhe Damian Gjiknuri, ndërkohë që kësaj liste iu shtua edhe ministrja Ermonela Felaj, pas dorëheqjes që dha ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit kishte lënë mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit disa muaj më parë dhe me zëvendësimet e bëra nga lista shumëemërore, vendin e zuri deputeti Anduel Xhindi. Kjo procedurë pritet të ndihet edhe për ministren e emëruar pak javë më parë nga Kryeministri Rama, Ermonela Felaj, e cila aktualisht është edhe deputete e Qarkut të Beratit, ndërsa në vend të saj pritet të vijë kandidatja Anila Agalliu. Sipas listës shumëemërore të PS-së të dorëzuar në zgjedhjet e 2013-ës në KQZ, mandatin e deputetit të Damian Gjiknurit në Elbasan pritet ta marrë kandidatja Luljeta Arapi, ndërsa dy zëvendësime të tjera priten për Qarkun e Tiranës. Pas lënies së mandatit nga Saimir Tahiri,pritet të emërohet kandidatja Erjeta Alhysa dhe në vend të deputetit Ditmir Bushati, pritet zëvendësimi nga Ervin Bushati, emri i të cilit vjen pas deputetit të fundit fitues që doli nga lista e të zgjedhurve në kryeqytet.

Më herët zëvendësimet e mandateve janë bërë për pjesën tjetër të ministrave të kabinetit qeveritar, ndërkohë që vetë Kryeministri Rama do ta mbajë mandatin e deputetit në Qarkun e Vlorës. Listës së ligjvënësve socialist pritet t’u shtohen tre femra deputete, kjo për faktin se në zgjedhjet e kaluara parlamentare, PS u gjobit në disa qarqe për mosplotësimin e kuotës së barazisë gjimore prej 30 për qind.

Partia Socialiste nuk e kishte respektuar kriterin e gjinisë në listat shumëemërore për zonat zgjedhore, Qarku Tiranë, Qarku Durrës, Qarku Elbasan, Qarku Kukës, Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër. Kjo bën që ministrat që do të lënë mandatin e deputetit, të zëvendësohen nga kandidate femra, paçka se radha nga lista shumëemërore mund ti përkasë një kandidati mashkull.

 

Procedurat

Fillimisht Kuvendi i Shqipërisë konstaton vakancën dhe mbledh Këshillin e Mandateve. Ky i fundit ia paraqet konstatimin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pasi bëhen verifikimet nga organi më i lartë i administrimit zgjedhor në vend nga lista shumëemërore e subjektit politik, atëherë propozimi i kalon sërish Kuvendit të Shqipërisë, për të votuar kandidatin zëvendësues në seancë plenare. Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit ndjek një proces formal, duke lexuar formulën e betimit dhe më pas kandidati bëhet zytarisht deputet i Kuvendit.

 

 Mandati i deputetit

Ndërrimet e pritshme në muajin shtator

Qarku Elbasan
Ikën Damian Gjiknuri dhe vjen Luljeta Arapi, PS

Qarku Tiranë
Ikën Saimir Tahiri dhe vjen Erjeta Alhysa, PS

Ikën Ditmir Bushati dhe vjen deputeti Ervin Bushati, PS

Qarku Dibër
Ikën Shkëlqim Cani dhe vjen Ezmerina Hoxha, PS

Qarku Berat
Ikën Ermonela Felaj dhe vjen Anila Agalliu, PS

 

Zëvendësimet e deputetëve nga ministrat lanë mandatin

Qarku Berat
Silva Caka nga partia “LSI” zëvendësoi deputetin Nasip Naço pas dorëheqjes nga mandati

Qarku Durrës
Esmeralda Shkjau   nga Partia Socialiste zëvendësoi deputetin Ilir Beqaj, pas dorëheqjes nga mandati.
Bujar Derveni nga partia “LSI” zëvendësoi deputetin Lefter Koka, pas dorëheqjes nga mandati.

Qarku Elbasan
Miranda Rira  nga partia “LSI” zëvendësoi deputetin Edmond Haxhinasto, pas dorëheqjes nga mandati.

Qarku Fier
Adelina Rista nga Partia Socialiste zëvendësoi deputeten Eglantina Gjermeni, pas dorëheqjes nga mandati.
Anduel Xhindi  nga Partia Socialiste zëvendësoi deputetin Ilirjan Celibashi pas dorëheqjes nga mandati.

Qarku Gjirokastër
Dashamir Kamberi nga Partia Socialiste zëvendësoi deputetin Arben Ahmetaj, pas dorëheqjes nga mandati.
Vladimir Kosta nga Partia Socialiste zëvendësoi deputetin Erjon Veliaj, pas dorëheqjes nga mandati.

Qarku Lezhë
Arben Ndoka nga Partia Socialiste zëvendësoi deputeten Mimi Kodheli pas dorëheqjes nga mandati.

Qarku Tiranë
Kejdi Mehmetaj nga partia “LSI”, zëvendësoi deputeten Klajda Gjosha.
Blerina Gjylameti nga Partia Socialiste zëvendësoi deputeten Lindita Nikolla.
Enkelejda Shkreli nga Partia Socialiste zëvendësoi deputeten Milena Harito.

 

Biznesi i propozon qeverisë rishikim të paketës fiskale për 2015-ën

Përfaqësues të biznesit shqiptar propozojnë ndryshime për të gjitha ligjet e miratuara deri më tani nga qeveria e majtë. Një një deklaratë për mediat, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, u shpreh se brenda tetorit Dhoma e Tregtisë do të prezantojë paketën ndërkohë që një prej kërkesave do jetë heqja e TVSH-së në ato raste kur rimbursohet.“Ne pretendojmë që brenda muajit tetor të kemi një paketë tjetër që Dhoma e Tregëtisë me ekspertët e saj po bën gati, jo vetëm për paketën fiskale, por për të gjithë ligjet që qeveria shqiptare ka miratuar. Një ndër ligjet që ne pretendojmë të ndryshojmë me partneritet me qeverinë është Ligji i TVSH-së dhe heqja e skemës së TVSh-së për të gjitha ato aktivitete që kërkon rimbursim. Nuk duhet që ta kemi TVSH-në nëse ajo rimbursohet me procedura ligjore. Nuk ka sens logjik”, tha ai. Gjithashtu kreu i Dhomës së Tregtisë prezantoi propozimet që do t’i dorëzohen ministrisë së Financave për rishikimin e paketës fiskale 2015. “Kemi kërkuar që të ndërhyet në ligje përkatëse, duke u ndaluar tek një nen i cili përditëson vendimet e apelit administrativ dhe vendimet gjyqësore, pasi është shumë e rendësishme në mënyrë që inspektorët të jenë të përgjegjshëm për veprimet e tyre dhe kontrollet që bëjnë ndaj sipërmarres private. Në rastin konkret ne kemi kërkuar që një inspektor ka dy vendime të tilla të formës së prerë të Gjykatës që rrëzon, atëherë kërkohet që të merren masat për përjashtimin e tij nga puna që ai ushtron”,-tha ai. Më herët biznesi shqiptar ka shprehur rezerva ne lidhje me miratimin e ligjeve për këtë sektor nga ana e qeverisë shqiptare, ndërkohë që nga kjo e fundit është premtuar një politikë favorizuese ndaj biznesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency