Reforma/ “Universitetet të zgjedhin vetë kriteret e pranimit”

0
138

upt 2 Kriteret për pranimet në arsimin e lartë duhet t’i zgjedhin vetë universitetet. Kjo e drejtë iu është mohuar institucioneve të arsimit të lartë, duke cënuar rëndë autonominë e tyre. Kështu shprehet dekania e fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra e cila thotë se matura shtetërore duhet të jetë vetëm një proces që të finalizojë shkollën e mesme, por jo kushti i vetëm për pranimet në universiete. Dekania Dibra ngre dhe shqetësimin e programeve të studimit që qarkullojnë në universitete. Ajo thotë se ato duhen riparë, pasi ka ende programe që janë pa vlerë për studentët dhe tregun e punës ose janë të dubluara. Këtë vit,  ministria e Arsimit dhe Sportit hoqi rreth 63 programe studimi nga universitetet publike, pasi  në to nuk kishte regjistrime të mjaftueshme studentësh.

 

Virusi/ “Ebola”, Beqaj: Shqipëria nuk do të preket

Ministri i Shëndetësisë ka siguruar të gjithë shqiptarët se vendi ynë nuk rrezikohet nga semundja e Ebolës. Sipas Beqajt udhëtimi i njerëzve që vijnë nga vendet e Afrikës kryhet me avion dhe në çdo aeroport ka kontrolle shëndetësore, kështu që praktikisht, sipas Ministrit, mundësia e ardhjes së saj në Shqipëri është zero. Beqja gjatë ditës së djeshme ka qënë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku ka inspektuar qëndren shëndetësore, në këtë doganë, e cila funksionon prej një muaji. Beqja tha se kjo qënder është hapur për t’i shërbyer emigrantëve në rastet e urgjencave shëndetësore. Sipas urdhërit të Ministrit qëndra shëndetësore do të qëndrojë e hapur deri në mes të shtatorit, por nuk perjashtohet mundësia që ajo të funksionojë edhe në raste festash kur ka fluks emigrantësh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency