Ironia e deputetit Boçi: Kurse të lira!…Këtu! Ndersa ministria e arsimit…

0
275
“Hajde kurse…Kurse të lira….Këtu!” Me të tillë titull ironik e ka përmbledhur mendimin e tij kritik sot deputeti demokrat Luçiano Boçi për fenomenin e lulëzimit të pafre të kurseve private nga mësuesit .

“Familjeve shqiptare i duhet të paguajnë jo vetëm për tekstet shkollore, për rojen e shkollës, për fotokopje, etj etj…, por dhe për mësimdhënien.- shkruan Boçi. – Nuk thonë kot që arsimi është falas tek ne. Kurset për lëndë të ndryshme, jo vetëm nuk janë ndalur, përkundrazi janë shtuar në mënyrë galopante. Orari i ri shkatërrues 6 në 3, ka nxjerrë tërësisht nga shinat efektivitetin e orës së mësimit. Nxënësve u duhen më shumë orë shtesë, me para në dorë, të kapin ritmin.

“Gjuetarët” e kurseve nuk hezitojnë më, që lajmërimet e tyre t’i ngjisin në muret e gjimnazeve, siç ndodh me kursin e matematikës, por dhe vetëm 200 m larg Ministrisë së Arsimit, siç ndodh tek shkolla “De Rada” me kursin e Kimisë.

Ministria ndërkohë këndellet në zyrat e saj ku “ke qejf të rrish”, sipas Ministres. Aferim i qoftë Ministrisë!” përfundon Boçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here