Shenjat që tregojnë se jeni sëmurë

0
280

photos.demandstudios.com-getty-article-117-12-78629531_XSPa marrë parasysh se sëmundjet që shfaqen në mënyrë të qetë dhe të fshehtë, ekzistojnë simptomat të cilat mund t’ju tregojnë që në organizëm diçka e pazakonshme po ndodh. Lidhur me këtë mjekët tërheqin vërejtjen dhe tregojnë se cilëve tregues do të duhej kushtuar kujdes i veçantë, por edhe kur duhet të kontrolloheni te mjeku.

 

Kur keni shumë, shumë etje
“Etja e tepruar si dhe urinimi i tepërt (në disa raste shfaqet edhe me humbje të pashpjegueshme në peshë) janë shenja serioze të diabetit, lloji 2, si te të rriturit po ashtu edhe fëmijët”, – thotë Elizabeth Seaquist, profesore e Endokrinologjisë në Shkollën Mjekësore të Minesotës. E gjithë kjo në të ardhmen mund të shkaktojë edhe sëmundje tjera të zemrës, të cilat mund të shkaktojnë edhe infarktin, pikën në tru, humbjen e të parit, si dhe disa forma të kancerit.

 

Gërhitja e zëshme
Një goditje në brinjë ndoshta do të mund ta ndalonte për pak gërhitjen tuaj apo të dikujt që e keni pranë. Sikurse një çjerrë në det, gërhitja është një shenjë paralajmëruese e një gjendje mjaft serioze, e gjendje në gjumë, të ashtuquajtur apnea, nga e cila rrugët e frymëmarrjes bllokohen për një kohë, derisa ju jeni në gjumë të thellë. “Njerëzit të cilët vuajnë nga ky çrregullim serioz i quajtur apnea kanë shtypje të lartë të gjakut si dhe janë më të rrezikuar nga sulmet në zemër dhe depresioni”, – thotë kardiologjia Elizabeth Klodas. Ata po ashtu dyfish janë më të rrezikuar, ngase mund t’i zërë gjumi gjatë vozitjes. Humbja në peshë mund ta shërojë përderisa trajtimet dentale dhe maskat për frymëmarrje mund të zbusin simptomat.

 

Çështjet e ereksionit
“Gjatë bisedës me burrin tuaj për ereksionin apo edhe më keq, injorimi i këtij problemi mund të shkojë edhe më keq, sepse problemet me ereksionin mund të jenë simptoma paralajmëruese të sëmundjeve mjaft serioze si, hipertensioni, diabeti, e madje edhe problemet me palcën e kurrizit”, – thotë urologu S. Adam Ramin. Testosteronet e pakta, çrregullimet në gjëndrat tiroide dhe depresioni po ashtu e kanë peshën e tyre që nuk duhet injoruar.

 

Probleme me humbjen në peshë
Vështirësitë gjatë humbjes në peshë janë simptoma të zakonshme policistike, që njëherësh është edhe çrregullim hormonal që vuajnë një nga dhjetë gra. Fillon në moshën e pubertetit dhe kështu vazhdon me vite pa u diktuar fare. Mund të kalojnë madje edhe dekada pa u vërejtur, derisa të fillojë shfaqja e akneve, rënia e flokut, menstruacionet e çrregulluara, apo thinja e flokut. Endokrinologu me ndihmën e disa testeve mundet ta zbulojë shkakun e nganjëherë me ndihmën e ultrazërit.

 

 

Ç’është Ebola dhe sa duhet t’i frikësohemi

Nuk bën të krijojmë panik, është gjë e mirë që virusi nuk po përhapet lehtë. Patjetër duhet të krijohet kontakti me lëngjet e trupit të personit të infektuar apo të kafshës së infektuar. Por mund të bartet edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, e jo nëpërmjet ajrit siç është rasti me virusin e gripit. Nuk mund të bëhet infektimi nëpërmjet objekteve, përpos nëse objekti nuk është kontaminuar me gjak apo me lëngje trupore të të infektuarit, me mbajtje në dorë, prekje me dorë në transportin publik, por jo nëpërmjet ushqimeve, përveç, nëse mishi nuk është nga kafshët e infektuara. Kjo sëmundje infektive, shfaqet me ethe të përnjëhershme, dhimbje koke dhe muskuj, dhimbje të fytit dhe dobësi, e ndjekur nga diarre, të vjella dhe dhimbje barku. Në disa raste, sëmundja shkakton skuqjen e syve kuqe, tkurrje të diafragmës, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Derisa infeksioni përparon, pacientët vuajnë nga mundimi, tharje të fytit dhe mosfunksionimi i veshkave. Epidemiologët besojnë se virusi Ebola vjen te njeriu si rezultat i kontaktit të tij me lakuriqët e natës. Virusi Ebola transmetohet në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, me lëngjet biologjike ose me lëkurën e njerëzve dhe kafshëve të infektuar. Simptomat e para të virusit shfaqen pas 21 ditësh dhe njerëzit nuk mund të testohen para se të shfaqen ato. Diagnostikimi i hershëm klinik është i vështirë, sepse simptomat nuk janë specifike. Megjithatë. Nëse një pacient dyshohet për Ebola, ai duhet izoluar dhe departamentet e shëndetësisë duhet të kontaktohen menjëherë. Testet përfundimtare për këtë virus janë ELISA dhe PCR; gjithashtu mund të përdoret edhe kultivimi i viruseve. “Ebola dhe infeksione të ngjashme shpërndahen më së shumti nga kontakti direkt i me lëngje trupore, thotë Nick Beeching, ligjërues në Shkollën e Liverpulit të Mjekësisë Tropikale në Angli. Ndryshe, ky virus është vdekjeprurës për 20 deri në 90 për qind të të infektuarve – varësisht nga fuqia e tij. Virusi aktual i përket tipit Ebola-Sudan, i cili shkakton vdekjen e 70 për qind të të infektuarve. Momentalisht nuk ekziston asnjë ilaç për shërimin nga Ebola. Pacientët trajtohen me terapi mbështetëse, e cila përfshin balancimin e lëngjeve, duke ruajtur nivelin e tyre të oksigjenit dhe tensionin e gjakut, si dhe trajtimin e tyre për çdo infeksion të ndërlikuar. Disa edhe mbijetojnë. “WHO” rekomandon shmangien e kontakteve me kafshë të ngordhura – veçanërisht me primatë – dhe mos ngrënien e mishit të këtyre kafshëve, ngase besohet se i mund të jetë burim i virusit. Ky virus vdekjeprurës, nuk paraqet ende rrezik për Kosovën. Trajtimi i të infektuarve eventual mund të bëhet në shërbimin spitalorë të Kosovës, vlerësojnë ekspertët shëndetësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency