Vjedhja në BSH/ Lihet në burg ish-drejtori i Thesarit

0
132

collakuGjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Thesarit në Linzë, Dorian Çollaku, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Seanca ka zgjatur vetëm disa minuta, teksa gjyqtarja Fida Osmani ka lexuar vendimin. Ndërkohë avokati mbrojtës i Çollakut ka deklaruar se do ta apelojë vendimin e gjykatës. Dorian Çollaku u vetë dorëzua dje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke u bërë personi i dhjetë i arrestuar për supervjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, ndërsa janë nën hetim edhe pesë punonjës të tjerë, për të cilët ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency