Shoqërohet në polici vajza , shqetësonte klientët e një lokali

0
123

vajza-me-pantallona-te-shkurtra-192x320Një vajzë është shoqëruar nga policia për në komisariat, për shkak se shqetësonte klientët në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Menaxheri i lokalit, që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”, lajmëroi forcat e rendit, pasi vajza e veshur me pantallona të shkurtra komunikonte me njerëzit e ulur në tavolina duke u kthyer në shqetësim për ta. Me ardhjen e punonjësve të policisë, të cilët i kërkuan ta shoqëronin në komisariat, vajza refuzoi duke thënë se nuk kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë. Ajo u kërkoi atyre shpjegime duke mos iu bindur kërkesës, gjë e cila bëri që forcat e rendit të kryenin një shoqërim të detyrueshëm. Nuk dihet nëse vajza ishte nën efektin e alkoolit apo substancave narkotike apo ishte një sjellje që vinte nga probleme psikologjike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency