Zgjedhjet në PD/ Erseka dhe Skrapari mbyllin procesin,  në Tiranë dalin emrat e fituesve

0
101

Florenc Drizari

basha votonEduard Kelmendi, kreu i ri i njësitë 10 në Tiranë

Eduard Kelmendi do të jëtë kryetari i ri i degës së Partisë Demokratike për njësinë bashkiake numër 10 në Tiranë. Burime nga PD konfirmojnë se procesi pritet të mbyllet brenda ditës së mërkurë edhe në njësitë e tjera, ndërkohë që vonesat në dukje të procesit kanë ardhur për shkak të balotazheve mes kandidatëve. Po ashtu ditën e nesërme pritet të përfundojnë edhe zgjedhjet për rrethin e Ersekës dhe Skraparit, dy zonat e fundit që kanë mbetur pa u zhvilluar zgjedhje në radhët e PD-së.

Pas mbylljes së zgjedhjeve në Tiranë dhe në rrethe, PD pritet të zhvillojë zgjedhje për struktuat e larta. Me përfundimin e procesit, PD do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Ky forum do të zgjedhë fillimisht Këshillin Kombëtar dhe do të miratojë, nëse do të ketë ndryshime në statusin e selisë blu. Më pas do të jetë Këshilli Kombëtar që do të zgjedhë kupolën e re drejtuese të forcës më të madhe politike në opozitë, duke nisur nga kryesia e re, nënkryetarët, sekretarin e Përgjithshëm dhe sekretarët e çështjeve specifike.

 

Udhëzimi

Pak ditë më paër kreu i PD-së, Lulzim Basha propozi edhe një udhëzim për mënyrën se si do të zhvillohen zgjedhjet në Tiranë. Në kryeqytet do të zhvillohen zgjedhjet për 11 kryetarë degësh e ndërsa Kamza, Paskuqani, zona Farkë-Dajt si edhe komunat përreth Vorës do të kenë kryetarin e tyre. I gjithë procesi zgjedhor do të zgjasë rreth një javë, ku do të zgjidhen kryetarët e 15 degëve të PD-së në kryeqytet. Më herët kreu i PD-së bëri të ditur se të gjithë drejtorët e Bashkisë së Tiranës që kanë ambicie politike për drejtimin e degëve të Partisë Demokratike, por që kanë zgjedhur të mbajnë postet e tyre në kryeqytet, mbeten jashtë gare. Ky udhëzim vjen në një kohe kur gara në Tiranë është në kulmin e saj dhe plotëson udhëzimin e mëparshëm që ndalonte edhe deputetët, kryetarët e bashkive apo komunave që të garonin edhe për poste drejtuese. Me anë të klëtij vendimi, kryedemokrati synon të shpërndajë më shumë pushtetin politik dhe shmangien e personave në dy poste njëkohësisht.

 

Takimet

Gjatë ditëve të fundit kreu i PD-së ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet ku janë zhvilluar zgjedhje për krerët e njësive në kryeqytet. Fillimisht kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në kuvendin zgjedhor në degët nr. 1, 2 dhe 11, të kryeqytetit. “Shqiptarët po vetëdijësohen se jo vetëm që nuk do i mbajnë premtimet këta dy zullumqarë por gjithnjë e më shumë po i largohen e do i largohen përfaqësimit të votës së 23 qershorit, pse atë votë e kanë marrë edhe me ndihmën e krimit e të mafies e cila sot kërkon haraçin, sot është në Parlament e ka guxim të kërcënojë edhe opozitën. Pse s’i kaluan ligjet të enjten? Sepse disa prej tyre s’kishin kohë të ishin në Kuvend, se po hanin tortën në ditëlindjen e Frrokut. Torta u vonua. Cila ishte torta që u vonua? Zhdukja e dëshmitarit nga drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve është një skenar rrënqethës që të kujton mafien më të zezë”,-ka thënë Basha në këtë takim.  Gjithashtu Lulzim Basha ka marrë pjesë në procesin e grupseksionit . 3 të degës nr. 8, ku edhe është i regjistruar për të votuar. Në këto takime Basha ka kujtuar të gjithë anëtarët e PD janë aksionerë të barabartë në këtë parti, të gjithë kanë vetëm një votë dhe vendimmarrja në PD do të jetë përmes votës. “Duke bërë këtë riorganizim të Partisë Demokratike në Tiranë në 11 degë, ka për qëllim për të qenë më afër anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, për të qenë më afër qytetarëve, për t’i marrë vendimet tona të brendshme politike sa më afër anëtarësisë sonë, me sa më shumë përfshirje të anëtarësisë sonë, se pushtetin për vendimmarrje në Partinë Demokratike dita-ditës po e afrojmë dhe po ua delegojmë anëtarëve të PD-së”,-ka thënë kreu i PD-së.

 

 Rrëzimi i amendamenteve për amnistinë/ PD: Rama dhe Meta e mbyllën parlamentin me bekimin e shitblerjes së votës në Korçë

Pak ditë pas rrëzimit të propozimit të PD-së për ndryshime në ligjin e amnistisë, deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi reagoi duke kritikuar vendimin e mazhorancës. Sipas tij, seanca e 31 korrikut e Kuvendit të Shqipërisë e mbylli me turp vitin e parë të kësaj mazhorance të inkriminuar.

“Si të mos mjaftonin ligjet për kapjen politike të drejtësisë, krijimin e një prokurorie paralele nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe firmosjes së çekut të bardhë për CEZ duke vjedhur 1,1 milion lekë nga xhepi i çdo shqiptari, kjo mazhorancë votoi me urdhër për të rrëzuar amendamentet e opozitës për ligjin e amnistisë. Të gjithë shqiptarët e kujtojnë se si Rama dhe Meta, këta blerës të votës së shqiptarëve me para të korrupsionit politik dhe krimit të organizuar, amnistuan dhe ndërprenë hetimin e blerjes së votave në Korçë. Ky turp që shqiptarët e panë me zë dhe me figurë, përbën krim sipas ligjeve të Republikës. Por Rama dhe Meta kanë votat në parlament dhe i amnistuan nga ndjekja penale militantët që veçse zbatonin porosinë e tyre”,-u shpreh Bylykbashi.

Deputeti demokrat, rikujtoi faktin se opozita e denoncoi këtë skandal dhe paraqiti një amendament, që i lejonte prokurorisë të rifillonte hetimet ndaj sekserëve socialistë të votës në Korçë.

“Por Rama dhe Meta nuk mund të lejojnë në asnjë mënyrë që t’i hapen petët lakrorit të tyre kriminal dhe tu prishet skema e blerjes së zgjedhjeve. Duke shkelur çdo procedurë parlamentare, Rama dhe Meta e mbajtën peng dhe për disa muaj amendamentin e opozitës dhe qëllimisht vendosën që ta rrëzojnë amendamentin e opozitë në seancën e fundit. Ata e futën votimin dhe rrëzimin e amendamenteve të opozitës në mes të listës së gjatë të ligjeve me shumicë të cilësuar, vetëm e vetëm që t’ia fshihnin opinionit publik ketë amnisti të dytë”,-deklaroi ai. Pro rrëzimit të propozimit të PD-së, votuan 82 deputetë të shumicës, ndërkohë që opozita nuk ishte e pranishmë në seancë për shkak të bojkotit që ka vendosur me Kuvendin e Shqipërisë.

 

Urdhri i ri/ Qeveria ikën 19 ditë me pushime, Kuvendi fillon punimet më 1 shtator

Ministrat pritet të marrin pushimet pas ditës së mërkurë, kur do të jetë edhe mbledhja e fundit e qeverisë. Kryeministri i ka urdhëruar pjesëtarët e kabinetit të tij, të pushojnë këtë verë deri në datën 26 gusht, kur do të jetë mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave pas pushimeve.

Mbledhja më 26 gusht do të shënojë edhe fillimin e punës për vitin e dytë të mandatit qeverisës, duke përgatitur draftet me të cilat do të punojë parlamenti, që fillon të hënën e 1 shtatorit.

Kryeministri Rama së bashku me ministrat Kodheli e Bushati do të përgatiten për Samitin e Krerëve të Shteteve të NATO-s, që do të mbahet në Uells në datat 4 dhe 5 shtator.

 

Kujtohet 100-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore, presidenti shqiptar pjesë e ceremonisë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me ftesë të Mbretit Filip të Belgjikës, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e fillimit të Luftës së Parë Botërore në Liezh, njëqind vite pasi Britania e Madhe i shpalli luftë Gjermanisë, e cila sulmoi Belgjikën neutrale. Pas urimit të mirëseardhjes nga Mbreti Filip dhe Mbretëresha Matilda e Belgjikës në Bazën Ushtarake Saint Laurent, në Liezh, për Presidentin Nishani, Presidentin e Francës François Hollande, Presidentin e Gjermanisë Joachim Gauck, Dukën e Kembrixhit Princin Ëilliam, Mbretin Felipe VI të Spanjës, Presidentët e Austrisë, Armenisë, Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Malit të Zi, Irlandës, krerët e qeverive dhe autoritetet shtetërore e ushtarake, ceremonia vazhdoi me vendosjen e kurorës duke u respektuar edhe një minutë heshtje nga të pranishmit, të pasuar nga të shtëna topash për nder të miliona të rënëve në Luftën e Madhe, fjalimet e rastit, si dhe shfaqja e fëmijëve me temë “Lufta dhe Paqja”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency