Sulm faqeve online të 15 ministrive

0
139

Gëzim Saliu

 hakerat hacker “Redanons_Al JusticeHakerat, peticion me 13 pika: Deputetët të paguhen 50% më pak, jo pushtetit të pakufizuar

 “Reforma në arsim e papranueshme, mallrat kontrabandë të sekuestruara t’u shpërndahen të varfërve, kundër kontrollit të IMEI-t të celularëve”

 Sulmohen nga hakerat faqet online të 15 ministrive të qeverisë. Dje në mëngjes, krahas faqes të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në të gjitha faqet e tjera të ministrive nuk ka pasur asnjë publikim apo informacion zyrtar të ministrive,por një peticion prej 13 pikash grupit “Redanons_Al Justice”. Pasi në nisje uronin myslimanët për festën e Bajramit, hakerat kishin publikuar edhe arsyen pse e ndërmorën sulmin duke theksuar se “arsyeja e këtij sulmi të përgjithshëm bëhet në një kohë kur kryeministria dhe qeveria po mundohen të centralizojnë të gjithë pushtetin në duart e tyre”.

 

Kërkesat

Në peticionin e gjatë, që zëvendësoi dje për pak kohë informacionin e zakonshëm që vendoset në faqet online të ministrive, grupi i hakerave renditi shqetësimet për disa sektorë, si arsimi, shëndetësia apo drejtësia. Reforma në arsim është e papranueshme për realitetin shqiptar. E vetmja gjë e mirë e kësaj është vendosja e mesatares. Të gjithë të tjerat janë të papranueshme. Tarifat për ndjekjen e studimeve edhe sot janë të lartë, jo më te ketë 2.3 apo 4-fishim të saj”, – thuhej në peticion. Një tjetër kundërshti lidhej me ligjin e qeverisë për të kontrolluar IMEI-t e celularëve, një çështje kjo që ka hapur debat të gjerë jo vetëm mes aktorëve politikë në vend, por edhe më gjerë. “Projektligji për regjistrimin e numrave IMEI të celularëve të hidhet poshtë. Rama do të bëhet Big Brother i shqiptarëve, por nuk do ta lejojmë. Nëse një ligj i tillë aprovohet, ftojmë të gjithë qytetarët të hedhin në kosh celularët e tyre, pasi do të jetë e vetmja mënyrë që bisedat tuaja të jenë private”. Një tjetër kërkesë e këtij grupi hakerash në peticion me 13 pika ishte edhe ajo që mallrat kontrabandë të sekuestruara nga doganat tu shpërndahen të varfërve. Po ashtu, ata kërkuan që të mos bëhen pazare me ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar: “Jemi dakord që të ketë një tarifë, por që ajo tarifë e vetme të jetë çmimi i tarifës së parë aktuale deri në 300 kë”. Ndërkaq në këtë listë kërkesash nuk mungonin edhe ato me theksime politike, ku në njërën prej pikave thuhej se kryeministri Rama duhet të ndalojë menjëherë çdo përpjekje për të marrë kompetencat e presidentit. “Është e papranueshme dhe shumë e çuditshme kjo uri e madhe e tij”. Në mbyllje të peticionit të tyre, hakerat propozuar që të ulej paga me 50% e të gjithë deputetëve, Kryeministrit dhe zv.ministrave, të cilët sipas tyre kanë të paktën një biznes të madh: “ose kanë deklaruar pasuri monetare dhe të patundshme që kapin një shifër të caktuar e cila është tepër e lartë. “sherbëtorët nuk duhte të paguhen më shumë se të zotët”. Ky peticion i grupit të hakerave u shfaq për pak kohë në faqet zyrtare të 15 ministrive, por më pas me ndërhyrjen nga administratorët e faqeve u bë e mundur që faqet të riktheheshin në formën e tyre normale.

 

Faqet e ministrive të sulmuara

1- Ministria e Punëve të Brendshme

2- Ministria e Punëve të Jashtme

3- Ministria e Integrimit Evropian

4- Ministria e Financave

5- Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

6- Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

7- Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

8- Ministria e Arsimit dhe Sportit

9- Ministria e Drejtësisë

10- Ministria e Kulturës

11- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

12- Ministria e Shëndetësisë

13- Ministria e Energjisë dhe Industrisë

14- Ministria e Mjedisit

15- Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

 

Faqet që nuk u sulmuan nga hakerat

Kryeministria

Ministria e Mbrojtjes

 

  Harta e re/ HBA, Arvizu: Të dëgjohet zëri i votuesve, duhet kompromis nga të gjithë

Duke marrë parasysh protestat dhe kundërshtitë për hartën e re territoriale që do të votohet këtë të enjte në Parlament, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexander Arvizu deklaroi se duhen marrë parasysh shqetësimet e të gjithëve. “Duhet të merren parasysh të gjithë shqetësimet që kanë votuesit e zonave të ndryshme. Të gjithë duhet të bëjnë kompromis, të gjithë”, – deklaroi ai. Ndërkaq pyetjes se reforma po rrezikohet jo vetëm nuk mungesa e konsensusit e opozitës, por edhe kundërshtitë brenda shumicës, kryediplomati amerikan iu përgjigj duke thënë: “Mendoj se do të jetë një javë shumë interesante. Mendoj se qeveria ka bërë punë të mirë sa i takon zhvillimit të konsultimeve, por gjithashtu qartazi, ndërsa vijnë pranë kohës për të marrë një vendim, këto vendime do të kenë vërtet një ndikim të madh. Por janë dy gjëra të rëndësishme që duhet të mbahen parasysh: E para është që duhet të merren parasysh të gjithë shqetësimet që kanë votuesit e zonave të ndryshme. Por gjithashtu kjo është një reformë që vërtet supozohet të përfitojë gjithë vendi, dhe në mënyrë që kjo të ndodhë të gjithë duhet të bëjnë kompromis, të gjithë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency