Mësohet emri i dytë i mazhorancës për komisionet e Vetting-ut

0
376

Kandidatura e Lëvizjes Socialiste për Integrim për komisionin parlamentar të Vettingut është deputeti Luan Rama.

Rama është emri i dytë i zyrtarizuar nga mazhoranca, pas Shpëtim Idrizit, kreut të PDIU-së. Ndërkohë pritet të mësohet edhe kandidati i Partisë Socialiste.

Anëtarët e komisionit do të votohen sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë që pritet të mbahet në orën 18.00. Sakaq, opozita nuk ka pranuar që të jetë pjesë e seancës plenare dhe në të njëjtën orë, lideri demokrat Lulzim Basha do të mbajë fjalë në çadrën e protestës të ngritur para Kryeministrisë, prej më shumë se dy javësh tashmë.

Komisioni i përbashkët ka deputetë të mazhorancës dhe opozitës të cilët do të shqyrtojnë kandidaturat e ardhura nga Avokati i Popullit dhe Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar për institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here