Universitete/ Hapat si do të plotësohet formulari A2

0
136

plotesim formulari Kandidatët mund të ndryshojnë preferencat gjatë plotësimit online

 Gabimet do të korrigjohen pas publikimit të Librit të Transparencës

 Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë gati formularin A2, i cili do të nisë të plotësohet duke filluar nga java e ardhshme. Pas hedhjes së pikëve mesatare, tashmë kandidatët do t’u drejtohen shkollave të mesme për të zgjedhur 10 preferencat e tyre. Në bazë të degëve që do të zgjidhen do të bëhet dhe konkurrimi për në universitet. Specialistët e AKP-s, shprehen se zgjedhja e degëve duhet të studiohet mirë përpara plotësimit, në mënyrë që të mos ketë gabime. Specialistët këshillojnë kandidatët që të bëjnë llogaritjen e pikëve, më pas pikët të krahasohen me nivelin e pikëve të fundit gjatë 2-3 viteve të fundit. Ministria e Arsimit edhe për këtë vit do të miratojë një formular ku do të korrigjohen gabimet që janë bërë gjatë plotësimit të A2-shit. Ashtu si një vit më parë në pjesën e sipërme maturantit i shfaqen të gjitha gjeneralitetet, pikët/nota mesatare e shkollës së mesme si dhe notat e marra gjatë provimeve të Maturës Shtetërore. Poshtë të dhënave personale të maturantit është një listë e cila i jep mundësinë atij që të përzgjedhë njërin nga programet e studimit që ofrohen për vitin akademik të ardhshëm. Sistemi informatik nuk të lejon që të përzgjidhem më shumë se 10 preferenca, por lejon që të fshihet ndonjëra prej tyre si dhe të rirenditen ato. Nëse duhet të heqësh një program studimi mjafton të klikohet tek butoni “Hiqe” ndërsa për t’i rirenditur në kutizat anësore duhet të shtypim renditjen e re te propozuar dhe më pas klikojmë mbi butonin poshtë “Ruaj renditjen”.

 

Libri i Transparencës

Ky libër paraqet ID e maturantit, notë nëse pikët mesatare të shkollës së mesme,notat e provimeve të maturës dhe pikët e grumbulluara për çdo program studimi të përzgjedhur në formularin A2. Libri i transparencës do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Libri i Transparencës i vjen ne ndihmë çdo maturanti/kandidati për të verifikuar rezultatet e tij në maturë,si dhe pikët e grumbulluara për programet e studimit të përzgjedhura në formularin A2. Për çdo parregullsi te vërejtur ai duhet të plotësoje formularin përkatës për korrektimin e tyre. Ky formular plotësohet nga maturanti dhe dorëzohet në shkollë në afatet e përcaktuara. Shpallja e fituesve dhe regjistrimet në IALP bëhen me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Sportit. Përzgjedhja e fituesve bëhet sipas parimit Meritë – Preferencë. Maturanti shpallet fitues në preference më të lartë të grupit të preferencave, ku ai ka tejkaluar pikët e fituesit te fundit.

 

Debatet te Mjekësia/ Hysa: Rektori më pengon të kthehem në zyrë, do punoj në oborr

Dekani i pezulluar i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, akuzon rektorin se po e pengon të kthehet në zyrën e tij. Sipas Hysës, Rektori po shpërfill vendimin e gjykatës për rikthimin e tij në detyrë. “Po shpërfillet vendimi i gjykatës për rikthimin tim në detyrë nga Rektori. Nuk lejohem nga Rektori të kthehem në zyrën time. Kërkoj dorëheqjen e Rektorit për veprime antiligjore”, – është shprehur Hysa. Më tej ai ka theksuar se do ta ushtrojë aktivitetin në oborrin e shkollës. Gjykata Administrative, ka marrë vendim për të kthyer në detyrë dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, i cili u pezullua nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Ali Refatllari, gati 10 ditë më pare. Pezullimi nga detyra i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, erdhi pas abuzimeve të konstatuara nga Auditi i Brendshëm i kryer me urdhër të rektorit të Universitetit të Mjekësisë. Hysa e konsideroi vendimin e rektorit abuziv, ndërsa kërkoi pranë Ministrisë së Arsimit ngritjen e një grupi pune për investigimin e veprimtarisë së Auditit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency