Skema mashtrimit/ Firma fantazmë, vodhën 2 mln euro nga rimbursimi i TVSH-së

0
135

Anxhela Tato

para-kazanma-yontemleriNën arrest 5 persona, u zbuluan nga transaksionet e rreme për shit-blerje pa kuponin tatimor

Aktiviteti i 3 subjekteve me komisione kartash me parapagim, nuk deklaruan adresën, automjetet dhe stafin

Zbulohen 3 firma fantazmë në biznesin e import-eksport, të cilat i shkaktuan shtetit një dëm prej 2 milion eurosh. Prokuroria ka arritur të identifikoje emrat e pesë personave, që themeluan tre firma tregtare fantazmë, të cilat me anë të transaksioneve ilegale përfituan rimbursimin e TVSH-së. Ndonëse pa kupona tatimore që të vërtetonin eksportin e ushqimeve jashtë vendit , thjesht me anë të vendimit të regjistrimit si biznes dhe faturave ku pasqyrohej blerja dhe shitja e artikujve ushqimore dhe industrial, kanë arritur që të marrin 2 milion euro nga shteti. Nga ana e prokurorisë pas denoncimit të Drejtorisë së Tatimeve, janë identifikuar pesë persona, për të cilët Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e arrestit. “Në përfundim të hetimeve paraprake nga Njësia Task-Force e Prokurorisë së Tiranës, gjykata vendosi masën arresti për 5 persona, nga të cilët 3 arrest me burg” dhe 2 në “arrest shtëpie”, të gjithë administratorë subjektesh, të akuzuar për “Fshehje të të ardhurave”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH”; “Mashtrimi”; “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, vendosi masat e sigurimit: H.D. arrest me burg; M.Gj. arrest me burg; E.M. arrest me burg; E.L. arrest në shtëpi dhe A.K. arrest në shtëpi. Urdhrat e arrestit janë zbatuar nga ana e Policisë së Shtetit gjatë dy ditëve të fundit”, – thuhet në njoftimin e prokurorisë. Ndërkohë, nga hetimi janë evidentuar edhe disa persona të tjerë, për të cilët po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar nëse kanë rol dhe përgjegjësi në këtë skemë mashtruese.

 

Hetimet

Sipas hetimit, rezulton se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona kanë krijuar 3 subjekte tregtare fiktive pa asnjë aktivitet. Këto subjekte fiktive, në bashkëpunim me disa subjekte të tjerë, të regjistruar sipas ligjit, kanë kryer një seri transaksionesh fiktive, me qëllim përfitimin e padrejtë nga rimbursimi i TVSH-së. Nga të dhënat paraprake të hetimit, i cili ka filluar në muajin Mars 2014, pas një kallëzimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, rezulton se: Sipas të dhënave të sjella nga organet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore, për këto 3 subjekte fiktive, rezulton se: – Këto subjekte nuk kanë të deklaruar asnjë adresë dytësore për ushtrim aktiviteti. – Këto subjekte kanë të deklaruar vetëm nga një apo dy punëtore sipas periudhave kohore, për të cilat është bërë deklarimi. – Po ashtu, këto subjekte nuk kanë deklaruar mjete në funksion të ushtrimit të këtij aktiviteti. – Këto subjekte kanë deklaruar fatura blerje, ku nga këqyrja e faturave të TVSH, rezulton se kryesisht në blerje kanë të pasqyruara në fatura artikuj ushqimorë nga subjektet me aktivitet, importe konfeksionesh dhe fatura komisionesh të kartave me parapagim nga subjekte që rezultojnë të jenë fiktivë, etj. Po nga verifikimet e administratës tatimore, rezulton që këto subjekte kanë bërë dhe deklarime në librat e shitjes. Nga verifikimet e bëra në fatura, këto shitje kanë të bëjnë me shitje komisionesh për kartat me parapagim (të kompanive celulare, të rrjeteve kabllore dixhitale, etj). Pra, rezulton që këto subjekte të kenë blerë apo importuar artikuj ushqimorë, industrial nga subjekte real, si edhe komisione kartash me parapagim nga subjekte fiktivë. Po ashtu, rezulton të kenë shitur në subjektet përfitues të kreditimit të TVSh-së komisione kartash me parapagim, etj duke u përfshirë kështu në një skemë mashtrimi me TVSh-në.

 

Mashtrimi

Pas hetimit, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se subjektet kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke mashtruar dhe falsifikuar fatura, me qëllimin final kreditimin e TVSH-së nga subjekte të tjera përfituese në shuma të ndryshme, bazuar në të dhënat e mëposhtme: Numri tepër i vogël i fuqisë punëtore të deklaruar nga subjektet fiktive; Mosdeklarimi i mjeteve që mundësojnë zhvillimin e aktivitetit të tyre; Deklarimi vetëm i një adrese, që është adresa kryesore e ushtrimit të aktivitetit; Mosdeklarimi në asnjë rast i shitjeve të artikujve ushqimorë; Mospasja gjendje e mallrave të tilla; Kryerja e shërbimeve në vlera të mëdha dhe në kohë të shkurtër; Shitja e shërbimeve me vlera të konsiderueshme. Këta persona janë kryesisht administrator të subjekteve që kanë kryer veprime fiktive me anë të faturave me TVSH për kreditimin e padrejtë të TVSH-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency