Lirohen dy kushërinjtë Gjozi, avokati: Do të kërkojmë dëmshpërblim

0
131

Sonila Mesareja

santoProkuroria, Gjykatës: Nuk provohet që Klodian e Sajmir Gjozi janë autorët e vrasjes, provat tregojnë që kanë qenë në Ishëm në kohën e krimit
Tri javë pas vrasjes së bankierit Artan Santo, hetimi i çështjes kthehet sërish në pikën zero. Nga grupi hetimor ende nuk ka një pistë konkrete ku të përqendrohet hetimi apo dhe të dyshuar për këtë krim. Pas kërkesës së depozituar një ditë më parë në Gjykatën e Tiranës për ndryshimin e masës së arrestit për dy kushërinjtë Klodian e Sajmir Gjozi, Gjykata vendos të pranojë kërkesën, duke caktuar po
të njëjtën masë që kërkoi akuza, “Detyrim paraqitjeje”. E trumbetuar me të madhe nga policia, më ftohtë nga ana e akuzës, kërkesa e dy ditëve më parë dhe vendimi i djeshëm treguan se vrasja e bankierit është në pikën zero dhe tregon se grupi hetimor dhe policia kanë dështuar për momentin në hetimin e kësaj vrasjeje. Ndryshimin e masës dhe lirimin e dy të rinjve nga Ishmi akuza e argumentoi
me mungesën e provave, pasi dëshmitë dhe dy nga provat e studiuara gjatë këtyre 15 ditëve treguan që asnjë nga ata nuk ishte autori i vrasjes së bankierit Artan Santo. Megjithatë, sipas akuzës, ata mbeten të dyshuar për ngjarjen dhe për këtë arsye kërkoi caktimin e masës “Detyrim paraqitjeje”, me qëllim që përgjatë kësaj kohe të jenë në dispozicion të hetimeve. Por, pas vendimit të gjyqtares Ariana Liço, ka reaguar avokati i dy të rinjve, Sami Dema, duke deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim për burgosjen e padrejtë.

 

Reagimi
Pas përfundimit të seancës së djeshme, ku për dy të rinjtë Klodian e Sajmir Gjozi u kërkua lirimi nga burgu, kanë reaguar avokati i
tyre. Ata janë shprehur për mediat se qëndrimi i klientëve të tij për 15 ditë në burg ka sjellë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. “Do kërkojmë dëmshpërblim për qëndrim e padrejtë për 15 ditë në burg”, – ka deklaruar avokati Sami Dema. Më pas ai shtoi: “Gjykata ka shkelur ligjin, duhej t’i lironte herën e parë. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për mbajtjen e padrejtë në burg. Kërkojmë dëmshpërblim financiar për ditën e qëndrimit në burg”. Argumentet e lirimit Prokuroria iu drejtua Gjykatës për lirimin e dy vëllezërve Gjozi, me argumentin se ditën e ngjarjes provohet jo vetëm nga 15 dëshmitarë se ata kanë qenë në Ishëm të Durrësit duke punuar, por edhe nga përgjigjja e kompanive celulare se ata nuk kanë lëvizur nga fshati i tyre, pra nuk kanë qenë atë ditë në Tiranë. Qelizat e analizuara nga kompanitë celulare kanë treguar se dy të rinjtë nuk kanë qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Gjithashtu, edhe motori
që u gjet në një magazinë në Bubq i cili ishte në pronësi të Klodian Gjozit, nuk kishte asnjë lidhje apo ngjashmëri me motorin e përdorur nga dy autorët e vrasjes së bankierit Artan Santo. Lidhur me barutin që u gjet në trupin e njërit prej të arrestuarve, avokatët ngritën pretendimin se ishte mbetje e gurit fleksibël me të cilin po punonte, ndërsa nuk ka një përgjigje nga Laboratori Shkencor se ishte mbetje baruti e një arme me mulli. Për të gjithë argumentet e mësipërme, Prokuroria iu drejtua Gjykatës që t’u ndryshonte masën kushërinjve Gjozi dhe t’i linte të lirë, me detyrimin për t’u paraqitur para akuzës së kryeqytetit një herë në javë.

 

Nxitimi
Policia e Shtetit nxitoi që të deklaronte se kishte arrestuar dy personat e dyshuar për krimin, madje duke servirur edhe karrierën
kriminale të njërit prej tyre. Vetëm pak orë pas vrasjes së bankierit Santo, Klodian dhe Sajmir Gjozi u arrestuan në fshatin
e tyre, si të dyshuar për këtë ngjarje. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës 8 fishekë të
armës automatike “Kallashnikov“, fishekë të cilat u përdoren për t’u caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 15 ditor.
“Vëllezërit Klodian dhe Arjan Gjozi konsiderohen shumë të rrezikshëm nga ana e policisë greke (për veprën penale të vjedhjes me armë). Gjithashtu, shtetasi Arjan Gjozi para shumë vitesh, përdorte identitetin Dilaver Gjozi. Po ashtu lidhur me motorin 650 cc “Suzuki”, bllokuar këtyre shtetasve më datë 26 qershor nga ana e Policisë së Shtetit, sipas Interpol Athina, Greqi, rezulton të jetë denoncuar i vjedhur më datë 16.01.2014, në rajonin e Selanikut me pronar shtetasin grek D. G.”, – thuhet në një deklaratë të policisë një ditë pas caktimit të masës “Burg me afat 15-ditor” nga Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë. Por, me gjithë nxitimin e policisë, Prokuroria ka qenë më e ftohtë në këtë çështje, duke kërkuar burg me afat 15 ditë për kushërinjtë Gjozi, me argumentin se gjatë kësaj kohe priste të saktësonte disa prej provave dhe priste përgjigjet nga kompanitë celulare dhe laboratori shkencor. Pasi analizoi provat, vendosi të kërkonte lirimin e dy kushërinjve, me argumentin se nuk rezulton të jenë ata autorët e vrasjes së Santos.

 

Elbasan/ Naço: Nuk kam konflikt personal me KLD-në, rëndësi ka zbatimi i ligjit
Në një aktivitet të ZRPP-së së Elbasanit, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i është përgjigjur interesimit të medias lidhur me përplasjet më të fundit të institucionit që drejton me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. “Konflikti me KLD-në nuk është personal, por parimor që në thelb ka zbatimin e ligjit”, – është përgjigjur ministri për gazetarët. Më tej ai u shpreh se prioritet i kësaj qeverie është ofrimi i një shërbimi cilësor
karshi qytetarëve në çdo aspekt dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. “Unë besoj se nuk kam ndonjë konflikt me KLD-në. Ndonjë konflikt që është midis dy institucioneve, është në zbatimin e drejtë të ligjit. Po e nis prapë me fjalën time dje para të gjithë qytetarëve që në programin 300 ditësh, një nga objektivat tona kryesore është dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë. Kjo do i shërbejë qytetarëve dhe do parandalojë rastet e korrupsionit”, – vijoi Naço. Deklarata e ministrit u bë gjatë përurimit të restaurimit të zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në qytetin e Elbasanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency