Me testim kombëtar/ Si do bëhet pranimi i studentëve në Universitet

0
154

dua shkolleUniversitetet mund të vendosin kritere shtesë, përveç testimit kombëtar

Hiqet Matura Shtetërore, provim për hyrjen në Bachelor dhe Master

 Pranimi i studentëve në Universitet nga viti i ardhshëm nuk do të bëhet më sipas parimit meritë-preferencë, por me testim kombëtar. Ndryshimet në ligjin që ka propozuar Komisioni për Reformën në Arsimin e Lartë parashikojnë heqjen e Maturës Shetëtrore dhe futjen e një testimi kombëtar. “Testimi do të jetë kriter kryesor për hyrjen në programet Bachelor”, -parashikon raporti për ndryshimet në arsimin e lartë. “IAL-të mund të vendosin kritere shtesë për pranimet në ciklet e studimit, krahas atyre të vendosura nga MASH-i. Kriteret duhet të shpallen paraprakisht, të paktën një vit përpara datës së testimit, dhe në çastin e publikimit të tyre, të vihen në dijeni edhe strukturat përkatëse të MASH-it”,- thuhet në raport. Ndërkohë që pranimi në ciklin e tretë të studimeve duhet të shoqërohet me testin ose dokumentin që vërteton njohjen në nivel universitar të një gjuhe të huaj (një nga 5 gjuhët kryesore të BE-së). “Për transferimet e studimeve brenda të njëjtit cikël studimi, çdo i interesuar ka të drejtën të transferojë kreditet e përftuara nga programi i mëparshëm i të njëjtit cikël, vetëm nëse shpallet fitues për programin e studimit në fjalë, pas një vlerësimi të kryer nga departamenti përkatës. Kohëzgjatja e regjistrimit në një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i  kohëzgjatjes sipas planit mësimor të atij program”,- sqaron raporti përfundimtar. Studentët përsëritës në IAL-të publike, për vitet jashtë planit mësimor, duhet të paguajnë për çdo vit shtesë një tarifë të barabartë me gjysmën e tarifës vjetore të studimit.

 

Financimi i studentëve në tri vitet e para

Reforma parashikon një shteti do të jetë financuesi kryesor gjatë tri viteve të para. “Në këtë fazë, shteti, si financuesi kryesor, synon të mbështesë përparësitë e tij, si dhe të “shëndoshë” sistemin e arsimit të lartë publik për t’u përgatitur për fazën e dytë, zhvillimin afatgjatë të arsimit të lartë. IAL-të përcaktojnë çmimin e realizimit të studimeve që ato ofrojnë, numrin e pedagogëve, pagat, laboratorët, investimet thelbësore për një shërbim cilësor. Shteti përcakton kufijtë minimalë (për të dy sektorët, publik dhe jopublik) dhe maksimalë (vetëm për sektorin publik) të tarifave studentore. Shteti, në kuadrin e politikave dhe objektivave të tij, synon të financojë: studentët fitues, të cilët klasifikohen në nevojë (bursat sociale), studentët e talentuar (bursat e ekselencës), studentët në programet e studimit, që klasifikohen me rëndësi kombëtare dhe prioritare nga qeveria”-përcakton raporti përfundimtar për reformën ën arsimine  lartë.

 

Si do zbatohet reforma

 Viti i parë i kësaj faze (2014-2015) është ai i përgatitor për IAL-të në vend për transformimin e tyre në strukturat pe reja – përgatitja për ndryshim. Në këtë vit parashikohet:

– riorganizimi i IAL–ve sipas parimeve të reformës

– riorganizimi strukturor i arsimit të lartë shqiptar (agjensitë kombëtare pranë MAS-it dhe Qeverisë)

– krijimi i sistemit të aplikimit të studentëve hyrës në IAL sipas parimeve të reformës (Krijimi i AKAU-t)

– mbikëqyrja e ndryshimeve organizative Brenda IAL-ve

– mbikëqyrja e ndryshimeve në nivel makro: qeveria dhe institucionet e reja

-shpërndarja e informacionit për studentët, prindërit, mësuesit e shkollave të mesme dhepedagogët

– krijimi i mekanizmave të kontrollit, brenda IAL-ve dhe jashtë tyre

-shpjegimi i ndryshimeve ligjore

-përgatitja e akteve nënligjore

-krijimi i një komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të reformës.

 

Debati/ Pezullimi i Dekanit, Rektoriati i Mjekësisë: Largimi nga puna pas dëmit ekonomik

 Dy ditë më parë Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa akuzoi Rektoratitn e këtij Universiteti për largim tendicjoz nga puna. Ndërkohë që Rektorati i Universitetit të Mjekësisë nëpërmjet një letre shpjegon arsyet e largimit të Dekanit. “Më datë 08.10.2013, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë është depozituar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe Rekomandimet nga institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Nga auditimi i kryer janë konstatuar mangësi dhe shkelje të akteve ligjore e nënligjore në fuqi. Bazuar në nenin 9 dhe 16 të Ligjit Nr.8270, datë 23.12.1997, i ndryshuar në Ligjin Nr.8599, datë 01.06.2000 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, janë dërguar rekomandimet, si dhe është kërkuar zbatimi i tyre nga ana e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), si institucioni bazë nga i cili varet Fakulteti i Mjekësisë. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konstatuar në Fakultetin e Mjekësisë shkelje të rënda të disiplinës financiare me dëm ekonomik të llogaritur në shumën 1.990.900 lekë, dëm ky i shkaktuar nga Dekani i tij, Z. Bajram Hysa me detyrim kthimin e menjëhershëm ndaj buxhetit të institucionit. Bazuar në këto konstatime serioze mbi abuzimet e kryera në Fakultetin e Mjekësisë, rektorja e mëparshme e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Prof. Jera Kruja, në datën 29 janar 2014, urdhëroi auditimin e Fakultetit të Mjekësisë. Rezultatet dhe rekomandimet e këtij auditi janë raportuar në datë 30.06.2014, duke konstatuar shkelje të rënda në procedurat e prokurimit publik, rekrutimet e personelit në tejkalim të kompetencave, moszbatim i urdhërave të nxjerra nga titullari, etj. Të gjitha këto parregullsi dhe jo vetëm, vërtetojnë se Dekani Hysa, jo vetëm nuk i ka respektuar aktet ligjore dhe nënligjore, por i ka shpërfilluar ato duke kryer shkelje të rënda të ligjit dhe duke shkaktuar dëme të pariparueshme administrative dhe financiare të reflektuara në dëmin ekonomik prej të paktën 55.365.479 lekë. Bazuar në këto konstatime, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Prof. Ali Refatllari, mbështetur në legjislacionin në fuqi, vendosi pezullimin nga detyra të Dekanit, Prof. Bajram Hysa, si dhe i ka propozuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit shkarkimin e tij”,- thuhet në letrën e Rektoratit të Mjekësisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency