Lista/ Emrat e karburanteve që abuzojnë me cilësinë

0
137

karburant cilesiPërveç mashtrimit me dokumentet, pikat e karburanteve abuzojnë edhe me cilësinë. Kontrolli më i fundit i Inspektoriati Qendror Teknik ka zbuluar tetë pika të cilat kanë prombleme me përmbajtjen e squfurit dhe mungesë dokumentacioni. “Inspektorjati Qëndror Teknik vijon kontrollet në drejtim të respektimit të standardeve përsa i takon tregtimit të gazit dhe naftës e gazit në vendin tonë. Edhe gjatë muajit Maj, inspektorët e drejtorisë së inspektimit të gazit dhe naftës kanë kryer kontrolle në pikat e tregtimit të gazit e naftës në mbarë vendin ku janë konstatuar shkelje të ligjit dhe mosrespektim të standardeve në 8 subjekte”,- thuhet në një njoftim të IQT-s. Sipas statistikave për muajin Maj, nga të dhënat rezulton se në 5 prej këtyre subjekteve është vërejtur mungesë dokumentacioni në lejimin e ushtrimit të aktivitetit të tyre, ndërsa  tre subjektet e tjera janë gjobitur për shkak të mosrespektimit të standardit për sa i takon nivelit të squfurit në naftë dhe pikës së flakërimit.

Listën me emrat e karburantëvedo ta gjeni në faqet e  gazetës Standard

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency