Dënohen deputetët/ Byroja e Kuvendit vërejtje Strazimirit, pezullim me 7 dhe 3 ditë për Ndokën dhe Ndreun, mungon opozita

0
128

Florenc Drizari

byroja“Byroja e Kuvendit vendos të marrë masë disiplinore ndaj deputetëve të përfshirë në këtë incident. Kështu, deputeti Arben Ndoka është pezulluar për 7 ditë nga punimet e Kuvendit, deputeti Pjerin Ndreu 3 ditë, ndërsa për deputetin Gent Strazimiri u mor masa vërejtje për herë të dytë. Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit z. Meta ftoi të gjithë deputetët që të distancohen nga akte të tilla duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe të ruajnë etikën në ushtrimin e funksionit të tyre”

Një ditë pas incidentit të ndodhur në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë mes deputetit të opozitës Gent Strazimiri dhe dy deputetëve socialist, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, Boroja e këtij instituciooni mori edhe masat ndëshkuese. Pasditen e djeshme kryeparlamentari, Ilir Meta, mblodhi Byronë e Kuvendit, duke vendosur që deputeti Arben Ndoka të pezullohet për 7 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa 3 ditë për deputetin Pjerin Ndreu. Ndërsa për deputetin e Partisë Demokratike Gent Strazimiri, u mor masa e vërejtjes, paçka se sipas deputetëve të opozitës ky i fundit ishte u godit nga dy deputetët socialist. Në njoftimin për mediat Kuvendi thekson se masa ndaj deputetit Strazimiri është për herë të dytë, pas incidentit të ndodhur në Komisionin e Ligjeve pak javë më parë, ndërkohë që dy deputetët e PD-së në Byronë e Kuvendit, Sherefedin Shehu dhe Edmond Spaho, nuk morën pjesë në mbledhjen e djeshme edhe kuadër të bojkotit që opozita ka vendosur ndaj institucionit legjislativ.

Sipas njoftimit nga zyra e shtypit, kryeparlamenari Meta u shpreh se pasi është njohur me informacionin e paraqitur nga Garda e Republikës dhe pamjet filmike të ngjarjes, duke kërkuar më pas që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një qëndrim lidhur me ngjarjen e së enjtes.

“Meta theksoi se gjuha fizike e komunikimit është tërësisht e papranueshme dhe se kjo që ka ndodhur dëmton imazhin e Kuvendit dhe deputetëve, prandaj institucioni i Kuvendit distancohet nga ky akt i dhunshëm. Pas diskutimeve, duke u bazuar edhe në rregullore, Byroja e Kuvendit vendosë të marrë masë disiplinore ndaj deputetëve të përfshirë në këtë incident. Kështu, deputeti Arben Ndoka është pezulluar për 7 ditë nga punimet e Kuvendit, deputeti Pjerin Ndreu 3 ditë, ndërsa për deputetin Gent Strazimiri u mor masa vërejtje për herë të dytë. Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit z. Meta ftoi të gjithë deputetët që të distancohen nga akte të tilla duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe të ruajnë etikën në ushtrimin e funksionit të tyre”,-thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat, ndërsa në fund shkruhet se Kryetari i Kuvendit kërkoi nga grupet parlamentare të shprehen sa më parë në lidhje me Projektkodin e etikës i cili është hartuar nga shërbimet e Kuvendit në bashkëpunim me OSBE.

 

Incidenti

Konfrlikti në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë nisi pas disa deklaratave të deputetit Strazimi, duke thënë se: “Është e kotë të dilni para policëve dhe të thoni ‘luftoni krimin’, kur keni deputetë që kanë dalë nga bota e krimit dhe i keni sjellë në Parlament. gjithashtu, keni futur policë që janë shkarkuar nga ministrat tuaj”. Pas këtyre fjalëve pati shkëmbime replikash mes deputetit Strazimir dhe Pjerin Ndret (jashtë mikrofonit), duke kaluar edhe në fyerje mes njëri-tjetrit, ndërsa pak minuta më vonë deputetet e  Kuvendit të cilat ndodheshin në korridorin e këtij institucioni lajmëruan duke hyrën në sallën e seancave plenare konfliktin e nisur mes deputetit Strazimiri, Ndoka dhe Ndreu. Me ndërhyrjen e gardës dhe të deputetëve çdo gjë u rikthye në normalitet, ndërsa seanca plenare u ndërpre nga nënkryetari Vangjel Dule për rreth 15 minuta. Me rifillimin e punimeve kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, kërkoi dënimin e ashpër të gjestit të deputetëve socialist, duke deklaruar edhe bojkotin e opozitës ndaj Kuvendit.

 

 Presidenca ndryshon simbolet, flamurin, logon dhe dekoratën “Nënë Tereza”

Presidenca do përdorë si flamur të institucionit të saj një flamur me ndryshime të dukshme nga ai që përdoret në stemën e Republikës. Kreu i shtetit Bujar Nishani ka miratuar simbole e institucionit te presidentit për flamurin që do përdorë ky institucion, logon dhe dekoratën “Nënë Tereza”. Për shpalljen e fituesit të simboleve të Presidencës u zhvillua dhe konkursi përkatës ku në përfundim u miratuan punimet e autorit, Ylli Beqiri. Në faqen e Presidencës thuhet se është pranuar një prej simboleve me të lashtë të përdorur nga prijësit shqiptarë ku përkrenarja e Skënderbeut është vendosur mbi shqiponjë drejt dhe jo siç është në stemën e Republikës me pozicion majtas. Por në argumentin e Presidencës ky pozicion është zgjedhur i tillë për të simbolizuar paanshmërinë dhe vendosmëri në përfaqësimin e unitetit kombëtar. Ndryshime ka pësuar dhe shqiponja si dhe gjethet e dushkut. Shqiponja e zgjedhur në flamurin e Presidencës ka ndryshime të dukshme me shqiponjën që përdoret si simbol i flamurit tonë kombëtar në të gjitha protokollet shtetërore zyrtare. Ne flamurin e Presidencës janë futur si elemente shtese gjethet e dushkut por që në argumentin zyrtar të Presidencës thuhet se këto janë përdorur nga mbreti Gent i Ilirëve dhe përfaqësojnë jetëgjatësinë, forcën dhe dinjitetin. Logo e Presidencës do jetë kjo që paraqitet në këtë foto ku simbolet kryesore do jenë sërish shqiponja, përkrenarja dhe kurora e dushkut të njëjtat si në flamurin presidencial. Në dekoratën “Nene Tereza” në qendër është portreti i shenjtores së madhe shqiptare  ku teksti brenda saj është kaligrafi origjinale e Nënë Terezës, dhe degët e ullirit poshtë saj simbolizojnë dëshirën për paqe. Ngjyra e medaljes do të jetë ajo e floririt të bardhe apo argjendit. Ndërsa forma e medaljes do të jetë katrore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency