Procedurat për shitjen e trojeve/ Toka dhe ndërtesat, tabela me sipërfaqet që do të falë shteti për çdo m2

0
206

shitja_e_pronaveKur objekti është me dy a më shumë kate dhe në të ka disa pronarë, atëherë shitja e truallit të bëhet në bashkëpronësi, sipas pjesëve takuese

 Publikohet tabela se sa sipërfaqe shtesë do t’i japë shteti çdo subjekti që do të blejë truall.

“Shitja e truallit të pashitur, sipërfaqe e domosdoshme të ndërmarrjeve dhe objekteve shtetërore, të privatizuara nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, degët e saj në rrethe, nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore, me degët e saj në rrethe, të bëhet, në përputhje me këtë vendim, nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike në Ministrinë e Financave, sipas genplanit dhe dokumentacionit në momentin e privatizimit të tyre. “Kjo drejtori kryen edhe shitjen e trojeve të ndërmarrjeve e objekteve të tjera shtetërore, të privatizuara para krijimit të këtyre agjencive, si dhe të truallit të ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.8.1991 e në vazhdim, sipas genplaneve dhe dokumentacionit në kohën e lëshimit të lejes së ndërtimit, në të cilin janë përcaktuar objekti apo sheshi i ndërtimit, si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave të shitura, ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore”, – thuhet në vendimin e qeverisë që tashmë është publikuar në fletoren zyrtare. Kur objekti është me dy a më shumë kate dhe në të ka disa pronarë, atëherë shitja e truallit të bëhet në bashkëpronësi, sipas pjesëve takuese. Në rastet kur në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike në Ministrinë e Financave, mungon dosja e privatizimit të objektit, genplani, akti i dorëzimit apo dokumente të tjera të momentit të privatizimit, për arsye objektive, kopja e dosjes së vlerësimit e konfirmuar (privatizimit apo dokumentacionit që i mungon dosjes) të objektit ose ndërmarrjes do të kërkohet në degët e shoqërive publike, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në juridiksionin e të cilave ndodhet objekti, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave ose Arkivin Shtetëror Vendor, arkivat noterialë, apo çdo institucion tjetër ku janë të depozituara dokumentacionet përkatëse për këto objekte. Po kështu, do të veprohet edhe për dokumentacionin e dhënies së lejes së ndërtimit, genplanit të miratuar sipas lejes së ndërtimit, për rastet e ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.8.1991 e në vazhdim, si dhe të objekteve apo ndërtesave, ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore.

 

Aplikimi

Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike në Ministrinë e Financave kërkon pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe zyrës përkatëse vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme konfirmim për statusin e truallit, çmimin përkatës të shitjes, të përcaktuar në hartën e vlerës dhe hartën treguese, me të dhënat e nevojshme gjeografike për zonën përkatëse, brenda ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së përcaktuar, për rastet kur privatizimet janë kryer nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe degët e saj në rrethe, nëse dosja e privatizimit gjendet e rregullt, si dhe nëse dokumentacioni i dorëzuar nga ana e kërkuesit është i rregullt. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i kthen përgjigje Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Ndërsa, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, i përcjellin kësaj drejtorie hartën treguese përkatëse, me të dhënat e nevojshme gjeografike dhe statusin e truallit që kërkohet të privatizohet. Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, kryen shitjen e truallit dhe lidhjen e kontratës vetëm në rastet kur trualli ka pronar shtetin, pavarësisht nëse për truallin në fjalë ka vendim për njohje nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve apo Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Organet e qeverisjes vendore apo çdo organ tjetër shtetëror në territorin e të cilit ndodhet objekti, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, i përcjellin kësaj drejtorie, përkatësisht, vërtetimin që subjekti kërkues ka paguar qiranë e truallit nga data e lidhjes së kontratës së shitjes së objektit deri në datën 7.6.2010, si dhe koeficientin e bashkëpronësisë për objektet me dy a më shumë kate. Drejtoritë rajonale tatimore, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, duhet të konfirmojnë pagesën për taksën e përdorimit të truallit nga data 7.6.2010 deri në momentin e paraqitjes së kërkesës për blerjen e truallit.

 

Dokumentet

Personi fizik apo juridik privat, i cili do të blejë truallin e ndërmarrjes ose të objekteve që janë privatizuar më parë apo ndërtuar sipas lejeve të ndërtimit si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave, ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore, në përputhje me përcaktimet e këtij vendimi, duhet të paraqesë në dy kopje, në Ministrinë e Financave, për Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, dokumentet e mëposhtme:

– Kërkesën, me shkrim, për blerje të truallit

– Vërtetimin hipotekor apo kartelën e pasurisë, për objektin apo objektet që ka në pronësi, të lëshuar nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, së bashku me hartën treguese të pasurive të paluajtshme, të përditësuar, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e paraqitjes së kërkesës

– Kopjen e noterizuar të kontratës së shitjes së objektit apo të ndërmarrjes, lëshuar nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore dhe nga ndërmarrjet përkatëse, përpara krijimit të agjencive, si dhe fotokopjen e noterizuar të genplanit ose të planimetrisë së objektit apo të ndërmarrjes (në çastin e privatizimit)

– Kopjen e noterizuar të lejes së ndërtimit, genplanin e miratuar sipas lejes së ndërtimit, për rastet e objekteve të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.8.1991 e në vazhdim

-Kopjen e noterizuar të kontratës së blerjes, bashkë me genplanin përkatës për objektet apo ndërtesat, ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore

– Deklaratën noteriale në 2 (dy) kopje origjinale, që vërteton se nuk ka konflikt me të tretët

– Vërtetim nga organet e pushtetit vendor për pagesën e qirasë së truallit në përdorim nga data e lidhjes së kontratës së shitjes apo dhënies së lejes së ndërtimit deri më datën 7.6.2010

– Vërtetim nga zyrat rajonale tatimore për pagesën e taksës së përdorimit të truallit nga data 7.6.2010 deri në momentin e paraqitjes së kërkesës për blerjen e truallit.

 

Qiraja

Vlera e qirasë së tokës, e arkëtuar pranë organeve të qeverisjes vendore apo organeve të tjera shtetërore me të cilat subjektet kanë lidhur kontratë qiraje, ndahet:

– 70%, për buxhetin e shtetit

– 30%, për organin e qeverisjes vendore apo organin shtetëror përkatës

 

Vendimi/ Qeveria shton 100 punonjës me kontratë të përkohshme për ALUIZNI-n

Këshilli i Ministrave i ka shtuar 100 punonjës me kontratë të përkohshme Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Punonjësit do të punojnë në një afat të shkurtër nëpër drejtoritë e ALUIZNI-t, nëpër rrethe. “Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2014 në njësitë e qeverisjes qendrore është 865 veta”, – përcakton vendimi i qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency