Zgjedhjet në PD, Basha në Lezhë dhe Mirditë: Përdoreni me zgjuarsi votën për të zgjedhur më të mirët

0
151

Kreu i PD-së/ Basha: Rama-Meta, vizion i vjetëruar, ne promotorë të lirisë e zhvillimit

basha ne lezheKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të turit zgjedhor për krerët e PD-së në rrethe, mori pjesë në kuvendet kombëtare në Mirditë dhe Lezhë. Basha tha se zgjedhja e drejtuesve të partisë me votë është një vlerë e jashtëzakonshme, ndërsa ka apeluar për dëmokratet që ta përdorin me zgjuarsi dhe me përgjegjësi për të zgjedhur më të mirët.

“Sfida dhe qëllimi kryesor i këtyre zgjëdhjeve që po zhvillohen në të gjithë piramidën ka qënë dhe është të nxjerrim me votë ekipet e fitorës. Kjo është një sfidë e përbashkët, një sfidë e gjithë anëtarëve nga i pari tek i fundit.  Jeni ju që vendosni, jeni ju që zgjidhni me votë të lirë.  Kemi venë votën e lirë në themel të organizimit dhe sistemit të karrierës në Partinë Demokratike . Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme, është një vlerë që duhet të dimë ta përdorim me zgjuarsi dhe me përgjegjësi. Ne do të ruajmë e do të zhvillojmë me tej në publik reputacionin e një partie të  mirë duke zgjedhur mirë”,-tha Basha.

Duke sjellë në vëmendje situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi, Basha ka bërë të ditur se demokratët në platformën e tyre qeverisëse, do te orientohen më mirë drejt sipërmarrjes së lirë,  drejt Shqipërisë që punon e kërkon të punojë.

“Me Edi Ramën dhe Ilir Metën, për fat të keq, nuk foli dhe nuk po flet dot një plejadë e re dhe një vision i ri i së majtës shqiptare. Foli dhe po flet, kam bindjen se për herë të fundit, një vizion i vjetër dhe i vjetëruar që e shikon pushtetin si sulltanat personal. Përballë këtij realiteti të hidhur, ne kemi e duhet të zhvillojmë më tej  alternativën tonë të lirisë dhe zhvillimit, duke u orjentuar më mirë dhe më fuqishëm se deri tani drejt lirisë si promnotor zhvillimi, drejt sipërmarrjes së lirë, të vogël, të mesme dhe të madhe, drejt Shqipërisë që punon, krijon dhe prodhon në bazë të kësaj aksiome që e kemi vendosur në radhët tona si kryesore dhe vendimtare; nismës së lirë dhe  konkurencës së lire”,-deklaroi Basha.

Ndërkaq, dy ditë më parë Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në qytetin e Kuçovës, ku mori pjesë në kuvendin zgjedhor të kësaj dege. Duke e përqendruar fjalën e tij tek procesi zgjedhor brenda forcës më të madhe opozitare, kryedemokrati vlerësoi votën e anëtarësisë së PD-së. Sipas Bashës, duke zgjedhur përmes votës më të mirët për t’i drejtuar strukturat e Partisë Demokratike, sot, dhe në qeverisjen e vendit nesër, PD do të ringrihet më e fortë dhe do t’i përgjigjet më mirë pritshmërive të qytetarëve të cilët sot kanë kthyer shpresën drejt kësaj partie. “Edhe në vitet apo ditët më të errëta të opozitës ne kemi dalë para shqiptarëve kryelartë dhe jemi kthyer si shumicë morale, pastaj politike, jo duke u matur se kush e ka bashibozukun më të fortë se kush ka bërë më shumë burg e kush ka qenë më i fortë në atë burg, por duke u nxjerrë këtyre kriminelëve, këtij llumi të shoqërisë, forcën e vërtetë të demokratëve që janë më të mirët, më popullorët, më të vendosurit, më të përkushtuarit, më të sinqertë me qytetarët”, – theksoi Lulzim Basha, kryetari i PD-së. Në zgjedhjet e zhvilluara në degën e PD-së në Kuçovë u shpall fitues kandidati Vebi Luzi, ndërsa në degën e PD-së në Mirditë u zgjodh kryetar Bardhok Filopati.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency