Basha për zgjedhjet/ “Detyrim llogaridhënia para çdo anëtari të PD-së, drejtuesit të reflektojnë vlerat e demokracisë”

0
125

 Gëzim Saliu

Basha ne Lushnje e mireeeeeeeeKreu i PD-së: Pozita më e keqe është kur të drejton kurrkushi, i padituri dhe i paafti

Çdo kandidat që do të drejtojë strukturat e PD-së duhet të reflektojë vlerat e demokracisë dhe shtetit ligjor. Ky ishte mesazhi që dha dje nga Lushnja, kreu i demokratëve Lulzim Basha për procesin zgjedhor brenda demokratëve që po zhvillohet në të gjitha rrethe e vendit, duke theksuar se vetëm me këto vlera ato mund të mbështesin projektin politik të ringritjes, bashkimit, përtëritjes dhe hapjes së PD-së. “Sot gjithkush mund ta konfirmojë thënien e vjetër se pozita më e keqe është ajo kur të drejton kurrkushi apo siç mund ta përkthejmë në gjuhën e sotme, i padituri, i paafti, i pavirtytshmi. Drejtuesit e mirë nuk e kanë të shkruar në ballë. Ata janë apo bëhen të tillë në raport me alternativën tonë politike të lirisë dhe demokracisë, ata janë dhe bëhen të tillë në raport me përkushtimin e tyre ndaj vlerave të zhvillimit, të nismës së lirë dhe sundimit të ligjit, janë dhe bëhen të tillë në raport me kontributin që kanë dhënë, japin dhe do të japin në PD. Janë dhe mbeten të tillë në raportin që kanë dhe ndërtojnë me projektin tonë me projektin tonë të opozitës dhe të opozitarizmit të mbështetur në fakte, argumente dhe arsye, projektin politik të lirisë, ringritjes, bashkimit, përtëritjes dhe hapjes”, – tha Basha duke u shprehur i bindur se këto vlera po reflektohen e do të reflektohen në votën e anëtarësisë dhe në zgjedhjen e tyre.

 

Mesazhi

Në fjalën e tij në kuvendin zgjedhor të PD-së në degën e Lushnjës, Basha përcolli mesazhin për të gjithë të zgjedhurit e rinj dhe ata që pritet të zgjidhen në ditët në vijim, nga niveli më i ulët drejtues i strukturave të PD-së, deri në nivelin më të lartë. “Ky është momenti i një përgjegjësie të madhe për secilit prej jush para anëtarëve te Partisë Demokratike që ju ka mandatuar dhe ju ka besuar, që pret shumë prej jush dhe ka varur shume shpresa tek Partia Demokratike. Ne kemi detyrimin t’i përfaqësojmë me nder këta demokratë që na kanë besuar. Kemi detyrimin të mos i zhgënjejmë, por të jemi në nivelin e pritshmërive të tyre. Kemi detyrimin të jemi transparentë dhe llogaridhënës në çdo moment para tyre për çdo gjë”, – deklaroi kreu i PD-së. Pas zhvillimit të zgjedhjeve në tre degë si Mat, Lushnjë dhe Sarandë, këtë javë pritet të vazhdojë procesi në degët e tjera që do të paraprihen nga Lezha e do të mbyllen me zgjedhjen e krerëve të rinj të PD-së në qytetet e vendit. Parashikohet që në mes të korrikut, forca më e madhe e opozitës të ketë përfunduar procesin e zgjedhjeve në bazë, për t’u bërë gati për zgjedhjen e drejtuesve në qendër. Në përfundim të këtij procesi do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, Kombëtar, forumi më i lartë i Partisë Demokratike, që ka mandatin të ndryshojë statusin e partisë dhe të zgjedhë Këshillin Kombëtar. Ndërkaq më pas do të jetë Këshilli Kombëtar i cili do të zgjedhë kryesinë e re, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarët e çështjeve specifike.

 

 Ish-kryeministri/ Berisha: Sulm ndaj drejtësisë, Rama dhe kupola e tij të lidhur me krimin

Ish-kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha ka reaguar dje ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për sistemin e drejtësisë duke i cilësuar si sulme të drejtpërdrejta. Sipas tij, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij  janë të lidhur me krimin dhe trafiqet. “Sot Edi Rama shpërtheu egërsisht kundër drejtësisë, e cila në kundërshtim me ligjin ka liruar kriminel dhe trafikante dhe këto akte të shëmtuara dhe të dënueshme kanë ndodhur. Por ka dhe më keq. Rama vetë personalisht është politikani me i lidhur me krimin dhe bandat e tij. Në Shqipëri nuk ka njeri që nuk di lidhjet e tij të ngushta me bandën e rrugës së Kavajës dhe bashkëpronësinë e tij me këtë bandë në kinema Republika”, shkruante Berisha  në rrjetin social facebook. Më tej, në mesazhin e tij ish-kryeministri theksoi se,: “çdo njeri i njeh lidhjet publike të Ramës me bandat e Lushnjës, Durrësit, Hakmarrjen për Drejtësi, Dritan Dajtit. boset dhe anëtarët e këtyre bandave kanë marrë dënimet e merituara nga drejtësia shqiptare. Por edhe sot Rama është mburoja e tyre politike. Rama vetë ka përfshire vrasës, trafikante, pengmarrës në grupin parlamentar dhe në krye të PS. Është vetë Rama që trafikantë, vrasës, përdhunues të tipit Danaj i ka vendosur në nivelet më të larta të piramidës së administratës së tij”, tha ai.  Në këtë kontekst, Berisha pohoi se emërimet në administratë nuk janë bërë nga gjykatës apo prokurorë, por nga vetë kryeministri. “Këto emërime nuk i kanë bërë gjykatësit apo prokurorët e inkriminuar por i ka bërë vetë Rama me Koçot e tij dhe aleancën e qelbësirave qe krijuan për të ardhur ne pushtet dhe e vendosen ne pushtet!”, përfundoi Berisha.

 

 Me Presidentin e Gjykatës së Strasburgut/ Peleshi: Çështja e pronave, problem serioz për qeverinë

Zv/kryeministri Niko Peleshi deklaroi dje se zgjidhja e çështjes së pronave është një prioritet serioz për qeverinë shqiptare. Pas një takimi pune me Presidentin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Dean Spielmann, Peleshi  theksoi se, mekanizmi për kthimin dhe kompensimin e pronave do t’i japë fund sorrollatjeve të pafund të pronarëve. Vetëm pak ditë më parë, Këshillimi i Europës, pas kërkesë së parashtruar nga qeveria, ka shtyrë me një vit marrjen në shqyrtim të dosjeve të pronave të paraqitura në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency