Zvicra arrin fitore “in extremis” ndaj Ekuadorit

0
150

zvicra_1478Skuadra Hlevte arriti të merrte fitoren vetëm në minutat shtesë ku pas pasit nga Rodrigez do të ishte Seferoviç ai që do t’i jepte skuadrës së tij avantazhin

Një fitore më shumë mund e Zvicrës që merr fitoren e parë. Ashtu si në botërorin e 2010 ku e nisi me fitore ndaj Spanjës, skuadra e Hitzfeld ka arritur një sukses edhe ndaj Ekuadorit. Ndeshja nuk ishte e e lehtë për Shaqirin me shokë. Kjo pasi ju desh minuta e fundit për të shënuar edhe golin e fituar. Sfida nisi me një ritëm të lartë që në minutat e parë. Ritëm i cili më pas solli edhe gabime nga të dyja kampet në mesfushë kjo edhe për shkak të presionit që bëhej për topin. Ndërkohë që vetëm në minutën e 10-të do të vinte edhe goditja e parë e topit. Do të ishte Xherdan Shaqiri ai që do të godiste por pa rezultat. Ndërkohë që në minutat më pas u vu re një ngadalësim i lojës nga të dyja skudrat kjo pasi i duhej të ruheshin nga gabimet. Nuk do të vononte shumë dhe do të vinte goli i parë. Do të ishte futbollisti i Ener Valencia ai që do të shënonte për Ekuadorin duke befasuar kështu zvicerianët që do ta shikonin veten e tyre në disavantazh. Ndërkohë që skuadra latine nuk do të mjaftohej me kaq por përfitoi nga hutimi i hlevtëve duke rrezikuar përsëri. Goditje këto që duket se zgjojnë Berhamin me shokë të cilët fillojnë që të vihen në kërkim të golit. Zvicerianët ishin nisur para sfidës si favoritë, por gjërat ishin shumë të vështira pasi Ekuador bën një lojë të rëndë në aspektin fizikë. Të kuqtë tentojnë me çdo kusht të rrezikojnë nga krahët por që ndalen shumë mirë nga mbrojtja e Ekuadorit që tregohej mjaft e rrezikshme dhe në kundërsulm. Kur kishin vetëm pak minuta nga mbarimi i pjesës së parë do të ishte Ayvor ai që do të ishte shumë afër golit për ekuadorianët, por që do të gabonte në momentin e fundit. Kështu të dyja skuadrat shkojnë drejt dhomave të zhveshjes me Ekuadorin që ruan avantazhin. Pjesa e dytë do të ishte edhe më emocionante pasi do të sillte edhe përmbysjen e zvicerianëve. Risia do të ishte Mehmedi i cili ishte dhe lojtari kyç që i dha shpëtimin Zvicrës. Kosovari do të arrinte vetëm shtatë minuta pas futjes së tij në fushë të shënonte. Një gol që befason Hitzfeld që nuk besonte se do të vinte asgjë nga një korne. Kosovari arriti të reagojë mjat mirë me kokë duke mposhtur gardianin e Ekuador. Ndeshja do të ndizej edhe më shumë pasi barazimi nuk i duhej asnjërës prej skuadrave që u vunë kërkim të golit. Lufta më mesfushë ishte e madhe. Skuadra e Ekuadorit përdorte shpejtësinë e skuadrës për të bëfaasuar Zvicerianët të cilët reagonin në mënyrë konfuze në mbrojtje. Ndërsa helvetët ishin ata që mundoheshin të presionin nga krahët duke u munduar që  me anë të Mehmedit apo dhe Lihshtajner të çonin topa drej qëndrës aty ku gjendej Shaqiri. Lojtari i Bajern bëri një punë mjaft të mirë për skuadrën edhe pse nuk u dallua. ishte Drmiç ai që shënoi për Europianët por që pozicioni ishte i pavlefshëm dhe goli nuk do të quhej. Janë blutë ata që do të rrezikojnë dy herë portën e Bengalios por gardiani zviceran dhe mbrojtja do të reagojë mjaft mirë. Ndërkohë që hyjnë minutat shtesë ndeshja dukej se do të mbyllej me barazim. Ndërkohë që atehëre kur nuk pritej do të vinte edhe goli që do ti jepte fitoren zviceranve. Pas një sulmi të Ekuador do të ishte Berhami ai që do të ndalonte gjithçka. Kosovari do të bënte një sprint deri në mesfushë për t’ja lënë topin fazës ofensive. Ndërkohë që më pas do të ishte Rodrigez ai që do të fuste një top nga krahu për në qëndër të zonës  aty ku Serfeviç do të godiste drejt portës duke e çuar skuadrën e tij në avantazh. Kështu me këtë fitore Zvicra merr një tre pikësh mjaft të rëndësishëm për vazhdimësinë në grup.

 

 Xherrard: Italia në superformë

Xherrard nuk ka ankesa pas disfatës së Anglisë në Kupën Botërore nga italia. Claudio Markizio dhe Mario Baloteli të dy shënuan për italianë, duke e futur në sandviç golin e barazimit të Daniel Starrixh. “Ata na shkaktuan shumë probleme në krahun e majtë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ne ia dolëm më mirë me këtë. Shumicën e pjesës së dytë ne e luajtëm në pjesën e tyre”. “Pavarësisht rezultatit sonte ne duhet të mposhtim Uruguain të enjten. Është diçka e patjetërsueshme. Ne nuk ishim të sigurt se sa italia është përmirësuar prej dy vite më parë, por ata gjetën mekanizma shtesë. Megjithatë ne luajtëm në nivel të tyre gjithë kohën”. “Në këtë nivel është shumë mizore. Ju mund të përpiqeni fuqishëm dhe të dilni me asgjë. ishe një mbrëmje e vështirë. ishte e ngrohtë, lagështi – ishte fushë e vështirë – ishte e thatë. Por nuk ka arsyetime. italia ishte shumë e mirë”, ka thënë mesfushori

 

Balotli: Golin ja dedikova të fejuarës

Mario Baloteli, është krenar pasi italia mbrëmë shënoi fitore 2-1 ndaj Anglisë në ndeshjen e parë të tyre në Botëror. Goli i Balotelit ishte vendimtar në ndeshje, pasi Daniel Starrixh më herët kishte neutralizuar golin e parë të ndeshjes të shënuar nga  Claudio Marchisio. “Jam shumë i lumtur, ishte një emocion vërtet unik. ishte ndeshja ime e parë në Kupën e Botës dhe një ndjenjë e mahnitshme për ta përjetuar. ia dedikoj golin gruas time të ardhshme dhe familjes time”, ka thënë sulmuesi i Milan. Sulmuesi italian zbuloi fejesën gjatë kësaj jave, pasi ia bëri pyetjen të dashurës së tij Fanny Neguesha në kampin stërvitor të italisë në Brazil.

 

 Murinjo: Fabregas, lojtari që më duhej

Mourinjo  u shpreh se Çesc Fabregas do t’i ofrojë një dimension të ri skuadrës së Chelseat. Mesfushori spanjoll të enjten kompletoi transferimin në Stamford Bridge, ku ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. “Cesc është një lojtar i shkëlqyer, i cili i jep një dimension të ri skuadrës sonë”. “Ai është ndryshe nga Matiç, Ramires dhe Oskar. Me të kemi një mesfushë të plotë”. “Doja një mesfushor me një stil të veçantë dhe tashmë e kam”. “Biseduam vetëm pesë minuta dhe sqaruam gjithçka. Ai i di mendimet e mia”, ka thënë portugezi për mediat spanjolle.

 

 Juventus afër akordit me Sançez

Mançester Junaitid rrezikon të mposhtet nga Juventusi në garën për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, Alexis Sançez. Tutosport bën të ditur se klubi italian ka një marrëveshje me Sanchez, por po dështon të gjejë marrëveshje për shumën e transferimit me klubin spanjoll. Juventusi është i gatshëm të ofrojë vetëm nga 12 deri në 14 milionë funte, por katalanasit shpresojnë të pranojnë 20 milionë për kilianin. Megjithatë, duket se një mesatare prej 16 milionë funtesh mund të jetë e mjaftueshme për ta transferuar atë. Junaitid po ashtu ishte i interesuar për Sanchez, por lojtari nuk është i interesuar të transferohet në Old Trafford.

 

Morata kërkon transferimin te Juventus

Alvaro Morata, dëshiron të kalojë te Juventusi gjatë këaj vere. Sipas Tuttosport, agjenti i lojtarit të Realit i ka dhënë një ultimatum skuadrës spanjolle ta shesë atë te kampionët e italisë gjatë kësaj vere. Nëse nuk do të shitet gjatë kësaj vere, ai ka kërcënuar se do të largohet si agjent i lirë pasi kontrata e tij të skadojë verën e ardhshme. Morata është lidhur me një huazim te Villarreali, derisa për të i interesuar vazhdon të jetë edhe skuadra angleze Arsenal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency