Vajza më e urryer bëhet Mbretëreshë e Bukurisë

0
148

holliee-okNjë vajzë  nga Britania e Madhe e cila ishte subjekt e një fushate urrejtjeje në shkollë sepse ishte e “shëmtuar”, ia ka dalë që të luftojë moshatarët e saj duke u kthyer në një Mbretëreshë të bukurisë.

Hollie Robinson kishte tentuar vetëvrasjen dhe për gati dy vite me radhë, shkolla i ishte kthyer në ferr. Ajo mbyllej në tualet gjatë pushimit në mënyrë që të mos përballej me abuzimin psikologjik dhe verbal nga fëmijët e shkollës që prej moshës 11 vjeç.

Situata e kësaj vajze u rëndua edhe më shumë kur mori një email të firmosur nga 200 veta dhe ku shkruhej: “Kush mendon se Hollie Robinson duhet të vrasë veten?”

Ajo u rrit e vetme teksa duroi moshatarët që e quanin të shëmtuar dhe “qen”, derisa në moshën 17-vjeçare Hollie u pikas nga organizatorët e një spektakli veshjesh dhe pas kësaj mori pjesë në një sërë eventesh të tjera bukurie.

Tashmë 22 vjeç, Hollie u kurorëzua Miss West Lancashire në 2011-ën dhe Miss Blackpool po në të njëjtin vit.

Përveç kësaj, ajo arriti të shkonte në finalen e Miss Anglisë dhe këtë vit do të jetë pjesë e Miss International dhe Intercontinetal 2014.

Tallja nga bashkëmoshatarët në shkollë apo ambiente të tjera është një fenomen tepër i përhapur në SHBA dhe në Europë. Vitet e fundit, ky fenomen është kthyer në një problem serioz,  pasi për shkak të keqtrajtimit shumë adoleshentë arrijnë deri në vetëvrasje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency