Çfarë ndryshon/ Si penalizohen 70% e punonjësve me skemën e re të pensioneve

0
143

penalizimi i pensionevePenalizohen : Punonjësit e biznesit fason, punonjësit me paga të ulta në shtet, infermierët, sanitaret, mësuesit në arsimin e ulët dhe fillor, edukatoret dhe të gjithë punonjësit e tjerë të cilët janë deklaruar me një pagë më të vogël se 450-500 mijë lekë

 Punonjësit aktualë në shtet apo në privatë, nuk pritet të përfitojnë një pension më të lartë me skemën e  re të pensioneve, se ai që do të përfitonin nëse do të mbushin sot 60 apo 65 vjeç. Ky promblem po ngritet çdo ditë dhe nga sindikatat e pavaruar të cilat kërkojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët se skema e re nuk është e duhura për Shqiprinë. Ashtu siç e parashikon dhe formula, me skemën e re të pensioneve duhet të derdhës sa më shumë kontribute për të përfituar një pension më të lartë. Sipas përfaqësuesve të sindikatave për të përfituar pension të lartë një punonjës duhet të jetë i deklaruar me minimumi 500 mijë lekë të vjetra. Kjo për shakun e vetëm se të dyja formulat që janë propozuar për reformën e pensioneve “të detyrojnë” të derdhësh sa më shumë kontribute për të përfituar më shumë. Formula e parë P = PS + Sh ku P është masa e pensionit mujor, PS është pensioni social, masa e të cilit është jo më e lartë se sa masa e pensionit të pjesshëm që arrihet nga skema kontributive dheSh është shtesa vlera e së cilës është 1% e vlerës së bazës së vlerësueshme për çdo vit, e cila përfaqëson raportin e kontributeve mesatare në vitin aktual me kontributet mesatare të viteve të mëparshme. Duke bërë një llogaritje të thjeshtë ku masa e pensionit social do të jetë rreth 66 mijë lekë (të vjetra), punonjësit duhet të paguajnë sa më shumë kontribute në mënyrë që të rritet shtesa e vlerës e cila është  1%.

 

Logaritjet

Nga këto të dhëna, bie në sy se do të disfavorizohen një sërë kategorish, duke filluar nga punonjësit e biznesit fason, punonjësit me paga të ulta në shtet, infermjerët, sanitaret, mësuesit në arsimin e ulët dhe fillor, edukatoret dhe të gjithë punonjësit e tjerë të cilët janë deklaruar me një pagë më të vogël se 450-500 mijë lekë. Të gjitha këto kategori do të marrin një pension jo më shumë se ai që do të merrnin nëse do të dilin sot ne pension (me skemën aktuale). “Një punonjës ka dalë sot në pension dhe merr 160 mije, nesër me aplikimin e kësaj skeme do të marrë 100 mijë. Gjithë punonjësit e Shqipërisë, ta keni të qartë nga niveli i pagës 480 mijë e poshtë i ka ky version që une ju thashë. Do i hiqen 35 mijë deri në 60 mijë lekë të pensionit. Vetëm pensionet më të larta, rrogat më të larta, pra çka struktura të qeverisë dhe deputetëve të tyre do të kenë pensione të larta”- përmend Gëzim Kalja, kreu i sindikatave të pavaruar. Po kështu punonjësit do ti penalizojnë dhe rritja e viteve të kontributeve nga 35 vite në 40 vite dhe heqja e viteve të Universitetit si vite kontributesh për femrat. Këto masa rrezikojnë që të çojnë pjesën më të madhë të punonjësve drejt një pensioni social (66 mijë lekë) dhe jo një pension të plotë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency