Guardia di Financa sekuestron mbi 1 ton kanabis në portin e Barit, vinte nga Durrësi

0
132

Anxhela Tato

Policia e Barit, lënda narkotike ishte fshehur në një kamion, u zbulua gjatë një kontrolli në port

Arrestohet 34-vjeçari shqiptar me precedentë penale, droga ishte e ndarë në 1177 pako me vlerë 13 mln euro

 

droge-e-sekuestruar_4Tahiri premton nga Dropulli ndërhyrjen me çdo kusht në zonat e drogës, nga trau i doganës së Durrësit kalon maunia me 1270 kg kanabis. Si për ironi të fatit nga ana e mediave italiane është publikuar lajmi i një super operacioni të zhvilluar nga policia e Barit për sekuestrimin e drogës shqiptare, në një kohë që në vendin tonë ka nisur propaganda e fuqishme antikanabis për monitorime nga ajri dhe krehje zonash. Por çuditërisht lënda narkotike arrin që të kalojë doganën duke përfunduar në vendin fqinj Italinë. Pothuajse çdo dit nga ana e Guardia di Financa zbulohen banda shqiptare apo shpërndarës të drogës me prejardhje nga vendi ynë. Ndonëse masave në rritje dhe premtimit për shtrëngimin e kontrolleve nga blutë droga arrin që t’i kapërceja barrierat duke përfunduar në tregun e zi të vendeve fqinj. Trafik me avion, e fshehur nëpër blloqe betoni apo nëpër mobilje, thyen çdo pengesë të krijuar nga policia. Ndërkohë që nga ana tjetër trumbetohet plani i bluve për shkatërrimin e çdo rrënje kanabis, sasi e zbuluar jashtë kufijve as që mund të krahasohet me sasinë që asgjësohet në vendin tonë. Ndonëse në kulmin e aksion antikanabis nuk parandalohet dot sekuestrimi i lëndëve narkotike më përpara se të kalojnë vijën e kufirit, ku ndërhyjmë uniformat blu të vendeve fqinje. Gjatë një konference disa ditore mes përfaqësuesve të prokurorisë nga zv/prokurori i Antimafias së Leçës u konkludua se Shqipëria vijon të jetë një portë hyrëse e drogës në rajon, ku ka pasur një rritje të sasisë që tentohet të trafikohet nga Shqipëria. Më shumë se sa sekuestrimi i lëndës narkotike është rritur sasia që ka hyrë në Itali. Një formë e trafikut bëhet nëpërmjet emigracionit të jashtëligjshëm, kështu që jo e gjithë sasia e lëndës narkotike është e destinuar të konsumohen aty, një sasi është e destinuar për vendet e Evropës veriore.

Aksioni Itali

Rreth 1270 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar ditën e djeshme në Itali, si dhe është arrestuar një shtetas shqiptar. Droga që vinte nga Shqipëria, e nisur nga Durrësi, ishte fshehur në një kamion. Aksioni i Guardia di Finanza në Bari, ka mundur të sekuestrojë lëndën narkotike gjatë një kontrolli të ushtruar në port. Gjatë kontrollit të mjeteve që kishin mbërritur në port, u gjet droga e fshehur në kamion, e cila ishte paketuar më 1177 pako. Ndërkaq në pranga është vendosur një shqiptar 34 vjeç, lindur në Berat e banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjet. Hetuesit patën dyshime lidhur me mënyrën e çuditshme të planifikimit të udhëtimit, nisur edhe nga mënyra e ndryshme e mjetit të përdorur për transport, duke bërë kështu një inspektim të plotë të automjetit, me ndihmën e rrezeve X. Në sajë të kontrollit u zbulua lënda narkotike, duke shmangur kalimin e drogës në tregun klandestin, shitja e së cilës llogaritej të kapte shifrën 13 milionë euro. 34-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës, dhe është dërguar në burgun e Barit, ndërsa mjeti i përdorur për transportin e kanabisit është konfiskuar.

Tepelenë

Në Tepelenë vijoi edhe ditën e djeshme operacioni i forcave të policisë dhe FNSH për të asgjësuar parcela të tëra me hashash. Mësohet se në operacion është përfshirë edhe policia e Gjirokastrës. Mësohet se dje janë asgjësuar më shumë se 3500 fidanë kanabisi edhe pse policia është përballur me kundërshtimin e banorëve të zonës, të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të efektivëve. Të tetë këta persona kanë rënë dje në prangat e policë. Sipas efektivëve, këta persona kanë kundërshtuar me dhunë policinë, kanë thyer xhamat e mjeteve të policisë, kanë bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar me armë zjarri. Të arrestuarit në fshatin Lekdush janë K.Sulmataj, D.Majko, G.Nerguti, N.Muca, M.Kurra, S.Mema, D.Qendro, E.Lusha. Policia ka sekuestruar edhe 3 mjete më të cilat kanë lëvizur personat që hapën zjarr ndaj tyre. Në operacionin antidrogë, sipas burimeve zyrtare, morën pjesë 350 forca policore së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe pesë mjete të blinduara.

Avioni me drogë

Zbulimi i avionit në Divjakë pati reagime dhe në mediat e huaj, ku në një artikull të Corriere della Sera citohej nga një burim i pakonfirmuar ulja e një avioni të ngjashëm në zonën e Emilia Romania. Investigimi i gazetarëve të huaj trajtonte pikërisht këtë formë të re të transportit të drogës, e cila është e leverdishme dhe pa kosto për trafikantët, duke i bërë më të mbrojtur. Çdo pilot mund të marrë nën kontroll një avion sportiv, i cili lejon fluturimin në një distancë të pakapshme nga radarët. Sipas gazetarëve në pikun e sezonit veror ku ka një numër shumë të larët flurimesh si dhe pistash private, është shumë e thjesht që të transportohet drogë pa rënë në sy të policisë. Në këtë shkrim përmendeshin madje rasti i Gjermanisë, ku policia arriti që të shkatërronte një bandë shqiptarësh, të cilët brenda disa viteve kishin kontrabanduar 6.3 tone kanabis .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency