Ndërtimi “thembra e Akilit” e ekonomisë shqiptare

0
165

 Ervin Kaduku

INSTAT: Politika e qeverisë së mëparshme ka kontribuar dukshëm në kapërcimin e krizës

 -Paraqiten me rritje relative sektorët e tjerë. Sipas shifrave që raporton INSTAT, rezulton që politika e qeverisë së mëparshme ka kontribuar dukshëm në kapërcimin e krizës globale

 

Pallate-ne-ndertim

Ndërtimi si sektor i ekonomisë vijon të mbetet në prapavijë, ndërkohë që sektorë të tjerë tregohen më të zhdërvjellët në kontributin e tyre në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Këto konkluzione mund të dalin nga analiza më e fundit e statistikave, të publikuara këto ditë nga INSTAT. Shifra e afarizmit në Ndërtim në tremujorin e katërt 2013, sipas këtyre statistikave, shënoi një rënie në masën 6,9 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës. Po kështu, volumi i ndërtimit ka rënë 9,9 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012. Nga ana tjetër, kjo ka edhe pasojën e vet negative sociale: Numri i të punësuarve në sektorin e Ndërtimit ka rënë 1,7 për qind në tremujorin e katërt 2013 krahasuar me tremujorin e katërt 2012, e po kështu pagat e punonjësve të këtij sektori shënuan një rënie 3,3 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Në përgjithësi, indekset e shifrës së afarizmit në ekonominë shqiptare paraqiten me rritje 2,6 për qind në tremujorin e katërt 2013 në aktivitetet ekonomike krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe 8.9 për qind me tremujorin paraardhës. Indeksi i numrit mesatar të të punësuarve në këta sektorë paraqitet me rritje 8,7 për qind në tremujorin e katërt 2013 dhe pagat me 9,3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me rritje paraqiten këta tregues krahasuar me tremujorin paraardhës, përkatësisht 2,2 për qind dhe 3 për qind.

Por jot ë gjithë treguesit në këtë mes rezultojnë pozitivë.

Industria

Në sektorin e Industrisë, në tremujorin e katërt 2013 shënohet rritje 3,3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës rritja është 5,2 për qind. Në Industrinë Nxjerrëse ka rritje 38,4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 16,2 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës. Në Industrinë  Përpunuese, ky tregues është rritur 0,5 për qind krahasuar me tremujorin e katërt 2012 dhe 3,6 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i prodhimit industrial ka një rënie prej 12,5 për qindësh në tremujorin e katërt 2013 ndaj tremujorit të katërt 2012, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës rezulton një rritje prej 1,4 për qind. Në industrinë nxjerrëse krahasuar me tremujorin paraardhës, numri i të punësuarve është ulur me 3,0  për qind ndërsa pagat u ulën me 11,4 për qind. Krahasuar me temujorin e tretë 2013, volumi i prodhimit në industrinë përpunuese është ulur me 7,9 për qind. Volumi i prodhimit të energjisë, në tremujorin e katërt 2013 paraqitet me një rënie mjaft të ndjeshme, prej 35,1 përqindësh krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës.

 

Tregti

Indekset e shifrës së afarizmit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë paraqesin një rritje me 1,4 për qind në Tregti. Krahasuar me tremujorin paraardhës, rritja e këtij indeksi është 3,8 për qind. Në Hotele, indeksi i shifrës së afarizmit ka shënuar një rënie me 2,0 për qind në tremujorin e katërt 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe po rënie 7,5 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës.

 

Transporti

Shifra e afarizmit, në transportin hekurudhor ka shënuar ulje prej 9,2 për qind në tremujorin e katërt 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2012. Krahasuar me tremujorin e tretë 2013, ky tregues është ulur 5,0 për qind. Kurse në transportin detar ka shënuar rritje minimale prej 0,8 për qind në tremujorin e katërt 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2012. Ndërkohë, përmirësim i ndjeshëm është vënë re në agjencitë e udhëtimit, ku xhiroja është rritur me 54,3 për qind në tremujorin e katërt 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2012.

 

Komunikacioni

Numri i të punësuarve në aktivitetin e komunikacionit është ulur jashtëzakonisht shumë: 25,8 për qind në tremujorin e katërt 2013 krahasuar me tremujorin e katërt 2012. Në të njejtën kohë, pagat në aktivitetin e komunikacionit janë ulur 14,0 për qind në tremujorin e katërt 2013 krahasuar me tremujorin e katërt 2012.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency