Vizita në Kazakistan/ PD, Çollaku e Islami: Rama po orienton Shqipërinë nga Lindja, të bëhen publike marrëveshjet  

0
139

Gëzim Saliu

rama-ne-kazakistanIslami: Komision hetimor për vizitën në Kazakistan. Çollaku: Përflitet se porti i Shëngjinit do t’u lihet ruso-kazakëve, preket pozicioni gjeostrategjik i Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s

 Duke marrë shkas nga vizita e zhvilluar së fundmi nga kryeministri i vendit në Kazakistan, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, aktualisht koordinator i PD-së, Kreshnik Çollaku, tha dje se Rama po e orienton Shqipërinë nga Lindja, duke e larguar edhe më shumë, sipas tij, nga prioriteti i integrimit në Bashkimin Evropian. Duke i bërë thirrje kreut të qeverisë që të bëjë publike marrëveshjet e arritura në Kazakistan, Çollaku theksoi se në mediat e Ballkanit dhe më gjerë është folur se mbi bazën e një akordi të realizuar mes palëve, porti i Shëngjinit do t’u lihet në administrim ruso-kazakëve. “Ndërsa nga njëra anë Shqipëria po lobon, dhe është në pritje të një përgjigjeje për marrjen e statusit kandidat për në BE, Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë entuziastë në Kazakistan, një ndër vendet me aleate të Rusisë. Pak ditë me parë Kazakistani firmosi me Bjellorusinë dhe Rusinë krijimin e Unionit Euroaziatik, një lloj Bashkimi i ri Sovjetik. Në shtypin në Shqipëri, por më tepër në atë të rajonit, janë përfolur marrëveshje politike dhe ekonomike të rëndësishme të diskutuara apo realizuara mes Edi Ramës dhe Nursulltan Nazarbajevit. Përfolja se një ndër portet e rëndësishme në vend do t’u lihet në administrim ruso-kazakëve është një lajm i paneglizhueshëm dhe nëse i vërtetë, kompromenton pozicionin gjeostrategjik të Shqipërisë si vend anëtare i NATO-s”, – shkruante ai në rrjetin social “FB”.

 

Reagimet

Sipas koordinatorit të PD-së, pas këtyre lajmeve në shtypin e huaj, Kryeministri Rama as nuk e ka pohuar lajmin dhe as nuk e ka mohuar atë. Në këtë kontekst, Çollaku theksoi se kreu i qeverisë duhet që të bëjë sa më parë publike termat dhe marrëveshjet e diskutuara në Kazakistan. “Kryeministri Rama ka një precedent me mungesën e transparencën me takime të këtij niveli. Kryeministri Rama nuk bëri asnjëherë publike përmbajtjen e takimit me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, shtatorin e shkuar. Heshtja e Ramës në atë kohë u pasua me përfshirjen e panevojshme të Shqipërisë në aferën e armëve kimike siriane”, – theksoi ai. Më tej, ai bëri të ditur se edhe sot kreu i qeverisë ashtu si më parë po hesht dhe po refuzon të bëjë publike marrëveshjet e arritura në Kazakistan. “Dhënia e porteve një prej aleatëve të Rusisë sot përbën një cenim të sigurisë kombëtare, dhe një dëm vetë interesave kombëtare të shqiptarëve. Qeveria shqiptare po kthen sytë e duart nga Lindja e kjo është sjellja me e dëmshme në raport me aleatët tanë perëndimore dhe aspiratat e integrimit në BE”, – pohoi Çollaku. Ndërkohë, në të njëjtën linjë me ish-zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme ishte edhe deputeti demokrat Kastriot Islami, i cili në një reagim dy ditë më parë lidhur me këtë çështje kërkoi edhe ngritjen e një komisioni hetimor për vizitën e Kryeministrit në Kazakistan. “Rama ishte në Kazakistan. Është biseduar për një “projekt strategjik” që përfundon në portin e Shëngjinit. Kjo para 5 ditësh. Në 29 maj, Putin dhe Lukashenko firmosin së bashku me Nazarbajev Bashkimin Ekonomik Euroaziatik. Përse një ditë para vizitës në Holandë, Rama ishte në Kazakistan? Kaq e rëndësishme ishte kjo vizitë? Çfarë e lidh Ramën me këtë Bashkim që refuzon Bashkimin Evropian?”, – pyeti deputeti demokrat në rrjetin social “FB”.

 

 Berisha në FB/ “Po nxirren oficerët në lirim, mes tyre koloneli që deklaroi se në Gjadër u ulën 5 avionë”

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha akuzoi dje ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli se po lirojnë nga detyra një sërë oficerësh, mes tyre sipas tij edhe kolonelin që bëri të ditur se në pistën e Gjadrit janë ulur 5 avionë. “Ndrikull Mrika dhe Gjeneral Trafiku, që u vërsulen të tërbuar kundër opozitës pas denoncimeve publike të saj, të cilat u provuan të vërteta, vazhdojnë fshesën në Ushtri. Ata që mashtruan shqiptarët duke abuzuar me emrin e NATO-s dhe të partnerëve për të sulmuar opozitën, me urdhër të kryekomandar Ramës po nxjerrin një seri oficerësh në lirim, ndër të cilet edhe kolonelin e forcave ajrore S. Ç. Kjo sepse Kolonek S. Ç. deklaroi se në Gjadër janë ulur 5 here avionë renegat narkotrafiku. Ata, në panik, po bëjnë çdo marrëzi për të fshehur gjurmët e përdorimit të bazave të Ushtrisë për trafik droge. Në këtë situatë të dashur miq ka vetëm një përgjigje: Rama Ik!”, shkruante Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency