Ndërtuesit, qeverisë: Si do të zgjidhet fati i 400 pallateve që mbeten të pahipotekuara në Tiranë?

0
132

Ervin Kaduku

 hipotekimetNdërtuesit kërkojnë realizimin e premtimeve të qeverisë

 –   Ndërtuesit kërkojnë rishikimin e ligjit të prokurimeve, pasi, sipas tyre, legjislacioni aktual prodhon klientelizëm

Në dy dekadat e fundit sektori i cili ka ndier rritjen dhe zhvillimin më të madh, e po aq është prekur nga kriza ekonomike, është ai i ndërtimit. Megjithëse zë një pjesë të konsiderueshme në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërtimi ende sot mbart mbi supe shumë probleme. Në aktivin kombëtar vjetor Shoqata e Ndërtuesve kërkoi dje që qeveria të vendosë marrëdhënie bashkëpunimi me të, në mënyrë që të zgjidhë shumë probleme, një pjesë të shkaktuara nga kriza e një pjesë nga vendimmarrje të gabuara të së shkuarës.

Ndërtuesit kërkuan që ekzekutivi të ndërhyjë te disa vendime që lidhen me legjislacionin tatimor, siç është fakti që shumë kompani që ndërtojnë sot paguajnë tatimfitim edhe për pronarin e truallit, mangësitë në ligjin e prokurimeve publike ku një pjesë të mirë të tenderave i marrin firmat e huaja, por ata denoncuan edhe përjashtimin e shoqatës nga komisioni i licencimit, çka lë dyshime për vendime arbitrare të administratës shtetërore në dhënien e licencave për firma të caktuara.

“Në materialin tonë për qeverinë janë dhënë sqarime mbi katet për vlerësimin tatimor dhe treguesit referues fiskal, për tatimin mbi të ardhurat e truallit, njohjen e procesit të kleringut si dhe studimin e përcaktimit të procedurave për kontrollin tatimor në ndërtim. parimi bazë i këtij diskutimi ka qenë që të përcaktohet problemi, të propozohet zgjidhje në respekt të ligjit”, – tha Luigj Aleksi, drejtues i Bordit të Shoqatës së Ndërtuesve.

Shmangia e evazionit fiskal në sektorin e ndërtimit kërkon ndryshime në legjislacionin tatimor. Kjo është kërkesa e shoqatës së ndërtuesve drejtuar qeverisë, madje ndërtuesit kanë përgatitur një pakte me paketë që duhen shqyrtuar dhe ja kanë nisur qeverisë. Ndërtuesit kërkojnë rishikimin e ligjit të prokurimeve, pasi sipas tyre, legjislacioni aktual prodhon klientelizëm.

Legjislacioni tatimor është problemi kryesor i biznesit të ndërtimit, pasi sipas përfaqësuesve të këtij sektori shkakton evazion. Pikërisht për këtë arsye, Shoqata e Ndërtuesve ka paraqitur në qeveri aktet që duhen shqyrtuar. Përveç partneritetit publik – privat, në drejtim të të cilit ende ka punë për të bërë, ndërtuesit kërkojnë rishikimin e ligjit të prokurimeve, pasi sipas tyre, legjislacioni aktual prodhon klientelizëm.

Shoqata kërkoi që të marrë zgjidhje njëherë e mirë çështja e hipotekimit të 400 pallateve të cilat deri më sot kanë mbetur peng i vullnetit politik. Në 13 vite, Shoqata e Ndërtuesve është e vetmja e cila mbron kompanitë e kësaj fushe dhe ka adresuar problematikën e këtij sektori.

Por cilat do të jenë perspektivat e ndërtimit në të ardhmen? Pikë së pari shoqata cilësoi si më të rëndësishmen ndërtimin brenda kushteve teknike bashkëkohore. Aktualisht Shqipëria sot ka standarde teknikë të vendosura që prej vitit ‘74 e deri në ‘88-ën. “E gjithë qeveria, administrata sot punëson rreth 80 e ca mijë vetë, ndërkohë që Shoqata e Ndërtuese ose industria e ndërtimit bashkë me prodhimet e materialeve të ndërtimit punëson 44 mijë vetë. Në qoftë se vetëm kjo industri punëson se 50% e gjithë Republikës së Shqipërisë, e vetmja gjë që shteti mund të thotë sot është të them faleminderit, sepse po arrijmë të kuptojmë se vetëm sektori privat do të pësojë rritje dhe vetëm sektori shtetëror publik do të pësojë shkurtim dhe tkurrje”, – u tha në takim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency