Ndryshojnë rregullat: Për të hapur një fermë bujqësore duhet leje

0
173

Ervin Kaduku

ferme Shtohet burokracia dhe mundësia e përzgjedhjes selektive nga ana e qeveritarëve për të krijuar grupin e “pasanikëve agrarë” vetëm me leje të tyre

 Pavarësisht nga objektivat e shpallura më bujë për zhvillimin e sektorit bujqësor të vendit, faktet aktuale flasin për një zhvillim ligjor në drejtim të kundërt. Ndryshe nga sa është lejuar deri tani, për të hapur një fermë bujqësore apo blegtorale këtej e tutje nevojitet të ndiqet e njëjta rrugë si për marrjen e lejeve për investime të llojeve të tjera, si p.sh. për komplekse turistike apo hidrocentrale. Rruga nëpër të cilën duhet kaluar është ajo e Këshillit Kombëtar të Territorit, që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama. Synimi i shpallur është që të mos lejohen më ndërtime pa kriter në zonat bujqësore prodhuese. Një udhëzim i ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, që tashmë ka marrë fuqi ligjore, përcakton rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të kërkesave për leje zhvillimore, që miratohen në Këshillin Kombëtar të Territorit, nga Ministria e Bujqësisë si dhe ngritjen e komisionit për shqyrtimin e tyre.

Ministri Edmond Panariti ka firmosur udhëzimin, në të cilin përcaktohen rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të kërkesave për leje zhvillimore, që miratohen në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (MBZHRAU), si dhe ngritjen e komisionit për shqyrtimin e tyre. Trajtimi dhe përpunimi paraprak i kërkesës së subjektit që paraqet në MBZHRAU, një aplikim për marrje leje zhvillimore objektesh të natyrës bujqësore dhe blegtorale, bëhet nga komisioni që do të ngrihet në ministri, i cili mbulon fushën e aktivitetit, si dhe drejtoria përkatëse për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës.

Trajtimi dhe përpunimi paraprak i kërkesës së subjektit që paraqet në ministri, një aplikim për marrje leje zhvillimore objektesh të natyrës bujqësore dhe blegtorale, bëhet nga komisioni i posaçëm, i cili mbulon fushën e aktivitetit, si dhe drejtoria përkatëse për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës. Dhe çdo leje zhvillimore do të jepet mbi bazën e instrumenteve të planifikimit të hartuara në bazë të studimeve paraprake, bazuar në kriteret urbanistike dhe studimet e bëra.

Shqyrtimi i kërkesës së subjektit, që paraqitet në Ministrinë e Bujqësisë mbi aplikimin për marrje leje zhvillimore që miratohet në Këshillin Kombëtar i Territorit, për struktura apo punime brenda fushës së veprimtarisë shtetërore që mbulon kjo ministri, bëhet nga komisioni teknik. Komisioni teknik merr në shqyrtim kërkesën vetëm pasi ka verifikuar se subjekti ka kryer pagesën për “tarifën e aplikimit” që është 10 mijë lekë.

Pas aplikimit, nëse leja i përmbush kriteret, atëhere ajo kalon në Këshillin e Territorit, ku merr edhe miratimin përfundimtar. Ky udhëzim i ri vjen në një kohë kur qeveria po përgatit një paketë me masa lehtësuese për zhvillimin e bujqësisë, që vlerësohet si një nga sektorët që mund të gjenerojë rritjen ekonomike të kërkuar.

Një nga kriteret bazë, është ruajtja e fondit të tokës bujqësore në mënyrë që të mos bëhen ndërtime në tokat me bonitet nga 1- 4 (vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 410/2012), dhe për çdo leje zhvillimore bazat do të jenë instrumentet e planifikimit të hartuara në bazë të studimeve paraprake, bazuar në kriteret urbanistike dhe studimet e bëra.

Shqyrtimi i kërkesës së subjektit, që paraqitet në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, mbi aplikimin për marrje leje zhvillimore që miratohet në KKT për struktura apo punime brenda fushës së veprimtarisë shtetërore që mbulon kjo ministri, bëhet nga komisioni teknik në ministri.

Komisioni teknik merr në shqyrtim kërkesën vetëm pasi ka verifikuar se subjekti ka kryer pagesën për “tarifën e aplikimit”. Vlera e tarifës së aplikimit është 10.000 (dhjetë mijë) lekë, pavarësisht nga lloji i strukturës për të cilën kërkohet leja e zhvillimit, e cila paguhet për llogari të MBZHRAU-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency